GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet në veri të Kosovës, liderët e opozitës takohen me Kurtin

09:31 - 08/11/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Çfarë qëndrimi mban për flamurin e Kosovës? Ja përgjigja që jep Albin Kurti
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tre liderët e partive opozitare në Kosovë do të takohen sot me kryeministrin, Albin Kurti. Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ai i PDK-së, Memli Krasniqi dhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Kurtit. Takimi i opozitës me Kurtin do të bëhet për të diskutuar tensionet e fundit në veri të Kosovës, që shpërthyen pas dorëheqjes së përfaqësuesve të Listës Serbe nga institucionet publike në Kosovë.

Lexo edhe: Tensionet/ Albin Kurti fton liderët e opozitës në takim

Më 5 nëntor, përfaqësuesit e serbëve ofruan dorëheqjen nga institucionet e nivelit lokal në Kosovë, nga Gjyqësori, Policia, si dhe nga Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës.

Largimet nga institucionet e Kosovës ndodhën pasi Qeveria e Kosovës më 1 nëntor nisi zbatimin e planit prej tri fazash për riregjistrimin e makinave me targa të lëshuara nga Serbia në ato RKS – Republika e Kosovës.

Sipas ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, deri më 7 nëntor, Kosova ka pranuar dorëheqjen e 461 zyrtarëve serbë të rendit, 107 policëve kufitarë dhe dhjetë hetuesve policorë.

Dhjetë deputetët e Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë – kanë dorëzuar të hënën dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovë. Edhe gjyqtarët serbë dhe punëtorët administrativë në Mitrovicë të Veriut kanë dhënë dorëheqje. Në gjykatën në këtë qytet ishin gjithsej 19 gjyqtarë serbë.

Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës kanë ardhur pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS – Republika e Kosovës.

Kurti u bëri thirrje serbëve në veri të vendit që të mos japin dorëheqje, pasi siç tha ai, “bojkotet nuk janë zgjidhje, institucionet nuk kanë alternativë”.

Etiketa: Kurtiopozitetensione

Lajme të lidhura

Çmimi i naftës në botë në nivelin më të ulët, Bordi i Ramës “fle gjumë”, skema që varfëron shqiptarët
Aktualitet

Në Shqipëri nafta shitet çmim rekord prej 224 lekë! Në Maqedoni edhe pse tregtohet me 1.55 euro qeveria ul më tej akcizën

10:16 - 07/04/26
Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre
Breaking Views

Protesta e studentëve për shqipen në RMV, ambasadori: Institucionet t’u përgjigjen kërkesave të tyre

19:07 - 06/04/26
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet
Kosovë & Rajon

Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun: Ka vullnet për të shmangur zgjedhjet

15:35 - 06/04/26
Para
ramusharadinaj

“Na mbante ligjërata”, Haradinaj tregon pse iku nga takimi me Kurtin

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara
Aktualitet

“Cosa Nostra” në dosje, Taçi dënohet 11 vite burg dhe 18 milionë euro të konfiskuara

19:42 - 07/04/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar me 11 vite burg biznesmenin Rezart Taçi, i cili u shpall fajtor për veprën penale të pastrimit të...

Lexo më shumë
Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

Obsesioni psikologjik maqedonas me shqiptarët!

19:13 - 07/04/26
Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

Fermerët protestues përplasen me njëri-tjetrin pas takimit në ministri: Pse pranuat 120 mijë lekë për lopë?

18:26 - 07/04/26
Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

Dosja Sterilizimi/ “Grup i strukturuar kriminal”, ndryshon akuza për Beqajn

18:09 - 07/04/26
Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

Përplasje makinë–traktor në Lushnjë, dy të plagosur përfundojnë në spital

17:39 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com