GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Tenderi u denoncua, Sako nuk pyet hedh 300 MLN lekë për kosha mbeturinash

në Fact-Checking & Analize, Kryesore2
Kohë leximi: 3 min
A A
Tenderi u denoncua, Sako nuk pyet hedh 300 MLN lekë për kosha mbeturinash
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

I vetmi ilaç për babëzinë e kryetares së Bashkisë Durrës, Emiriana Sako, qenkan tenderët! Ajo blen çdo vit miliona lekë kosha mbeturinash dhe sërish Durrësi është i mbuluar nga plehra, sidomos gjatë stinës së verës. Paratë ikin në kosha dhe organet e auditimit apo hetimit mbyllin sytë. Këtë herë do të raportojmë tenderin me objekt “Blerje kazanë për mbetje urbane” me fond limit 300 milionë lekë.

Gara u hap në shkurt të këtij viti, por më datë 19 maj 2023 është depozituar ankesa në Komisionin e Prokurimeve Publike nga firma “POWER INDUSTRIES”. Për të mbajtur të fshehtë shkeljet që ka bërë Sako në këtë tender, duke qenë se abuzimet janë të shumta, KPP nuk e ka publikuar dokumentin e ankesës deri në këtë moment.

Madje shohim që këtë çështje e kanë kaluar në mënyrë të turbullt, duke i mbyllur gojën denoncuesit. Tashmë, pas 3 muajsh, Sako e ka mbyllur tenderin dhe ia ka dhënë pikërisht firmës që e denoncoi “POWER INDUSTRIES”. Në dokumente shohim që kontrata i është dhënë në tavolinë, sepse është firmosur pa garë.

Në fakt, janë paraqitur oferta nga 4 firma, madje dy prej tyre kishin oferta më të lira se fituesi, por Sako duhej t’ia bënte dhuratë Andi Markut, që ai të mos vazhdonte më zhurmat lart e poshtë. Dhe kështu ka ndodhur, kjo çështje është mbyllur në KPP dhe Sako është lehtësuar në vendimmarrjen e saj. Ndërsa Marku fitoi 300 milionë lekë pa konkurrencë, sigurisht që brenda është edhe çmimi i abuzimit me fondin e prokuruar nga zyrtarët.

Fituesi

“POËER INDUSTRIES” sh.p.k  është një emër i njohur në vorbullën e madhe të aferave. Kjo kompani administrohet aktualisht nga Andi Marku, por themeluesit e mëparshëm janë Olta Xhaferi dhe Maksim Shena. Kompania është e njohur për përfshirjen në skandalin, kur Rama i xhiroi kësaj firme 35 mijë dollarë për gomat e makinës së tij të blinduar.

Po flasim për tenderin me objekt “Riparim i automjetit blind” i zhvilluar nga Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare, një strukturë kjo që kujdeset edhe për rehatinë dhe luksin e kryeministrit. Pjesa më e madhe e parave u investuan tek gomat e makinës së blinduar, të cilat duhet të ishin të cilësisë më të lartë, duke ofruar siguri maksimale për Ramën.

Në garë për riparimin e makinës së blinduar qeveritare kanë marrë pjesë Bushi-Servis, Alstezo dhe Kadiu, të cilat kanë paraqitur oferta më të ulëta. Por, fituese u shpall “Power Industries”, me ofertën më të lartë.

Duhet të theksojmë këtu se edhe në viti 2022, Marku mori 288 milionë nga Sako për kosha, por se çfarë ndodhi me ato para askush nuk jep llogari.

Lexo edhe: Veliaj dhe Sako çuan 31 MLN € për plehrat në 2022, rritën transfertat për inceneratorin

©️Copyright Gijotina.com
Ky artikull është ekskluziv i Gijotina.com, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gijotina.com dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Etiketa: Emiriana Sakokoshaplehratender

Lajme të lidhura

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet
Breaking Views

Përshkallëzohet protesta, gurë drejt Kryesisë së Kuvendit, policia nis shoqërimet

20:28 - 14/11/26
Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë
Breaking Views

Vëllai i ish-deputetit merr 196 MLN për “Hotelin” e policëve, të pastrehët i fusin në kontenierë

20:36 - 11/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26
Para
OKB ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fondet

OKB ndal ndihmat për miliona njerëz për shkak të krizës me fondet

Discussion about this post

TË FUNDIT

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin
Aktualitet

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

09:38 - 15/11/26

Pas gati një dekade me TVSH të reduktuar prej 6%, hotelet dhe strukturat e tjera akomoduese në Shqipëri pritet të...

Lexo më shumë
Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

Pirro Dhima jep dorëheqjen pas arrestimit të vëllait, ministria greke nuk ia pranon

09:20 - 15/11/26
Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com