GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj

17:33 - 03/06/23
në Kosovë & Rajon, Lajme
Kohë leximi: 4 min
A A
Tensionet në veri shqetësojnë investitorët e huaj
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sa herë që ndodhin incidente në katër komunat e banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, shqetësime paraqiten edhe te partnerët ndërkombëtarë të kompanisë së teknologjisë së informacionit ‘Anchorzup’, në Prishtinë.

Kjo kompani ofron shërbime për tregun ndërkombëtar, përfshirë zhvillimin e softuerëve, ueb-faqeve, shërbime marketingu dhe shitjeje.

Jeta Zagragja, themeluese dhe kryeshefe ekzekutive në kompani, shprehet se pas çdo trazire apo përshkallëzim të situatës në katër komunat e banuara me shumicë serbe, (Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq) klientët nga shtetet evropiane dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës paraqesin shqetësime për mundësinë e rrezikimit të investimeve të tyre.

“Interesohen në qoftë se duhet ndërprerë edhe bashkëpunimin. Gjithsesi paraqitet si jostabilitet i përgjithshëm në vend. Kemi pasur ankesa të tilla. Por, ne gjithmonë kemi arritur t’u tregojmë se (në veri të Kosovës) është një situatë më e izoluar, siç mund të ndodhë edhe në shtete tjera të Evropës dhe botës dhe nuk afekton pjesën tjetër”, thotë ajo.

Tensionet në veriun e banuar me shumicë serbe nisën më 26 maj, pasi kryetarët e rinj, nën asistimin e Policisë së Kosovës, u futën në ndërtesat komunale.

Qytetarët serbë në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok edhe më 29 maj, protestuan për të kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale. Revolta e tyre u shndërrua në përleshje të dhunshme me pjesëtarë të misionit të NATO-s, KFOR, më 29 maj.

 

Zagragja: Situata aktuale shqetëson partnerët

Këto tensione, thotë Zagragja, shkaktojnë hezitime te partnerët, me të cilët janë në negociata për bashkëpunim.

“Megjithatë, ne ende nuk e dimë si mund të afektojë kjo situatë tek investimet që ende nuk i kemi marrë. Me klientët që jemi duke punuar i kemi bindur, sepse ata kanë qenë këtu (në Kosovë) kemi folur drejtpërdrejt, por të tjerët mund të shqetësohen dhe të largohen”, thotë ajo për Radion Evropa e Lirë.

Sektori i IT-së në Kosovë është relativisht i ri dhe ka filluar të zhvillohet në fillim të viteve 2000, por megjithatë ka arritur që të ofrojë shërbime edhe në tregun ndërkombëtar.

Kompania ‘Stree’ me qendër në Ferizaj, merret me eksport të shërbimeve të softuerëve. Pronari i kësaj kompanie, Shkelzen Vishi, thotë se jo në të gjitha rastet e trazirave reagojnë partnerët ndërkombëtarë, më të cilët bashkëpunojnë.

 

Për 15 vjet mbi 4.5 miliardë euro investime të huaja

Brenda 15 vjetëve të fundit, vlera e investimeve të huaja direkte në Kosovë kap vlerën e mbi 4.5 miliardë eurove. Sektori i patundshmërive përbën sektorin me pjesëmarrjen më të lartë në strukturën e investimeve të huaja direkte, pasuar nga sektori i financave dhe sigurimit.

 

Klientët nuk janë shumë të informuar për situatën në Kosovës, shprehet ai, pasi shumica e kontratave lidhen në mënyrë elektronike. Atyre u intereson shërbimi dhe jo vendi.

“Vetëm në një rast ka ndodhur. Një partner nga Zvicra ka qenë në Kosovë për arsye biznesi dhe ndodhën trazira në veri të Kosovës. Ai u shqetësua dhe pyeti për stabilitetin e sigurisë ”, tregon Vishi.

Probleme të tilla nuk ka kompania amerikane ‘Radix’ që ka degë edhe në Prishtinë. Kjo kompani ofron shërbime për kompani të ndryshme në botë.

