GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensionet për Egjeun/ Athina merr masa, pajiset me mjete të avancuara luftarake

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensionet për Egjeun/ Athina merr masa, pajiset me mjete të avancuara luftarake
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në vazhdën e përshkallëzimit të tensioneve Athinë-Ankara, Forcat Ajrore Greke u pajisën sot me dy avionët e parë të avancuar luftarakë F-16. Ndërsa mësohet se në total në Greqi do të mbërrijnë 83 të tillë. Sakaq autoritete greke po punojnë që brenda 2022 të mbërrijnë dhe gjatë F-16.

Tensionet Athinë-Ankara janë përshkallëzuar akoma edhe më shumë këtë mëngjes, pasi ministri i Jashtëm i Turqisë ka bërë deklarata të forta kundrejt Greqisë duke i paralajmëruar ata hapur me luftë.

“Greqia vijon të kruhet dhe ky është paralajmërimi im i fundit”, tha Mevlut Çavusoglu gjatë ceremonisë përkujtimore të fitores së turqve kundër grekëve 100 vjet më parë pasi këta të fundit i ishin bashkua koalicionit për pushtimin e Anadollit. Kohët e fundit ka pasur një shtim të tensioneve mes dy shteteve, ku një varkë peshkimi turke u qëllua nga rojet bregdetare greke si edhe pati raportime se raketat S-300 të Greqisë në Kretë mbajtën në shënjestër për disa minuta avionët turq në Egje.

Turqit kërkojnë nga Greqia demilitarizimin e ishujve përballë tokës turke duke iu referuar marrëveshjeve ndërkombëtare, ndërsa së fundmi grekët janë armatosur rëndë përballë kërcënimeve të fqinjëve për luftë.

Situata duket serioze, aq sa ekspertët e sigurisë theksojnë se një luftë Greqi-Turqi është e pashmangshme dhe ajo do të ndodhë shumë shpejt. Një faktor tjetër që vlerësohet nga ekspertët si shkaku që mund të ndezë zjarrin nga ana turke lidhet me faktin se Turqia do të shkojë në zgjedhje në pranverën e ardhshme dhe partia në pushtet nuk i ka aspak punët mirë për shkak të korrupsionit masiv dhe çmimeve të larta.

Kështu, sipas tyre, mund të kërkohet nxitja e një problemi të jashtëm për të harruar problemet e brendshme. General Dynamics F-16 Fighting Falcon është një avion luftarak me një motor me shumë funksione i zhvilluar fillimisht nga General Dynamics për Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara (USAF).

I projektuar si një luftëtar ditor i epërsisë ajrore , ai ka evoluuar në një avion të suksesshëm me shumë funksione. Mbi 4600 avionë janë ndërtuar që nga miratimi i prodhimit në 1976. Edhe pse nuk blihen më nga Forcat Ajrore të SHBA, versionet e përmirësuara po ndërtohen për klientët e eksportit.
Karakteristikat kryesore të Fighting Falcon përfshijnë një shikueshmëri të mire.

F-16 ka një M61 Vulcan të brendshëm dhe 11 vende për montimin e armëve dhe pajisjeve të tjera ushtarake. Emri zyrtar i F-16 është “Fighting Falcon”, por zakonisht përdoret emërtimi “Viper” nga pilotët dhe ekuipazhet e tij, për shkak të një ngjashmërie të perceptuar me një gjarpër nepërkë , si dhe me yllin imagjinar Colonial Viper nga programi televiziv Battlestar Galactica i cili transmetuar në kohën kur F-16 hyri në shërbim.

 

Etiketa: Greqitensione

Lajme të lidhura

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë
Aktualitet

“Bankë e fshehur”/ 110 mln euro në fatura të falsifikuara dhe pastrim parash, shkatërrohet grupi mafioz me italianë e shqiptarë

10:22 - 23/10/26
U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
Para
Fillim i keq tek Kukësi, verilindorët pezullojnë Pero Pejiç

“Është koha për të thënë mirupafshim”, Pero Pejic përshëndetet me verilindorët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës
Aktualitet

Vullnetarja që ndihmon të lënduarit e protestës asfiksohet nga gazi lotsjellës

21:12 - 24/10/26

Një vajzë e re, vullnetare që gjatë ditës ka ndihmuar të lënduarit e protestës në Tiranë, është rrëzuar në tokë...

Lexo më shumë
Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

Protesta e studentëve/ Ja si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

20:54 - 24/10/26
Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

Lëndimi i gazetarit Klevin Muka, reagon SafeJournalists: Kërkojmë hetim të pavarur dhe llogaridhënie për veprimet e Policisë

20:14 - 24/10/26
Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

Policia hedh gaz lotsjellës pranë Xhamisë së Et’hem Beut, brenda kishte besimtarë

19:59 - 24/10/26
Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

Protestuesit marshojnë në akset kryesore të Tiranës

19:35 - 24/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com