Prej më shumë se dy orësh, studentët po protestojnë në Rrugën e Durrësit, pranë Ministrisë së Arsimit. Protestës i janë bashkuar edhe mbështetës të Partisë Demokratike dhe deputetë të kësaj force politike.
Por pjesëmarrja e përfaqësuesve të PD-së ka shkaktuar përplasje verbale mes studentëve dhe militantëve demokratë, duke krijuar tensione gjatë tubimit.
Ndërkohë, një grup të rinjsh me maska u kanë vënë zjarrin disa koshave të mbeturinave. Ky është incidenti i parë i raportuar gjatë protestës.
Pas këtij veprimi, policia ka ndërhyrë me thirrje përmes megafonit, duke u kërkuar protestuesve të distancohen nga aktet e dhunës.
“Largohuni nga aktet e dhunës, distancohuni”, ishte thirrja që efektivët e policisë u drejtuan pjesëmarrësve në protestë.










Discussion about this post