GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në veri, Kurti fton në takim krerët e partive opozitare

10:07 - 26/09/21
në Botë, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri, Kurti fton në takim krerët e partive opozitare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e partive opozitare në vend pas tensionimit të situatës në kufirin me Serbinë. Mediet në Kosovë bëjnë me dije se takimi i Kurtit me drejtuesit e partive opozitare do të mbahet ditën e sotme.

Kurti do të presë në takim kreun e PDK-së, Memli Krasniqi, atë të LDK-së Lumir Abdixhiku si dhe kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, ndërsa vendi dhe ora nuk dihen ende.

Të hënën e kaluar, qeveria e Kosovës mori vendim për reciprocitet me Serbinë në kuadër të targave. Kësisoj automjetet që futet në Kosovë duhet paraprakisht të bëjnë ndërrimin e targave zyrtare të Serbisë me targat e përkohshme të vendit në pikat kufitare, dhe që kushtojnë pesë euro.

Përpos pikës kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak ku serbët kundërshtuan dhe në formë revolte vendosën edhe barrikada për të ndaluar lëvizjen e lirë, në pikat e tjera kufitare shumica e tyre i ndërruan ato pa shkaktuar ndonjë problem.

Prej një jave në këto pika kufitare vazhdojnë të qëndrojnë ekipet e Njësive të Specializuara të Policisë së Kosovës, të cilët po kujdesen për ruajtjen e rendit dhe qetësisë.

Kryeministri Albin Kurti ditë më parë deklaroi se mënyra e vetme për zgjidhjen e këtij problemi është që Serbia ti mbajë targat e veta dhe Kosova të saj, në mënyrë që secili shtet të ketë përfaqësimin e saj, por që padyshim një gjë të tillë e kundërshton fuqishëm shteti serb.

Ditën e djeshme u shënuan incidentet e para, ku qytetarët serbë qe po protestojnë në kufi, dogjën qendrën e regjistrimit të makinave në Zubin Potok. Edhe në Zveçan u hodhën granata dore, duke shkaktuar tym në ajër, fatmirësisht pa shkaktuar persona të lënduar. Përveç kësaj, ushtria serbe ka fluturuar me aeroplanë “MIG” mbi hapësirën ajrore afër kufirit me Kosovën.

Etiketa: Albin Kurtitensione

Lajme të lidhura

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes
Breaking Views

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26
U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen
Botë

U zbuluan e-mailet me Jeffrey Epstein, ish-kryeministri norvegjez tenton vetëvrasjen

16:32 - 24/02/26
Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve
Lajme

Call Center-at mashtrues në mes të Tiranës, Apeli i GJKKO liron 4 prej të arrestuarve

16:20 - 24/02/26
Para
Dhunoi vajzën, arrestohet 55-vjeçari në Fier, në pranga dhe një person i shpallur në kërkim

Fier, arrestohen katër shtetas për vepra të ndryshme penale

TË FUNDIT

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”
Breaking Views

U ankuan për barin e fushës në Norvegji, Interi turpërohet edhe në “San Siro”

23:04 - 24/02/26

Interi katranos gjithçka në ndeshjen e kthimit ndaj Bodo Glimt në “San Siro”, teksa u mposht me rezultatin 1 me...

Lexo më shumë
Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

Atletiko Madrid, skuadra e parë që siguron fazën 1/8 nga “play off” i Champions

22:36 - 24/02/26
Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

Aksidenti fatal që i mori jetën 7-vjeçarit, i mituri u përplas nga dy automjete! Arrestohen 2 drejtuesit (EMRAT)

22:00 - 24/02/26
Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

Atentati ndaj Renato Hoxhajt: Vrasësi rumun hyri nga Greqia, makina erdhi nga Dubai

20:48 - 24/02/26
Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

Media austriake flet për një video hot të Belinda Ballukut, krahas materialeve të dosjes

20:41 - 24/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com