GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme

Tensionet me Xamën, “Lali” përfundon në vëmendjen e “ALERT”

në Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Jo vetëm Veliaj, Olën e shantazhuam nga pak të gjithë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është përfshirë në sinjalizimet e Platformës për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve.

Ky është një mekanizëm pranë KiE, që raporton mbi kërcënimet dhe presionet ndaj gazetarëve. Sinjalizimi për “Lalin” është kategorizuar në “Nivelin 2” që konsiderohet një kërcënim serioz për lirinë e medias.

Veliaj është përfshirë në këtë sinjalizim për shkak të presionit që i bëri gazetares Ola Xama duke e quajtur një “killere me pagesë”.

Autoritetet e kanë ftuar atë të përgjigjet duke detajuar veprimet parandaluese, mbrojtëse ose korrigjuese për kërcënim dhe i kanë dhënë kohë për një përgjigje deri në 18 Tetor.

Në faqen e internetit të Platformës për Gazetari të Sigurt detajohet edhe reagimi i Veliajt për shkrimin që raportoi të dhëna nga dosja e SPAK për inceneratorët.

“Aty shkruhet se “Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, e ka quajtur Ola Xama, gazetare në Rrjetin Ballkanik të Gazetarisë Investigative (BIRN), një “vrasëse me kontratë”, pasi ajo e kontaktoi për të komentuar mbi një hetim për menaxhimin e mbetjeve.

Menaxhimi i mbetjeve në Shqipëri është aktualisht objekt i një hetimi penal për korrupsion dhe pastrim parash që përfshin politikanë. Arben Ahmetaj, deputet dhe ish-zëvendëskryeministër dhe ministër i Financave, është përballur me një urdhër arresti dhe është larguar nga vendi.

Më 14 korrik, Veliaj, i cili nuk i ishte përgjigjur kërkesës së BIRN për koment, i shkroi Xama-s, duke thënë se ajo kishte ngatërruar fakte dhe e quajti atë “militante”. Më tej ai shkroi “nuk je gazetare, je vrasëse me pagesë”.

Më pas e përditshmja Dita mbrojti Veliajn dhe denigroi Xamën për disa ditë. Ajo publikoi në faqen e saj të parë një artikull të titulluar “Spekulime”, që i referohet gazetares si “personi i kontraktuar” dhe e akuzon atë për gabime me qëllim mbrojtjen e Ahmetajt, duke shtuar se ‘vjen era e gazetarisë si killer me pagesë!’.”

Platforma për Mbrojtjen e Gazetarisë dhe Sigurinë e Gazetarëve është një mekanizëm që ndihmon dialogun ndërmjet qeverive dhe organizatave të gazetarëve, me qëllim që të ndalojë shkeljet e lirisë së shtypit në shtetet anëtare të Këshillit të Evropës dhe t’u mundësojë gazetarëve të ushtrojnë profesionin e tyre pa rrezikun e cenimit të sigurisë së tyre.

Etiketa: AlertKryesore1VeliajXama

Lajme të lidhura

Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi
Botë

Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi

08:00 - 29/08/26
Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!
Aktualitet

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

22:27 - 28/08/26
Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”
Aktualitet

Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

22:12 - 28/08/26
Para
Temperatura ekstreme, këto gjëra mos i lini në makinë

Temperatura ekstreme, këto gjëra mos i lini në makinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi
Botë

Trump: SHBA arrin marrëveshjen më të madhe të naftës në histori me Venezuelën, kontroll mbi 65 miliardë fuçi

08:00 - 29/08/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë një njoftim të bujshëm, duke deklaruar se SHBA ka arritur me Venezuelën atë që...

Lexo më shumë
Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Horoskopi 29 gusht 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

07:41 - 29/08/26

Parashikimi i motit/ E shtunë, 29 gusht 2026, temperaturat arrijnë deri në 41 gradë

07:33 - 29/08/26
Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

Dita e 28-të e protestës në Divjakë/ Banorët kundërshtojnë shkrirjen me Lushnjen: Dëgjesat, farsë!

22:27 - 28/08/26
Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

Takimi pa media në rezidencën qeveritare, Rama: Do ndryshojmë ligjet për nismën “Pasqyrë Albania”

22:12 - 28/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com