GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Socialistët kapen në përpjekje për të blerë vota”/ Përplasje në Dibër, raportohet edhe për të shtëna me armë

22:15 - 10/05/25
në Aktualitet, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
“Socialistët kapen në përpjekje për të blerë vota”/ Përplasje në Dibër, raportohet edhe për të shtëna me armë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një incident me sfond elektoral ka ndodhur në Dibër mbrëmjen e kësaj të shtunë, në vigjilje të zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

Sipas informacioneve paraprake nga disa burime, një grup simpatizantësh dhe anëtarësh të PD-së kanë bllokuar një automjet në fshatin në fshatin Pilafe. Sipas demokratëve, personat që ndodheshin brenda automjetit do të shpërndanin para dhe tollona nafte në këmbim të votave për PS-në në zonat e thella të Dibrës.

Mes dy grupimeve nuk kanë munguar as përplasjet fizike, ndërkohë ka pretendime edhe për të shtëna me armë zjarri.

Pas raportimeve të para mediatike për rastin, policia lokale doli me një njoftim zyrtar, duke konfirmuar se rreth orës 20.25 Xhemal Gjunkshi, kanditat për deputet i subjektit politik Partia Demokratike, ka telefonuar në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

Sipas bluve, ai denoncoi se në fshatin Pilafe, njësia Administrative Tomin, kanë ndaluar një shtetas që dyshohej se shpërndante para në këmbim të votave.

Gjithashtu vijon njoftimi, Xhemal Gjunkshi, ka deklaruar se një person teksa është larguar ka qëlluar njëherë me armë zjarri në ajër.

“Menjëherë është ngritur grupi hetimor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër dhe nën drejtimin e SPAK dhe të Prokurorisë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër po kryejnë hetimet për zbardhjen e rastit”, mbyllet njoftimi i policisë, që nuk saktëson nëse në vendngjarje janë gjetur gëzhoja.

Personat e dyshuar, që sipas demokratëve janë kapur në tentativë për të blerë vota dhe kanë qëlluar me armë janë identifikuar dhe shpallur në kërkim policor. Gjithashtu, dy automjetet janë braktisur në anë të rrugës, që dyshohet se janëp ërdorur nga të kërkuarit.

Pamje nga vendngjarja

Etiketa: Kryesore1PDPSzgjedhjet 2025

Lajme të lidhura

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale
Aktualitet

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro
Aktualitet

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Para
Dueli për Champions, Lazio barazon Juven në fund

Dueli për Champions, Lazio barazon Juven në fund

Discussion about this post

TË FUNDIT

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia
Aktualitet

GJKKO liron Ilia Ndokën, kushëririn e ish-deputetit të PS ishte ekstraduar nga Italia

11:43 - 04/04/26

Gjykata e Posaçme ka liruar nga burgu shtetasin Ilia Ndoka, kushëririn e ish-deputetit të Partisë Socialiste Arben Ndoka, i cili...

Lexo më shumë
Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

Plagosja në Shkodër, zbulohet identiteti i autorit me të kaluar kriminale

11:18 - 04/04/26
Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

Nga Gjermania e Zvicra në Tiranë, bllokohen dy makina luksoze të vjedhura me vlerë 120 mijë euro

11:01 - 04/04/26
Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

Pa etiketë dhe pa afat skadence, AKU bllokon 4 tonë produkte bimore mjekut popullor Ylli Merja

10:47 - 04/04/26
E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

E rëndë në Itali: 12-vjeçari shqiptar ndërron jetë pas rënies nga pallati

09:26 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com