GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentoi të vetëdigjej, e moshuara: Banka më bënte presion për kredinë, s’kam para. Bashkia më përçmoi

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentoi të vetëdigjej, e moshuara: Banka më bënte presion për kredinë, s’kam para. Bashkia më përçmoi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Fatime Gashi, 58-vjeçarja që tentoi të vetëdigjej me benzinë në mes të rrugës në qytetin e Durrësit, ka rrëfyer se aktin e ndërmori për shkak se banka i kërkonte të paguante këstet e kredisë.

Gruaja, në një lidhje telefonike nga spitali me emisionin “Me zemër të hapur”, rrëfeu se kishte paguar rregullisht kredinë për 6 muaj, por dy muajt e fundit s’kishte patur mundësi.

Ajo theksoi se banka i bënte presion të paguante kredinë, sipas saj, duke i bërë presion që do ta dërgonin në gjykatë dhe se do t’i hiqnin pensionin familjar.

E moshuara, e cila ka pësuar djegie në të dyja këmbët, u shpreh se po ashtu gjatë qëndrimit të spital banka e ka telefonuar sërish duke i kërkuar të bëjë pagesën.

“Kam marrë kredi 1 mln lekë të tjera, në 6 muaj e kam paguar rregullisht, më pas nuk kisha mundësi. Jam tek spitali Nënë Tereza, kam djegur të dy këmbët, sidomos e djathta është më problem. Jam me temperaturë. Është hera e dytë që kam tentuar të vetëdigjej, sepse nuk na përgjigjet Bashkia, na kanë përçmuar.  Vetëm djali punon, kurse unë marr pension 90 mijë lekë. Jetoj vetëm me djalin, ai është i ndarë, vajzën e tij e ka marrë nusja. Kredia më bëri gropën sepse më bënin presion ‘do të paguash kredinë, ose do të çojmë në gjykatë’. Më bëri shumë presion banka, kisha 200 mijë lekë për të dhënë por më thoshin ose na jep pagesën, ose do të heqim pensionin e do të çojmë në gjykatë. E mora pensionin për të paguar ilaçet. Kisha dy muaj pa e paguar 2 mijë lekë, edhe sot më morën në telefon. I thashë jam djegur, më thanë ‘s’më intereson që je djegur’”, tha ajo.

Etiketa: bankadigjete mohuara

Lajme të lidhura

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Para
Ndreca mohoi se ishte nën hetim nga SPAK, reagon Bardhi: Gënjeshtra mbulon zullumin, por…

Ndreca mohoi se ishte nën hetim nga SPAK, reagon Bardhi: Gënjeshtra mbulon zullumin, por...

Discussion about this post

TË FUNDIT

FOTO/ Humb i moshuari në Kamëz, thirrja e policisë
Aktualitet

Lëvizte “i qetë” me armë dhe drogë me vete, arrestohet në Tiranë 42-vjeçari

10:43 - 10/11/26

Një person është arrestuar nga Policia në Kamëz, pasi dyshohet se lëvizte i armatosur. I arrestuari është identifikuar si shtetasi...

Lexo më shumë
Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com