GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të kalonin kanabis me çanta drejt Greqisë, dy autorët i ikin policisë

11:03 - 26/04/25
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të kalonin kanabis me çanta drejt Greqisë, dy autorët i ikin policisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy shtetas kanë tentuar të kalonin përmes kufirit të gjelbër nga Shqipëria drejt Greqisë dy çanta të mbushura me pako me drogë.

Ata janë pikasur patrulla e Policisë Kufitare në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit, midis piramidave 43 dhe 44. Efektivët kanë konstatuar në largësi dy shtetasit që transportonin çantat mbushur me kanabis.

Kur kanë parë punonjësit e Policisë, ata kanë braktisur çantat e krahut ku u gjetën 20 pako të mbushura me kanabis me peshë totale 32.3 kilogramë dhe janë larguar në thellësi të kufirit ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Një prej tyre është identifikuar, por raportohet se për arsye hetimi gjeneralitetet e tij nuk bëhen publike. Ndërsa vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve.

“Shërbimet e Seksionit për Hetimit në DVKM dhe patrulla e Policisë Kufitare që patrullonin në vijën kufitare me Greqinë mbi fshatrat Vidohovë dhe Ponçarë të Devollit , midis piramidave 43 dhe 44, kanë konstatuar në largësi dy shtetas që transportonin dy çanta ku dyshohej se brenda tyre kishte lëndë narkotike.

Shërbimet e Policisë Kufitare janë vënë në ndjekje të tyre dhe kanë njoftuar dhe shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Dy shtetasit që transportonin çantat kur kanë parë punonjësit e Policisë kanë braktisur çantat e krahut dhe janë larguar në thellësi të kufirit , ku janë njoftuar edhe shërbimet e Policisë Kufitare Greke.

Nga këqyrja e çantave , grupi hetimor konstatoi se në brendësi të tyre kishte 20 pako të mbushura me lëndë narkotike me peshë totale 32.3 kilogramë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Korçë, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë kanë bërë të mundur identifikimin e njërit prej personave të dyshuar që transportonte lëndën narkotike ku për arsye hetimi nuk bëjmë me dije gjeneralitetet e tij.

Vijon puna për identifikimin autorit tjetër dhe personave të tjerë të përfshirë në këtë tentativë për trafikim të narkotikëve“, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Etiketa: GreqiKanabisPolici

Lajme të lidhura

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij
Aktualitet

(VIDEO) Momenti kur Egli Pashollari goditet me thikë nga Gazment Buçpapaj dhe bashkëshortja e tij

20:13 - 22/02/26
Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për trafik droge në Itali, arrestohet 34-vjeçari në Shkodër

13:28 - 22/02/26
Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë
Aktualitet

Shfrytëzonin vajza të huaja për prostitucion, 2 të arrestuar në Tiranë

13:22 - 22/02/26
Para
EMRI/ Goditi djalin e ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

EMRI/ Goditi djalin e ish-deputetit në Farkë, procedohet në gjendje të lirë 38-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…
Breaking Views

Ish-sampisti, prefekti Shkëlqim Hajdari kujton 20 shkurtin: Si po e mbronim bustin e Enverit…

23:20 - 22/02/26

Ish-komandanti i FNSH-së në 20 shkurt 1991, Shkëlqim Hajdari rrëfen për Exclusive në Top Channel, dinamikën e asaj dite që...

Lexo më shumë
Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

Zgjedhja e Presidentit, Albin Kurti takon Bedri Hamzën e PDK-së

23:04 - 22/02/26
Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

Milan, Rafael Leao “proteston” Instagram për golin e Parmës

22:16 - 22/02/26
Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

Kristian Prenga “shkatërron” kundërshtarin në 2 minuta në Atlantic City

21:51 - 22/02/26
“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

“Librazhd–Pogradec” e mbyllur, makinat i bien nga Egnatia, “rilindje” për rrugën e romakëve

21:15 - 22/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com