GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet në veri të Kosovës, ish-diplomati serb: Vuçiç shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron dot

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet në veri të Kosovës, ish-diplomati serb: Vuçiç shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron dot
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-ambasadori serb i ish-Jugosllavisë në Britaninë e madhe, Vladeta Jankoviç, tha se “Kosova thënë thjesht, mund ta bëjë këtë”, kur u pyet nga agjencia serbe e lajmeve, Beta, lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit me Serbinë në çështjen e targave të automjeteve. Ai deklaroi sot se një konfrontim i armatosur mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të ndodhë derisa NATO është në Kosovë.

Ai beson se ka mundësi që presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç të ketë shpresuar që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me veprimet e tij do të çonte në tërheqjen e mbështetjes së SHBA-së ndaj Kosovës. Ai thotë se kjo ishte llogaritje e gabuar.

“Ka shumë të ngjarë që Vuçiçi ka shpresuar se fanatizmi kokëfortë i Kurtit do të çonte në tërheqjen e mbështetjes amerikane, por kjo është një llogaritje krejtësisht e gabuar, ashtu si nënshkrimi i komedisë nga Marrëveshja e Ëashingtonit dhe një numër bëmash të tjera diplomatike të Vuçiçit. Ky shembull tregon qartë çmimin e diktaturës që sundon në Serbi, pasi të gjitha ato gabime do të ishin të paimagjinueshme nëse vendimet do të merreshin nga një parlament dhe qeveri e zgjedhur lirisht, dhe jo nga një njeri i paqëndrueshëm” – tha Jankoviq.

I pyetur për të komentuar reagimet e Beogradit, gjegjësisht të presidentit serb, Aleksandar Vuçiç, Jankoviç tha se nuk e ka të qartë se çfarë donte të thoshte ai me dërgimin e ambasadorit të Rusisë në kufirin me Kosovën.

“Nëse kjo do të thotë se Rusia do të na mbrojë nëse do të ketë luftë, edhe njerëzit më të verbër nga Vuçiçi ndoshta do ta kenë të vështirë të gëlltisin diçka të tillë. Ndër reagimet fatkeqe, unë përfshij fluturimin e helikopterëve luftarakë dhe aviacionit, që është një shfaqje thjesht parazgjedhore e tregimit të muskujve dhe një degradim i ri i ushtrisë” – theksoi ish-diplomati serb. 

Ditën e sotme një gazetë serbe pranë qeverisë, kishte në faqen kryesore presidentin Rus dhe Ministrin e Punëve të Jashtme, të cilët i jepnin mbështetje Serbisë për ndërhyrje në veri të Kosovës.

Etiketa: diplomatiKosoveSHBATensionet

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Situata në veri, Presidentja Osmani takim me krerët e sigurisë kombëtare

Situata në veri, Presidentja Osmani takim me krerët e sigurisë kombëtare

TË FUNDIT

Policia qëllon me plumb gome pedagogen
Aktualitet

Policia qëllon me plumb gome pedagogen

16:52 - 24/10/26

Një pedagoge universitare pretendon se është goditur me plumb gome nga policia gjatë protestës së sotme në Tiranë, teksa po...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

Protesta në Tiranë, Policia nis shoqërimin e disa protestuesve

16:30 - 24/10/26
Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

Mbi 6 mijë forca policie në protestë! Efektivët qëllojnë me gaz lotsjellës dhe bomba shurdhuese

16:15 - 24/10/26
Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

Të rinjtë djegin kazanët e mbeturinave dhe bllokojnë rrugën ‘Myslym Shyri’

15:56 - 24/10/26
Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

Situatë lufte në bulevard! Policia me gaz lotsjellës, protestuesit përgjigjen me gurë

15:38 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com