GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet me Kinën/ Ligjvënësit amerikanë shpresin mbështetje për Tajvanin

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet me Kinën/ Ligjvënësit amerikanë shpresin mbështetje për Tajvanin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup ligjvënësish amerikan dypartiak u takua me presidenten taivaneze Tsai Ing-ëen në fillim të këtij muaji, duke shprehur mbështetjen e Kongresit amerikan për ishullin mes tensioneve në rritje me Kinën. Zëri i Amerikës bisedoi me disa anëtarë të delegacionit për sigurinë dhe mbështetjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara për Tajvanin.

Mbështetje të re për Taivanin shprehu edhe një delegacion tjetër dypartiak i Kongresit, i cili bëri thirrje për lidhje më të thella përballë kërcënimeve nga Kina.

“Delegacioni ynë, si çdo delegacion i Kongresit që ka vizituar Tajvanin, është një shenjë e përkushtimit të fortë të Kongresit ndaj ishullit”, tha ligjvënësja demokrate Stephanie Murphy.

Kjo vizitë e fundit pason udhëtimin historik të Nancy Pelosit muajin e kaluar, e para nga një kryetare e Dhomës së Përfaqësuesve në 25 vjet. Një anëtar i delegacionit të fundit i tha Zërit të Amerikës se është koha për një ndryshim në qasjen e Shteteve të Bashkuara.

“Politika jonë ka qenë gjithmonë e paqartë nga pikëpamja strategjike. Por kjo politikë u miratua para pothuaj 40 viteve. Duhet ta kuptojmë se Kina ka ndryshuar në mënyrë dramatike që nga ajo kohë, kur ajo nuk ishte një fuqi e rëndësishme ushtarake apo ekonomike siç është sot”, thotë ligjvënësja republikane Claudia Tenney.

Administrata e Presidentit Biden miratoi një masë për shitjen e armëve me vlerë 1.1 miliardë dollarësh Tajvanit javën e kaluar, një veprim që shkaktoi reagim të shpejtë nga Kina.

“Shitja e armëve nga Shtetet e Bashkuara për Tajvanin shkel në mënyrë të hapur parimin e politikës ‘një Kinë’ dhe dispozitat e tre komunikatave të përbashkëta Kinë-SHBA, veçanërisht komunikatën e 17 gushtit, minon seriozisht sovranitetin dhe interesat e sigurisë së Kinës, dëmton rëndë marrëdhëniet Kinë-SHBA, paqen dhe qëndrueshmërinë në Ngushticën e Tajvanit, dhe dërgon sinjale seriozisht të gabuara për forcat separatiste që mbështesin pavarësinë e Tajvanit”, tha Mao Ning, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze.

Por, në Kongresin amerikan ka përkrahje dypartiake për të rritur mbështetjen për Tajvanin, duke përfshirë vendosjen e lidhjeve më të ngushta në fushën e bujqësisë dhe tregtisë.

“Ata na kërkuan që të përfshihemi në një marrëveshje të tregtisë së lirë, ata duan një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara. Ne do të punojmë për të parë se si mund ta bëjmë këtë. Ing-ëen gjithashtu dëshiron të sjellë më shumë ekuilibër, ne do të dëshironim të kishim më shumë tregëti me ta dhe të balancojnë tregtinë”, thotë ligjvënësja republikane Caludia Tenney.

Në një seancë të një komisioni të Dhomës së Përfaqësuesve të mbajtur të mërkurën, ekspertët thanë se përfshirja e Tajvanit në Partneritetin Trans-Paqësor do të luante një rol vendimtar në luftën kundër autoritarizmit.

“Tajvani është në vijën e parë të këtij rivaliteti ndërsa Pekini intensifikon presionin politik, ushtarak dhe ekonomik kundër tij si pjesë e një strategjie më të gjerë për të përmbysur demokracinë e ishullit dhe për të detyruar ribashkimin e tij me Kinën. Shtetet e Bashkuara duhet të ndihmojnë përpjekjet e Tajvanit për të mbrojtur popullin, demokracinë dhe liritë e tij. Një Marrëveshje Tregtare dypalëshe mes Tajvanit dhe Shteteve të Bashkuara do t’i shërbente këtij qëllimi. Kjo do të demonstronte solidaritetin amerikan me popullin e Tajvanit dhe do të shpërblente suksesin e tyre në kultivimin e institucioneve të forta demokratike, shoqërisë civile të fuqishme, qeverisë transparente dhe të përgjegjshme dhe lirive ekonomike”, thotë ekspertja Bonnie Glaser nga Fondi Gjerman Marshall.

Një Komision i rëndësishëm i Senatit amerikan miratoi gjithashtu Projekt-ligjin për Sigurinë e Tajvanit këtë javë që nëse miratohet do të siguronte 6.5 miliardë dollarë fonde për sigurinë gjatë pesë viteve të ardhshme. /VOA

Etiketa: ligjvenesit amerikaneTajvanitensionet me Kinen

Lajme të lidhura

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve
Botë

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Para
Çmimet në stratosferë/ Minimumi 300 euro për një shtëpi me qira, ja zonat më të shtrenjta të Tiranës

Çmimet në stratosferë/ Minimumi 300 euro për një shtëpi me qira, ja zonat më të shtrenjta të Tiranës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kushtetuesja rrëzon SPAK-un ndaj Berishës: Arresti shtëpiak i pajustifikuar dhe i zgjatur
Aktualitet

Dosja “Partizani”/ Shtyhet gjyqi për Berishën dhe të pandehurit e tjerë, shkak bojkoti i avokatëve

10:50 - 26/10/26

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka shtyrë për më 9 nëntor seancën e radhës të...

Lexo më shumë
Miratimi i Reformës Territoriale, Berisha: Po mbledhim firma për referendum

Berisha uron shqiptarët në Luginën e Preshevës: Ky rezultat është një dëshmi e fuqisë së bashkimit

10:26 - 26/10/26
Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Përplasjet për aeroportin e Vlorës, biznesmeni Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

10:22 - 26/10/26
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com