GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tensioni mes dy super fuqive më i lartë se kurrë

në Botë, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tensioni mes dy super fuqive më i lartë se kurrë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Rrëzimi i balonës në Amerikën e Veriut ka treguar edhe një herë se marrëdhëniet SHBA-Kinë nuk janë dhe aq miqësore. Kina refuzoi një kërkesë për një telefonatë midis Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Lloyd Austin dhe ministrit kinez të Mbrojtjes Ëei Fenghe pasi Uashingtoni rrëzoi një balonë kineze përgjimi, tha të martën një zëdhënës i Pentagonit. Një avion luftarak i Forcës Ajrore të SHBA-së rrëzoi balonën në brigjet e Karolinës së Jugut të shtunën, një javë pasi ajo hyri për herë të parë në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar një dramë publike spiunazhi që përkeqësoi marrëdhëniet mes dy vendeve. Pentagoni bëri kërkesën për një telefonatë të sigurt të shtunën pasi balona u rrëzua, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit, gjeneral brigade Pat Ryder.

“Fatkeqësisht Kina e refuzoi kërkesën tonë. Angazhimi ynë për të hapur linjat e komunikimit do të vazhdojë,” tha zëdhënësi Ryder. Balona shkaktoi reagime të forta politike në Uashington dhe kryediplomati amerikan, Antony Blinken, lajmëroi shtyrjen për një moment tjetër të një vizite në Pekin, që të dyja vendet kishin shpresuar se do të ndihmonte për përmirësimin e marrëdhënieve të tyre të vështira. Kina ka thënë se bëhej fjalë për një balonë meteorologjike që kishte ndryshuar gabimisht drejtim duke përfunduar në hapësirën ajrore të Shteteve të Bashkuara dhe akuzoi Shtetet e Bashkuara për një reagim të ekzagjeruar. Shtëpia e Bardhë ka minimizuar efektet drastik që mund të ketë incidenti në marrëdhëniet SHBA-Kinë. Vetë zoti Biden tha të hënën se kjo çështje nuk i ka dobësuar marrëdhëniet.

Megjithë tensionet midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës, zyrtarët ushtarakë amerikanë kanë kërkuar prej kohësh të mbajnë linja të hapura komunikimi me homologët e tyre kinezë për të zbutur rrezikun e krizave të mundshme. Por Kina ka refuzuar kërkesat e Sekretarit Austin për të biseduar në të kaluarën, përpara se të takoheshin përfundimisht për herë të parë në qershor 2022. Marrëdhëniet mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara, me tensione midis dy ekonomive më të mëdha në botë për gjithçka, që nga Tajvani dhe gjendja e të drejtave të njeriut në Kinë e deri te aktiviteti i saj ushtarak në Detin e Kinës Jugore.

Etiketa: kinaPolitika NderkombetareSHBA

Lajme të lidhura

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë
Breaking Views

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët
Breaking Views

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund
Breaking Views

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Para
Regjistrimi i PD-së, Celibashi: Do jetë në përputhje me ligjin

Regjistrimi i PD-së, Celibashi: Do jetë në përputhje me ligjin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel
Breaking Views

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

Nëse mendoni që kryebashkiaku i burgosur, Erion Veliaj, nuk e ka pranuar paktin e ofruar nga Rama, gaboheni. Marrëveshja e...

Lexo më shumë
Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

Eurodeputeti gjerman: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë

21:30 - 10/11/26
“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

“Rama të largohet”-Nuk resht protesta para Kryeministrisë, mblidhen sërish qytetarët dhe studentët

21:00 - 10/11/26
Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

Fushata në ndihmë të Erindit, 17-vjeçarit që u gjobit me 5 mln lekë pasi protestoi kundër qeverisë, mblidhen mbi 119 mijë Paund

20:30 - 10/11/26
Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

Marta Kos: BE nuk po i mbyll sytë rreth situatës në Shqipëri, qeveria të dialogojë me protestuesit

20:00 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com