GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet mes Kosovës dhe Serbisë, ja kur do takohen Kurti dhe Vuçiç në Bruksel

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Dialogu Kosovë-Serbi, konfirmohet takimi i Lajçak me Kurtin dhe Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas më shumë se një viti, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 18 gusht do të takohen në Bruksel, në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga blloku evropian. Pavarësisht se ende nuk është bërë publike agjenda, takimi pritet të përqendrohet në uljen e tensioneve mes dy vendeve.

Më 31 dhe 1 gusht, serbët lokalë në veri të Kosovës, bllokuan rrugët që çojnë në dy pikëkalimet kufitare – Jarinjë dhe Bërnjak – që lidhin Kosovën dhe Serbinë. Barrikadat u ngritën për të kundërshtuar dy vendimet e Qeverisë së Kosovës, që kanë të bëjnë me targat dhe dokumentet serbe.

Por, fakti që ka kaluar më shumë se një vit nga rundi i fundit i dialogut, në nivelin e lartë politik, nga disa diplomatë në Bruksel po shihet si dëshmi se ky proces nuk ka shkuar sipas ritmit që pritej dhe ka pasur ngecje të mëdha.

Arsyet pse Kurti dhe Vuçiq nuk kanë zhvilluar takime në kuadër të dialogut kanë të bëjnë me atë që BE-ja e ka quajtur “mungesë të gatishmërisë dhe vullnetit të palëve për të arritur përparim konkret në dialog”.

Shefi i diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, disa muaj më parë deklaroi se nuk do të thërriste ndonjë takim në nivel të lartë, për aq kohë sa nuk vëren se ka vullnet të palëve që në takime të tilla të arrihen rezultate.

Në këtë kohë, në Bruksel ka pasur takime – po ashtu të rralla – midis ekipeve të kryenegociatorëve, por rezultatet konkrete nga takime të tilla kanë qenë të vogla. Në takimin e fundit të dialogut në nivel të kryenegociatorëve, më 21 qershor, palët arritën pajtim për udhërrëfyesin për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë. Por, zbatimi i këtij akordi po has në pengesa dhe nuk po respektohen afatet kohore për zbatimin e tij./ REL

 

Etiketa: Albin KurtiAleksander Vucic. BrukselKosoveSerbiTensionet

Lajme të lidhura

Përplasja me BE-në për gjyqtarët serbë, reagon Gërvalla: Në Kosovë ligji nuk negociohet
Kosovë & Rajon

Përplasja me BE-në për gjyqtarët serbë, reagon Gërvalla: Në Kosovë ligji nuk negociohet

08:30 - 30/08/26
Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut
Aktualitet

Albin Kurti: Shqiptarët në Luginën e Preshevës po përballen me shkelje të të drejtave të njeriut

17:05 - 29/08/26
Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë, ish-kryeministri Nikola Gruevski shpallet i pafajshëm
Kosovë & Rajon

Gjykata e Apelit rrëzon Prokurorinë, ish-kryeministri Nikola Gruevski shpallet i pafajshëm

15:29 - 27/08/26
Para
Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, mes tyre dhe makina e nuses (FOTO)

Aksident i trefishtë në Fushë-Krujë, mes tyre dhe makina e nuses (FOTO)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam këshilltare e Ramës”, si 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti
Aktualitet

“Jam këshilltare e Ramës”, si 45-vjeçarja mashtronte familjet e prekura nga tërmeti

14:05 - 30/08/26

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg" për Ina Cekaj, e cila u arrestua dy ditë...

Lexo më shumë
Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në

Islanda i thotë “Jo” Europës, votuesit mbyllin derën për rinisjen e negociatave me BE-në

13:41 - 30/08/26
Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

Bardhi: Shqipëria me karburantet më të shtrenjta në rajon, qeveria duhet të ndërhyjë

13:17 - 30/08/26
“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

“Shpresoj të sjell emra të rinj!” Maran paralajmëron ndryshime te Kombëtarja, mesazh edhe për Brojën

12:54 - 30/08/26
‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

‘Pleshti’ nuk di të ndalet! Messi magjeps sërish në MLS duke shënuar katër gola dhe dhuruar show

12:38 - 30/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com