GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet ndërkombëtare bëjnë që Biden t’i kërkojë një favor të madh Stoltenbergut

18:29 - 16/06/23
në Botë, Lajme
Kohë leximi: 1 min
A A
Tensionet ndërkombëtare bëjnë që Biden t’i kërkojë një favor të madh Stoltenbergut
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden i ka kërkuar Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg që të qëndrojë në detyrën e tij edhe për një vit, njoftuan sot mediat norvegjeze.

Stoltenberg, 64 vjeç, u emërua sekretar i përgjithshëm i Aleancës më 1 tetor të vitit 2014 për një mandat katër vjeçar dhe tashmë ka shërbyer dy mandate, ky i fundit u zgjat deri më 30 shtator 2023.

Sipas dy mediave norvegjeze, transmetuesit publik NRK dhe gazetës Dagens Naeringsliv (DN), duke cituar burime të paidentifikuara, presidenti amerikan po kërkon një rinovim tjetër të mandatit të Stoltenberg deri në samitin e planifikuar në Uashington vitin e ardhshëm, i cili do të shënojë 75 vjetorin e Aleancës.

“Lufta në Ukrainë dhe pranimi ende “i ngrirë” i Suedisë (në NATO) janë argumente të forta për të mos ndryshuar tani sekretarin e përgjithshëm”.

Sipas këtyre mediave, Biden kërkoi gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë këtë javë që Stoltenberg të mbetet kreu i NATO-s, një propozim që i ishte dhënë fillimisht në shkurt dhe e kishte refuzuar atë, sipas mediave ndërkombëtare.

“Të martën, shteti më i fuqishëm në Aleancë ishte edhe më i qartë: këtë herë presidenti amerikan nuk do të marrë jo si përgjigje”.

Stoltenberg ka dhënë gjithmonë përgjigje të paqarta për një rinovim të ri të mandatit të tij.

“Nuk kam ndërmend të kërkoj zgjatje të mandatit”, ka përsëritur ai sot në Bruksel, pas takimit të ministrave të mbrojtjes të NATO-s.

Ky informacion konfirmon deklaratat e zyrtarëve të Aleancës, sipas të cilave NATO po shkon drejt rinovimit të mandatit të norvegjezit.

Etiketa: BidenNATOStoltenberg

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë
Aktualitet

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Para
Silvinjo dhe Hysaj: Jemi gati, tifozët do jenë një mbështetje e madhe nesër

Silvinjo dhe Hysaj: Jemi gati, tifozët do jenë një mbështetje e madhe nesër

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai
Aktualitet

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, me autore Klodiana Lalën publikoi këtë të martë të dhëna të reja nga dosja e...

Lexo më shumë
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

Polici nga Tirana kapet duke sjellë 1 milion euro nga Serbia në Kosovë

20:24 - 24/02/26
Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

Kamionët e bllokuar në Qafë-Thanë, shoferët: Po na mbaron ushqimi

20:08 - 24/02/26
Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

Lëkundje të forta tërmeti në Elbasan, ndihen edhe në Tiranë

20:01 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com