GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në Kosovë, Kurti duhet të përballet edhe me kërcënimet e zgjedhjeve të parakohshme

në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Kosovë, Kurti duhet të përballet edhe me kërcënimet e zgjedhjeve të parakohshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Partia kryesore e opozitës në Kosovë, PDK-ja e themeluar nga liderët tashmë të burgosur në Hagë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli iu është bashkëngjitur masave që ka ndërmarrë BE dhe Tirana zyrtare për izolimin e qeverisë Kurti. Nëse Brukseli zyrtar shpalli sanksionet që kanë të bëjnë me ndërprerjen e vizitave dypalëshe dhe ngrirjen e fondeve, ndërsa Edi Rama anuloi mbledhjen e përbashkët të dy qeverive, kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, njoftoi se ka shkëputur raportet me kryeministrin e presidenten. Madje Krasniqi kërkoi edhe zgjedhje të reja në këtë periudhë krize me faktorin ndërkombëtar. Edhe nënkryetarja e kësaj partie, ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli për zgjedhje të parakohshme: “Jemi gati që sot, mos u tutni”, ka shkruar ajo.

Në fakt, ideja e zgjedhjeve të reja lindi pas një videoje (shikoje poshte) të shpërndarë nga partia e Albin Kurtit, Vetëvendosje ku ironizohej me cinizëm opozita e cila kritikon, por nuk ia mban të bëjë thirrje për zgjedhje.

Në videon e publikuar të martën nga Lëvizja Vetëvendosje, ndoshta më e ashpra e prodhuar kundër opozitës ndonjëherë, theksohej: “Me nismat e tyre, që janë më afër Serbisë e më larg popullit e republikës, këta shpresojnë që duke u dorëzuar, me partitë e tyre të vogla do të mund të vijnë në pushtet”.

Pas videos së Vetëvendosjes, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e ish kryeministrit, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur duke thënë se është e gatshme për zgjedhje. Ka disa javë që AAK-ja ka iniciuar mocionin e mosbesimit, por nuk ka marrë mbështetje nga partitë tjera opozitare.

Qeveria Kurti ka luajtur shpesh me idenë e zgjedhjeve të reja duke marrë siguri edhe nga sondazhet. Ndonëse rruga e vështirë për të mos i lëshuar pe Serbisë në Veri dhe për të mos i plotësuar projektet e saj për një asociacion të ngjashëm me Republika Sërpska, e ka futur në vështirësi me ndërkombëtarët, ajo ia ka rritur mbështetjen ne elektorat. Në të kundërt të partive opozitare që kritikojnë se Kurti po na prish me shtetet perëndimore, por nuk japin zgjidhje se deri ku i duhet lëshuar Beogradit, Vetëvendosja është rritur. Pastaj episodi i fundit kur qeveria Kurti 1 u rrëzua me puç të opozitës dhe ndërkombëtarëve tregoi se një manovër e tillë nuk pranohet nga votuesit.

Në zgjedhjet e fundit të përgjithshme, më 14 shkurt 2021, Lëvizja Vetëvendosje doli e para duke marrë mbi 50 për qind të votave. PDK-ja doli e dyta me 17 për qind, LDK-ja e treta me nën 13 për qind, e AAK-ja e katërta me 7 për qind./Lapsi

Etiketa: KosovaKurtizgjedhjet e parakohshme

Lajme të lidhura

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan
Aktualitet

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve
Aktualitet

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Para
Nis me tensione seanca në Kuvend/ Nikolla s’e la të fliste, deputeti i PD-së i bie foltores me grusht

Vrasja dhe plagosja e dy fëmijëve, Dogjani: Të paktën një nga autorët është njohës shumë i mirë i zonës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 26 Tetor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:10 - 26/10/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

Salianji për zgjedhjet në Serbi: Vuçiç ra, tani Rama është autokrati i fundit në Ballkan

08:01 - 26/10/26
‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

‘Sot Vuçiç, nesër Rama’/ Kandidati për president në Austri reagon pas humbjes së presidentit serb përballë studentëve

07:43 - 26/10/26
Parashikimi i fatit sipas yjeve për sot, e shtunë 5 Korrik 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 26 Tetor 2026

07:28 - 26/10/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 26 Tetor 2026

07:26 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com