GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në Lindjen e Mesme, shefi i ushtrisë izraelite: Do t’i përgjigjemi sulmit të Iranit

22:37 - 15/04/24
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në Lindjen e Mesme, shefi i ushtrisë izraelite: Do t’i përgjigjemi sulmit të Iranit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Izraeli do t’i përgjigjet sulmit që Irani e kreu kundër tij me dronë dhe raketa në fundjavë, ka thënë të hënën shefi i ushtrisë izraelite, gjeneral Herzi Halevi. Megjithatë ai nuk shpjegoi se si do t’i përgjigjej Teheranit.

Halevi tha se Izraeli është duke i shqyrtuar hapat që do t’i ndërmarrë, por theksoi se sulmi i fundjavës nga Irani “do të marrë përgjigje”.

Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në bazën ajrore Nevatim, për të cilën Izraeli tha se pësoi dëme të vogla gjatë sulmit iranian.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, është takuar me zyrtarët e lartë të vendit për të biseduar për mundësinë për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

Irani përdori qindra dronë, raketa balistike dhe raketa lundruese gjatë sulmit kundër Izraelit në fundjavë.

Liderët botërorë i kanë bërë thirrje Izraelit të mos hakmerret.

Sulmi i së shtunës ishte sulmi i parë i drejtpërdrejtë që Irani e kreu kundër Izraelit, pavarësisht armiqësisë së moçme mes këtyre dy vendeve prej Revolucionit Islamik në Iran më 1979.

Ky sulm ndodhi pasi javë më parë një sulm i dyshuar izraelit i vrau dy gjeneralë iranianë në ndërtesën e konsullatës iraniane në Siri.

Ushtria izraelite thotë se 99 për qind të dronëve dhe raketave të shkrepura nga Irani i shkatërroi me ndihmën e vendeve të tjera, përfshirë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe dhe Francës.

Irani, ndërkohë, e ka cilësuar si të suksesshëm këtë sulm.

Në Uashington, zëdhënësi i sigurisë kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, nuk tregoi nëse Shtetet e Bashkuar janë njoftuar, ose nëse presin të njoftohen për planet e Izraelit për t’iu përgjigjur sulmit të Iranit.

“Ne nuk jemi të përfshirë në procesin e vendimmarrjes së tyre për ndonjë përgjigje të mundshme”, tha Kirby./ REL

Lajme të lidhura

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe
Botë

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26
Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?
Botë

Nga Mbretëria e Hormuzit tek Ngushtica, si ka funksionuar kjo valvulë e ekonomisë botërore?

18:22 - 04/04/26
Para
Sfida vendosi fatin e fermerëve, cili e la garën në “Ferma VIP”

Sfida vendosi fatin e fermerëve, cili e la garën në “Ferma VIP”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”
Botë

Alarm në anijen kozmike të nisur drejt Hënës? Astronautët lajmërojnë për “aromë djegieje”

23:25 - 04/04/26

Një aromë e pazakontë, e përshkruar si “erë djegieje”, u raportua së fundmi nga tualeti i anijes kozmike Orion, pjesë...

Lexo më shumë
Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

Historia e Miklovan Dakajt, shqiptarit të zhdukur në Spanjë, trupi iu gjet i lidhur në një rezervuar uji

22:31 - 04/04/26
Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

Juventus, Spalletti: Kemi edhe 8 finale duhet t’i fitojmë të gjitha

22:12 - 04/04/26
Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

Drejtori për Zgjerimin në BE: Mali i Zi po ecën më shpejt se Shqipëria

22:01 - 04/04/26
“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

“Mos bombardoni!”/ Protestë masive në Tel Aviv kundër luftës, thirrje të forta për paqe

21:35 - 04/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com