GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri, BBC: Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në veri, BBC: Serbia vendos ushtrinë në gatishmëri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Situata në veri të Kosovës paraqitet e tensionuar, marrë shkas edhe nga sulmi me armë që u shënua mbrëmjen e së dielës në afërsi të patrullave të KFOR në Zubin-Patok duke shkaktuar kështu reagime nga të dyja palët. Tensionet në veri të Kosovës janë bërë tashmë ‘jehonë’ edhe në mediat ndërkombëtare teksa raportojnë zhvillimet më të fundit të ndodhura në vend.

BBC raporton se Serbia ka rritur gatishmërinë e ushtrisë, pas sulmeve të zhvilluara në Zubin Patok dhe mbledhjes së qeverisë nga ana e kryeministrit Albin Kurti, së bashku me KFOR dhe EULEX. BBC shkruan se Presidenti Aleksandër Vuçiç ka pretenduar se do të marrë të gjitha masat për të mbrojtur popullin dhe për të ruajtur Serbinë.

Po ashtu Vuçiç, siç raporton dhe media e huaj, është shprehur se Prishtina po përgatit “një sulm” ndaj zonave etnike serbe në veri të Kosovës. BBC vijon me raportimin, duke shkruar se qeveria në Prishtinë nuk ka bërë asnjë koment lidhur me këto akuza, por më parë ka akuzuar Vuçiçin se po luan “lojëra” për të nxitur telashe. Nga ana tjetër shkruan BBC, Bashkimi Evropian është përpjekur të ndërmjetësojë.

“Blloku prej 27 anëtarësh po bën thirrje për përmbajtje maksimale dhe veprim të menjëhershëm” dhe që krerët e Serbisë dhe Kosovës “të kontribuojnë personalisht për një zgjidhje politike”. Serbia refuzon ta njohë Kosovën si shtet të pavarur.
Kosova, e cila ka një shumicë dërrmuese shqiptare etnike, u shkëput nga Serbia pas një lufte në 1998-99.
NATO, e cila ka trupa paqeruajtëse në Kosovë, u ka bërë thirrje të gjitha palëve që të shmangin provokimet. BE-ja ka paralajmëruar se nuk do të tolerojë sulme ndaj policisë së BE-së ose akte kriminale”, shkruan BBC.

Lidhur me zhvillimet më të fundit në veri të Kosovës, vëmendje i kanë kushtuar edhe mediat britanike. The Guardian gjithashtu raporton se Serbia ka shtuar gatishmërinë e ushtrisë, duke theksuar marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara të vendit ballkanik me Kosovën fqinje për shkak të të shtënave dhe bllokadave të fundit.

The Guardian më tej shkruan se, Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, por Beogradi ka refuzuar ta njohë atë dhe ka inkurajuar 120,000 serbët etnikë të Kosovës që të sfidojnë autoritetin e Prishtinës – veçanërisht në veri, ku serbët etnikë përbëjnë shumicën. Sipas raportimit të medias britanike, ushtria serbe është vënë gatishmëri për tensionet me Kosovën disa herë në vitet e fundit, herën e fundit në nëntor pasi qeveria pretendoi se disa dronë hynë në hapësirën ajrore serbe nga Kosova.

BBC bën një pasqyrë të nisjes së tensioneve mes dy vendeve dhe zhvillimeve më të fundit, si rritjen e njësisë ushtarake me urdhër të presidentit serb dhe mbërritjen e kreut të ushtrisë serbe në kufirin e Kosovës.

‘Më 10 dhjetor, serbët në Kosovën veriore ngritën barrikada për të protestuar kundër arrestimit të një ish-polici i dyshuar si i përfshirë në sulmet kundër policëve shqiptarë etnikë. Bllokada përkoi me një rritje të të shtënave të raportuara, më e fundit të dielën, sipas forcës paqeruajtëse të udhëhequr nga NATO KFOR. Presidenti Aleksandar Vuçiç urdhëroi gjithashtu që forcat e armatosura speciale të rriteshin nga 1500 në 5000. Ministria e Brendshme e Serbisë njoftoi gjithashtu se “të gjitha njësitë (do të) vijnë menjëherë nën komandën e shefit të shtabit të përgjithshëm”. Këto urdhra nga Vuçiç vijnë pasi shefi i ushtrisë, gjenerali Milan Mojsilovic, u dërgua në kufirin me Kosovën të dielën’, shkruan Thë Guardian.

Sipas The Guardian, Veriu i Kosovës ka qenë veçanërisht i rrezikuar që nga nëntori kur qindra punëtorë serbë etnikë në policinë e Kosovës si dhe në degën e drejtësisë, si gjyqtarë dhe prokurorë, u larguan nga puna. Ata po protestonin kundër një vendimi të diskutueshëm për të ndaluar serbët që jetojnë në Kosovë të përdorin targa të lëshuara nga Beogradi – një politikë që përfundimisht u hoq nga Prishtina.

Etiketa: BBCKryesore1tensioneveri

Lajme të lidhura

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca
Kosovë & Rajon

Kosova në krizë politike/ PDK bllokon hyrjen e godinës së Qeverisë së Kosovës, protestës i bashkohet edhe Aleanca

09:57 - 20/08/26
Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur
Kosovë & Rajon

Përplasen tre makina në Kosovë, një i vdekur dhe tre të plagosur

14:33 - 18/08/26
Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë
Aktualitet

Zjarri në hotelin e Vlorës, reagon Albin Kurti: Jemi të tronditur, po monitorojmë gjendjen e qytetarëve tanë

16:38 - 16/08/26
Para
Aktivitetet ushtarake të Kinës, SHBA e ashpër: Provokim

Aktivitetet ushtarake të Kinës, SHBA e ashpër: Provokim

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti
Aktualitet

Gent Progni: Na duhet sistem i fortë sa të mos ketë rëndësi kush është kryeministri, ja si Shqipëria mund të ndryshojë brenda një viti

22:08 - 20/08/26

Qytetarët protestojnë për të 82-ën ditë radhazi, kundër qeverisë dhe klasës politike. Shqiptarët shprehen njëzëri se kërkesa për dorëheqjen e...

Lexo më shumë
S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

S’u ekzekutua himni shqiptar në aktivitetin e Pustecit, Salianji: Fyese dhe skandaloze, shteti s’negociohet dhe simbolet nuk nëpërkëmben

22:05 - 20/08/26
Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

Përfundojnë fjalimet para Kryeministrisë/ “Ju erdhi fundi”, protestuesit nisin marshimin në bulevard: Rama jep dorëheqje!

21:36 - 20/08/26
“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

“Sistem arsimor aspak i drejtë dhe me shumë probleme”, i riu në protestë: Nepotizëm dhe mashtrim, të mos i lëmë shkollat në këtë gjendje!

21:31 - 20/08/26
Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

Aktivisti Arben Kola: Patronazhistët hedhin valle me propagandë, Ramoviçi kërkon të zhbëjë protestën!

21:22 - 20/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com