Pronari i saj, Visar Jasiqi, thotë se klientët i shfrytëzojnë shërbimet online dhe nuk preken nga situata aktuale në veri të Kosovës dhe as në të kaluarën nuk ka pasur ankesa të tilla.

Nuk është vetëm sektori i IT-se që po pëson nga trazirat në komunat e banuara me shumicë serbe. Për përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës, autoritetet e Kosovës po fajësojnë “strukturat kriminale dhe ilegale” të Serbisë.

 

OEAK: Investitorët hezitojnë të investojnë në një vend të pasigurt

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur qëndrimin se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të sillte përfitime për komunitetin e biznesit dhe rritjen e investimeve të huaja.

“Çështjet e pazgjidhura mes dy vendeve kanë krijuar një mjedis të paqëndrueshëm që është dekurajues për bizneset e huaja të investojnë në Kosovë, pasi investitorët hezitojnë të investojnë paratë e tyre në një vend me një nivel të lartë të pasigurisë politike, i cili rrit rreziqet që lidhen me investimet e tyre”, thuhet në një komunikatë të kësaj ode më 16 maj.

Tensionet në veri u rritën, pasi kryetarët e rinj shqiptarë të Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Zveçanit, bënë betimin në shkolla dhe ndërtesa të tjera komunale, për shkaqe sigurie.

Kurse më 26 maj, ata u asistuan nga Policia e Kosovës, pasi grupe të banorëve vendas kundërshtuan shkuarjen e tyre në zyrat në ndërtesat komunale që më parë përdoreshin nga zyrtarët serbë.

Bashkësia ndërkombëtare e ka dënuar fuqishëm vendimin e Qeverisë së Kosovës, siç kanë thnënë, “për të hyrë me forcë” në ndërtesat komunale në veri. NATO-ja kërkoi shtensionimin e menjëhershëm të situatës.

Ndërkaq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se gjendja e tanishme kërkon që të zbatohet Marrëveshja bazë për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, si dhe të qetësohet situata në veri të Kosovës.

Në kuadër të dialogut, mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian dhe mbështetet nga Shtetet e Bashkuara, më 27 shkurt palët arritën Marrëveshjen bazë për normalizimin e raporteve, ndërkaq në mars u pajtuan për Aneksin e zbatimit të kësaj marrëveshjeje.

Marrëveshja nuk parasheh njohjen e ndërsjellë, për të cilën insiston Kosova, por kërkon nga Kosova dhe Serbia që t’i pranojnë dokumentet dhe simbolet e njëra-tjetrës, përfshirë: pasaportat, diplomat dhe targat./REL

Etiketa: Kosovatensionet ne veri

Lajme të lidhura

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ
Politikë

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

22:56 - 18/05/25
Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët
Politikë

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

21:45 - 18/05/25
Tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra
Kosovë & Rajon

Tërmet i fortë në Greqi

21:17 - 18/05/25
Para
Të ndërpresin sa herë flet? Ja si të reagosh

Të ndërpresin sa herë flet? Ja si të reagosh

Discussion about this post

TË FUNDIT

Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin
Sport

Inter e pëson në fund, Napoli merr pikën e artë ndaj Parmës dhe tani e ka vetë në dorë titullin

22:59 - 18/05/25

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së 37-të, që është e parafundit për këtë sezon në Serie A. Vëmendja ishte...

Lexo më shumë
Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

Ilirjan Celibashi: Asnjë pretendim për tjetërsim vote nuk ka ardhur në KQZ

22:56 - 18/05/25
Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

Humbja e PD/ Edith Harxhi: Të shohim nga vetja, të hapim partinë dhe të vlerësojmë qëndrestarët

21:45 - 18/05/25
Tërmet i fortë, magnituda dhe epiqendra

Tërmet i fortë në Greqi

21:17 - 18/05/25
Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

Hije manipulimi për votat e publikut ndaj Izraelit në Eurovision, kërkohet audit nga Spanja

20:51 - 18/05/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com