GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan arratisjen, izolim në ‘41Bis’ për Dan Hutrën dhe 3 të tjerët

në Aktualitet, Lajme
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan arratisjen, izolim në ‘41Bis’ për Dan Hutrën dhe 3 të tjerët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka paraqitur një kërkesë për të vendosur në regjimin e Posaçëm ’41 Bis’ Dan Hutrën dhe 3 të paraburgosur të tjerë Martin Kapllani, Geraldo Veizi dhe Feti Kovaçi, pasi tentuan që të arratisen nga burgu i Fierit.

Vrasësi i katër grave Dan Hutra tentoi të arratisej nga paraburgimi i Fierit përmes bashkëpunimit me tre persona të tjerë të arrestuar për grabitje. Ata sharruan hekurat e dritares së qelisë ku mbanin një çarçaf të improvizuar dhe mjete të tjera për arratisje. Plani dështoi pasi burgjet e zbuluan në kohë dhe e parandaluan ndërkohë që masat e sigurisë dhe kontrollet janë shtuar.

Gjatë kontrollit nga punonjësit e sigurisë, u konstatua se edhe në dhomën nr.15, ku mbahej Dan Riza Hutra, ishin fshehur mjete për arratisje, konkretisht, një çarçaf i përshtatur si litar dhe mjete prerëse të improvizuara, disa prej të cilave tregohen në këto foto.

Personat e tjerë të përfshirë në plan, janë Martin Kapllani, që mbahej në “arrest në burg”, për “Vjedhe” si grabitës i një çante me florinj në një argjendari në Vlorë, Geraldo Veizaj, në “arrest në burg”, për vjedhje në disa biznese e banesa dhe Feti Kovaçi, gjithashtu në “Arrest në burg” për “Vjedhje”.

Zbulimi i planit të Dan Hutrës dhe tre personave tjerë është pasuar me rritjen e masave të sigurisë në paraburgimin e Fierit dhe kryerjen e kontrolleve të hollësishme të elementëve të sigurisë, në të gjithë institucionin.

Kush është Dan Hutra, vrasësi i grave

Dan Hutra ka histori të përsëritur kriminale, ndaj të cilit është caktuar masa e sigurimit personal “arrest në burg”, i dyshuar për kryerjen e  veprave penale, “Vrasje për shkak të mardhënieve familjare”, parashikuar nga neni 79/c, “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”, mbetur në tentativë. Ai njihet si autor i vrasjes së katër grave.

40-vjeçari është në pritje të gjykimit për masakrën e 1 marsit 2023 ku brenda pak orëve ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). Pas kësaj ngjarjeje të ndodhur në Kodër Kamëz, autori lëvizi në rrugën “Besëlidhja”, Bathore ku ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Në vitin 2007, Dan Hutra ishte dënuar pasi ka vrarë me armë ish-gruan Dafina Havalja, të cilën e goditi dy herë me thikë në zemër e mëlçi.

 

Etiketa: 41 bisburgu i fieritDan Hutra

Lajme të lidhura

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës
Aktualitet

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë
Aktualitet

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Para
Blinken takim me dyer të mbyllura me kryeministrin grek

Blinken takim me dyer të mbyllura me kryeministrin grek

Discussion about this post

TË FUNDIT

Sondazhi/ Kosto e rritur e jetesës, shqetësimi kryesor i shqiptarëve
Aktualitet

‘Pasqyra‘ e Ramës e çon inflacionin në nivele rekord! Ushqimet më shtrenjtë se në Gjermani, Itali e Spanjë

10:29 - 10/11/26

Kosto e jetesës për familjet shqiptare shënoi rritje të ndjeshme gjatë muajit të kaluar, teksa inflacioni u përshpejtua në 3,4...

Lexo më shumë
U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

U dhanë miliarda lekë shtesë për sterilizimin, KLSH: Gjashtë vite pa monitorim të kontratës

10:16 - 10/11/26
Xhaferri: Shqipëria drejtohet nga një autokrat i çmendur që ka shkatërruar demokracinë

Xhaferri: Rama shkatërroi mbi të gjitha familjen normale që donte të ndërtonte jetën në Shqipëri

10:04 - 10/11/26
Po punonte për hapjen e pusit të ujit, 55-vjeçari humb jetën

Aksident në punë, punëtori bie nga skela dhe dërgohet me urgjencë drejt Tiranës

09:46 - 10/11/26
“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

“Air Albania” do të jetë i tejmbushur nga tifozeria kuqezi, shitet çdo biletë për ndeshjen Shqipëri Finlandë

09:23 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com