Ish-futbollisti i Kombëtares Andi Lila ishte i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Procesi Sportiv” në Top Channel, ku ndër të tjera u pyet edhe për tensionet e ditëve të fundit në PD.
I pyetur gjate emisionit nga moderatori Edi Manushi sesi e sheh gjendjen aktuale në Partinë Demokratike, dha një mesazh për të gjithë demokratët, kur tha se: “demokratët janë të bashkuar dhe kanë vetëm një kundërshtar, Edi Ramën”.
Kujtojmë se në përplasjen mes liderit demokrat Lulzim Basha dhe ish-kryeministrit Sali Berisha, Lila ka zgjedhur të mbajë anën e Bashës, ndonëse nuk ka deklaruar asgjë më shumë.
Discussion about this post