GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tensionet në veri në Kosovë, bashkëpunëtori i Metës: Rama fshihet si struci për të mos lënduar Vuçiç

09:07 - 02/08/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri në Kosovë, bashkëpunëtori i Metës: Rama fshihet si struci për të mos lënduar Vuçiç
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho ka komentuar situatën në veri të Kosovës, ndërsa thekson se kjo klimë tensioni mund të shikohet me interes nga Rusia për të shtrirë influencat e saj në Ballkan.

Më tej, Nesho shprehet se inciativa për Ballkanin e Hapur, është një nismë e vjetër e Serbisë, për të vendosur dominimin e saj në Ballkan.

Nesho thekson se kryeministri Edi Rama fshihet si “struci” për të mos lënduar mikun e tij Vuçiç. Nënkryetari i Partisë së Lirisë shprehet se partia që ai përfaqëson është kundër “Ballkanit të Hapur” të influencave ruse dhe kineze.

“Tensionet e krijuara nga nacionalistët e rinj të Beogradit ditët e fundit tregojnë qartë sesa larg qëndron Serbia në gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme dhe europianiste që sigurojnë paqe dhe stabilitet në rajon.

Në këtë klimë tensioni dhe nxitje për konflikt, në një skenar që Rusia shikon me interes për të shtrirë influencat e saj dhe konfliktin në Ballkan, zoti Rama përpiqet më kot të gjejë zgjidhje kompromisi tek Ballkani i Hapur.

Ballkani i Hapur, një inisiativë e vjetër serbe për dominim e saj ballkanik, një inisiativë që sjell ndarje dhe jo integrim, një inisiativë e imponuar popujve të Ballkanit nga interesat e ngushta për pushtet të liderëve të kapur, që zgjidhjen e gjejnë jo në vlerat dhe parimet europiane por në kompromiset me nacionalistët dhe lëshimet pa princip.

Partia e Lirisë është për Ballkanin e Lirë të Vlerave Europiane dhe jo Ballkanin e Hapur për influencat Ruse dhe Kineze. Një Ballkan të Lirë për të bërë zgjidhjen e tij për integrimin Europian, një Ballkan të lirë nga frika e rikthimit të nacionalizmave dhe rindarjes së tij në linja të pastra etnike.

Sot pamë një kryeministër Shqiptar të mbajtur peng nga protagonizmi i tij i gabuar, ‘që fshihet si struci për të mos lënduar mikun e tij Vucic’. Nuk është vetëm qëndrimi i tij mohues ndaj rolit dhe cështjes së Kosovës, por sot vihet në dyshim e ardhmja jonë europiane e një rajoni që është dhe i takon vlerave perëndimore.” -shprehet Nesho.

 

Lajme të lidhura

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë
Breaking Views

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë
Breaking Views

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE
KRYESORE

Meta shkruan libër në burg: I bindur që do ketë shumë shitje edhe në SHBA e BE

20:30 - 27/02/26
Para
Babai i Elon Musk habit me deklaratat: Nuk jam krenar për djalin tim…

Babai i Elon Musk habit me deklaratat: Nuk jam krenar për djalin tim...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova
Kosovë & Rajon

Shokuese/ ja kush e fitoi Big Brother Vip Kosova

02:57 - 28/02/26

Finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 4 solli emocione të forta dhe surpriza për publikun, ndërsa fituesi i...

Lexo më shumë
Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

Rriten pagat për mësuesit dhe policët/ Vendimi i qeverisë, përfitojnë edhe ushtarakët nga indeksimi 2.5%

23:21 - 27/02/26
Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

Rama dhe Vuçiç thurin planin/ Gazetari gjerman: Propozimi pritet të hapë debat të gjerë

23:03 - 27/02/26
Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

Ish-zv.kryeministrja Ermelinda Meksi: SPAK dhe GJJKO riformatuan Qeverinë

22:41 - 27/02/26
Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

Shehi debuton me humbje, Vllaznia feston në Shkodër

21:43 - 27/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com