GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri, hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Tensionet në veri, hapet për qarkullim pika kufitare në Bërnjak
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pika kufitare në Bërnjak është hapur për qarkullim nga mëngjesi i sotëm, derisa ajo në Jarinje vazhdon të jetë e bllokuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kjo pikë është hapur për qarkullim që nga ora 08:00.

Kjo pikë kufitare, bashkë me Jarinjën, janë mbyllur për qarkullim më 24 shtator, pas sulmeve të armatosura ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit.

Si pasojë e sulmeve është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa në shkëmbim e sipër të zjarrit janë vrarë edhe tre sulmues serbë.

Elshani shtoi se pika kufitare në Jarinjë vazhdon të jetë e mbyllur, për shkak të kërkimeve në terren në atë rajon.

“Ende nuk ka ardhur urdhri për hapje për Jarinjë”, ka thënë mes tjerash Elshani.

Kosova ka bërë fajtore Serbinë për sulmin në Banjskë, të cilin e ka konsideruar “akt terrorist”.

Beogradi, në anën tjetër, i ka hedhur poshtë këto akuza, duke thënë se serbët lokalë në Kosovë, “janë rebeluar kundër terrorit të Kurtit”, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Më 29 shtator, Millan Radoiçiç e ka marrë përgjegjësinë për organizimin dhe sulmin në Banjskë.

Në të njëjtën ditë, ai ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila e gëzon mbështetjen e Beogadit zyrtar.

Radoiçiç është marrë në paraburgim për 48 orë nga autoritetet në Serbi, më 3 tetor.

Etiketa: Bernjakkufipika

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Bisedat në “Sky Ecc”, pritet vendimi i Gjykatës Europiane për ligjshmërinë

Bisedat në “Sky Ecc”, pritet vendimi i Gjykatës Europiane për ligjshmërinë

Discussion about this post

TË FUNDIT

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik
Aktualitet

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

Një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Bardhaj të Shkodrës, ku një elektricist 34-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se...

Lexo më shumë
Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

Reforma Zgjedhore/ Boçi: Vendimmarrja politike është në dorë të kryetarëve të partive, kjo duhet të marrë fund

22:30 - 09/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

Ankth në klubin e Superiores, presidenti i nënshtrohet operacionit në zemër

22:00 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com