GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tensionet rreth targave, Petkoviç: Vendimi i Kurtit ka qenë joligjor dhe i dhunshëm

13:45 - 31/10/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Tensionet rreth targave, Petkoviç: Vendimi i Kurtit ka qenë joligjor dhe i dhunshëm
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç, ka thënë se vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për riregjistrimin e makinave me targa serbe në RKS – Republika e Kosovës – ka qenë “”joligjor dhe i dhunshëm”, dhe se qëllimi i tij kryesor është “shtypja” e ekzistencës së serbëve në Kosovë.

“Kurti ka marrë vendim joligjor që serbët, të cilët kanë makina me targat KM (Mitrovicë e Kosovës), duhet të riregjistrohen në RKS, të cilat janë në kundërshtim me të gjitha marrëveshjet që janë nënshkruar deri më tani”, ka thënë Petkoviç për Radiotelevizionin e Serbisë.

Ai ka përsëritur se Kurti dëshiron të frikësojë serbët, mirëpo që Serbia nuk do të lejojë pogrom. Më 28 tetor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar planin – që pritet të zgjasë deri më 21 prill – për targat e makinave që lëshohen nga autoritetet serbe në qytetet e Kosovës.

Sipas planit, të gjithë pronarët që kanë makina me këto targa do të marrin paralajmërime nga 1 nëntori dhe kjo masë do të vazhdojë për tri javë – deri më 21 nëntor.

Më pas, deri më 21 janar të vitit 2023 do të ketë gjobë dhe më vonë do të lëshohen targat provuese për dy muaj. Sipas planit, prej 21 prillit nuk do të mund të ketë më targa serbe.

Me vendim të Qeverisë së Kosovës, afati i fundit për riregjistrimin e makinave në RKS ka qenë 31 tetori i këtij viti. Besohet se në Kosovë janë rreth 10.000 makina me targa serbe.

Më 31 tetor, Petkoviç ka thënë për Radiotelevizionin e Serbisë se serbët në Kosovë, nuk dëshirojnë targa tjera të makinave dhe se serbët që jetojnë në “Kosovë dhe Metohi e konsiderojnë veten qytetarë të Republikës së Serbisë”.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë shprehur zhgënjimin e tyre se pse Qeveria e Kosovs nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e partnerëve ndërkombëtarë. I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, pati thënë se SHBA-ja, bashkë me partnerët evropianë, i kanë kërkuar Qeverisë së Kosovës shtyrje dhjetëmujore të vendimit për targat, ndonëse besojnë se Kosova ka të drejtë të zbatojë vendimin.

Petkoviç ka thënë se SHBA-ja është duke përmendur se vendimi është në përputhje me marrëveshjet e arritura dhe se gabim është vetëm afati i shkurtër. “Ne kemi parë njoftime nga Uashingtoni dhe Brukseli, por ne duhet të shohim edhe veprime konkrete”, ka thënë Petkoviq.

Tensionet rreth targave
Më 31 korrik dhe 1 gusht serbët lokalë në veri të Kosovës kanë vendosur barrikada si shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për zbatim të dy vendimeve: për targat e makinave dhe dokumentet serbe.

Targat serbe konsiderohen të paligjshme nga autoritetet në Kosovë, mirëpo deri më tani janë toleruar në veri të Kosovës. Vendimi për zbatim të këtyre dy vendimeve është shtyrë për 1 shtator, edhe me kërkesë të mekanizmave ndërkombëtarë.

Ndërkohë është arritur marrëveshje për dokumentet për hyrje/dalje. Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. Ndonëse Kosova deklaron se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”.

Etiketa: Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e SerbisëPetar Petkovic

Lajme të lidhura

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje
Breaking Views

Pejë/ Një burrë dhe një grua gjenden pa jetë në një vilë, Policia jep detaje

18:05 - 30/12/25
Intervista/ Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip
Breaking Views

Intervista/ Vjosa Osmani: Synoj edhe një mandat si presidente, me Kurtin jemi një ekip

18:19 - 29/12/25
Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”
Aktualitet

Berisha: Kosova shembull demokracie, Shqipëria viktimë e “Ramaduros së Europës”

17:45 - 29/12/25
Para
“Brazil apo Dubai?”/ Arta Anitaj reagon pas ofendimeve nga Ermal Mamaqi

“Brazil apo Dubai?”/ Arta Anitaj reagon pas ofendimeve nga Ermal Mamaqi

Discussion about this post

TË FUNDIT

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën
Aktualitet

Nga vrasja e gjyqtarit Kalaja, te atentati në Rinas/ Ngjarjet e rënda kriminale që tronditën 2025-ën

09:50 - 31/12/25

Viti 2025 u shënua nga disa ngjarje të rënda kriminale që tronditën publikun dhe rendin në vend. Gjatë periudhës 1...

Lexo më shumë
Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote

Mungesa e ujit të pijshëm vijon në disa lagje të Vlorës, banorët furnizohen me autobote

09:16 - 31/12/25
Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

Nata e ndërrimit të viteve, ja cilat janë vendet që do të mirëpresin të parat 2026-ën

09:10 - 31/12/25
Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

Viti i Ri/ 8 traditat që i bëjnë shqiptarët të dallojnë nga të tjerët

09:07 - 31/12/25
Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja  10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

Nga treni elektrik te Aeroporti i Vlorës dhe nafta ‘arabe’, ja 10 gënjeshtrat e Ramës për vitin 2025

08:19 - 31/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com