GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tensionet në Veriun e Kosovës mbizotërojnë takimin e Procesit të Berlinit

20:36 - 06/10/23
në Aktualitet, Kosovë & Rajon, Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet në Veriun e Kosovës mbizotërojnë takimin e Procesit të Berlinit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tensionet e shtuara mes Kosovës dhe Serbisë zunë sot një vend të rëndësishëm në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, i cili u mbajt në Tiranë. Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock, e konsideroi provokim të palës serbe rritjen e pranisë së saj ushtarake në kufi me Kosovën. Ajo zhvilloi takime të ndara me homologët e të dy vendeve dhe deklaroi se çelësi i zgjidhjes është në Beograd e Prishtinë. Por ministrja e Jashtme e Kosovës Donika Gërvalla tha se rinisja e dialogut do të varet nga ndëshkimi apo jo i Serbisë nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.

Sulmi ndaj policisë së Kosovës në Banjskë dhe situata kritike që pasoi, lanë disi në hije temat e tjera të diskutimit të parashikuara në takimin e sotëm të kryediplomatëve të vendeve të përfshira në Procesin e Berlinit, nisma gjermane e lindur në vitin 2014, me synim përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të Ballkanit perëndimor.

Që përpara nisjes së takimit Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock foli me shqetësim për situatën e krijuar duke paralajmëruar se ajo mund të vinte në rrezik dhe vetë Procesin e Berlinit. Dhe në fakt ministri i Jashtëm serb Ivica Dacic, u duk se konfirmoi fjalët e saj ndërsa refuzoi të bëhej pjesë e fotos familjarëve mes të pranishmëve në takim, qoftë kur ajo u bë me në sfond flamujt e vendeve respektive, qoftë kur të gjithë u bashkuan në shkallët e hyrjes së Pallatit të Brigadave ku u mbajt takimi, duke përdorur si shkak, herë flamurin e Kosovës dhe herë praninë e ministres së Jashtme Donika Gërvalla.

Ministrja e Jashtme gjermane Baerbock pati, pak pas nisjes së mbledhjes një bisedë të veçantë me ministrin serb. Ndërsa në deklarimet e saj në përfundim të takimit, tonet e saj kritike ndaj Serbisë, nuk linin vend për interpretime. “Provokimet e palës serbe përmes rritjes së pranisë së trupave në kufirin me Kosovën, e kanë nxehur dhe më tej situatën që dhe ashtu ishte e tensionuar e për këtë biseduam. dhe kjo ndodhte pas një sulmi tinzar kundër policisë së Kosovës nga një bandë terroriste të armatosur deri në dhëmbë. Presim nga qeveria serbe të cojë përpara proceset hetimore të ngjarjeve të 24 shtatorit dhe të kontribuojë në qartësimin e rrethanave”, tha ajo.

Sipas ministres gjermane “çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd e Prishtinë” dhe se për këtë “prej tyre pritet më shumë gatishmëri për kompromis e më shumë kurajo për ti bërë ballë dhe rrymave të politikave të brendshme”.

Nga ana e tij komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi u shpreh se “së pari duhet një shtensionim i plotë. Duhet të rikthehet dialogu dhe të jepen rezultate, duke vënë në zbatim të gjitha marrëveshjet. Së dyti, të gjithë autorët duhet të sillen para drejtësisë, dhe drejtësia jo vetëm që të flasë, por autoritetet duhet që plotësisht të bashkëpunojnë me BE-në”, deklaroi ai.

Por për ministren e Jashtme të Kosovës Donika Gërvalla “momenti kur ne do të mund të ulemi sërish në tavolinë varet shumë nga reagimi i bashkësisë ndërkombëtare, sepse nëse ajo e lë Serbinë të kalojë pa pasoja, nga një sulm i hapur armiqësor ndaj një shteti fqinj, ne e shohim të pamundur vazhdimin e bisedimeve”.

Ministri i Jashtëm shqiptar Igli Hasani po ashtu i mëshoi rëndësisë së një hetimi mbi atë cka ndodhi në Banjskë: “Presim që Serbia të nis një hetim serioz për grupin kriminal terrorist, potencialisht të përfshirë në një konflikt të armatosur në Veri të Kosovës, dhe lidhjet e tyre me trafikantë të armëve dhe individë apo subjekte të tjera në Serbi apo gjetkë. Por sidomos në situatën e tanishme, dialogu është rruga e vetme drejt paqes”.

Zoti Hasani përsëriti idenë e qeverisë shqiptare se formati i dialogut duhet të ngrihet në nivelin një konference normalizimi me planin franko gjerman në tryezën e bisedimeve. Një ide e cila, nuk ka përkrahjen e Prishtinës. Gjë të cilën e bëri të qartë dhe zonja Gërvalla.

Takimi i sotëm i ministrave të Jashtëm, i pararin takimit të nivelit të lartë të udhëheqësve dhe krerëve të shteteve të përfshira në Procesin e Berlinit, i cili po ashtu do të mbahet në Tiranë më 16 tetor, e ku pritet që të rikonfirmohet angazhimi i BE-së për përshpejtimin e integrimit europian të vendeve të rajonit, si dhe prezantimi i atij që njihet si plan i rritjes, një program me fokus nxitjen e zhvillimit ekonomik për të ngushtuara hendekun e madh mes vendeve të Ballkanit perëndimor dhe Bashkimit europian.

Rivitalizimi i Procesit të Berlinit nga kancelari gjerman Olaf Scholz, solli dhe braktisjen e nismës Ballkani i Hapur, të promovuar nga kryeministrat e Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, e cila u shoqërua me polemika të shumta, pasi gjysma e vendeve të rajonit refuzuan t’i bashkohen. /VOA

Etiketa: proces berlintensioneveriu i Kosoves

Lajme të lidhura

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak
Aktualitet

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas
Aktualitet

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Para
Ndryshon lista e Kombëtares, mbrojtësi Ismajli nuk ia del…

Empoli barazon me Udinese, dëmtohet Ismajli. Mbrojtja në alarm

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

Adriatik Lapaj ironizon protestën e opozitës: Qëndresa është beteja e vërtetë, jo ikja pas dy orësh

14:22 - 21/02/26

Kreu i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, reagoi me tone ironike pas protestës së Partisë Demokratike, duke nënvizuar se beteja...

Lexo më shumë
Muçi nuk di të ndalet me Trabzonspor, pranë thyerjes së rekordit

Po shkëlqen në Turqi, Trabzonspor nuk pret më dhe merr vendimin final për Ernest Muçin

13:53 - 21/02/26
Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë  incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

Gazi lotsjellës ndaj xhamisë/ Reagon KMSH: Dënojmë incidentin, besimtarët e pafajshëm u lënduan pa shkak

13:17 - 21/02/26
Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

Berisha publikon dëshminë e prindit të të miturit: U futën molotovë tek çanta e shkollës dhe i arrestuan më pas

13:01 - 21/02/26
Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

Vrasja e Flori Paluçit dhe Aranit Kurtit për një kafe në Manzë, dorëzohet në polici një nga të kërkuarit (Emri)

12:54 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com