GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentativa e grabitjes së bankës/ Punonjësja: Pashë pllakën e thyer, ishin 6 vrima

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentativa për grabitjen e bankës në Tiranë/  Ja truku që përdorën grabitësit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Detaje të reja kanë dalë nga tentativa për të grabitur miliona në një banke në Tiranë. Kjo skemë kaq e ngjashme me filmat aksion u zbulua nga asistentja e drejtoreshës së filialit. Asistentja me inicialet E.P, iu shpjegoi hetuesve se ishte ajo bashkë me një koleg ishin përgjegjësit për hapjen dhe mbylljen e filialit. Më datë 18 shkurt 2022, ditë e premte, punonjësja ka shpjeguar se bankën e kanë mbyllur në orën 18:20 dhe nuk kanë konstatuar asnjë problem. Tri ditë më vonë, të hënën e 21 shkurtit, ajo është paraqitur në punë në orën 08.20 të mëngjesit, ka hapur filialin dhe pas mbërritjes së punonjësve të tjerë, bashkë me një kolege kanë hapur edhe ambientet e thesarit.

Një orë me vonë, asistentja e drejtoreshës, shpjegon se konstatoi probleme, duke gjetur pllakën e thyer dhe vrimat. “Një orë pas hapjes së filialit zbrita në kuzhinë që të merrja një gotë ujë. Teksa kthehesha, rastësisht ktheva kokën nga arshiva dhe pashë një pllakë dyshemeje, që dukej e thyer. U afrova dhe pashë nga afër. Kuptova që pllaka ishte hequr. Në moment ndeza ditën e telefonit dhe tek vendi ku ishte hequr pllaka pashë gjashtë vrima të cilat ishin pak më të mëdha sesa madhësia e stilolapsit. Shumën nuk e di, pasi këtë informacion e ka vetëm Thesari Qendror”, shpjegon punonjësja e bankës.

Në moment, gruaja shpjegon se njoftoi përgjegjësin e sigurisë për të gjithë objektin si dhe punonjësin e sigurisë së thesarit e më pas është njoftuar ai i sigurisë. Më 22 shkurt 2022 u tentua që të grabitej banka e nivelit të dytë në Tiranë, në bulevardin ‘Zogu I’. Persona ende të paidentifikuar gërmuan disa ditë me radhë për grabitjen e bankës pranë Ministrisë së Drejtësisë, aty ku u gjet edhe një armë zjarri. Autorët të cilët janë shpallur në kërkim, kishin nisur gërmimin në kanalet e ujerave të zeza duke hapur një tunel 200-300 metra të gjatë, për të arritur futjen brenda bankës.

Etiketa: detajedosjatentativa per vjedhja

Lajme të lidhura

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit
Aktualitet

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit
Aktualitet

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm
Aktualitet

Pas përplasjes me Ramën, Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS-së, i drejtohet me letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

15:29 - 10/11/26
Para
Beniada tregon arsyen pse nuk e përdor asnjëherë mbiemrin Nishani

“Dua të jem e realizuar 316 gradë”, Beniada bën një tjetër gafë

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com