GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tentuan të rrëmbenin ministrin gjerman, arrestohen 4 ekstremistë të djathtë

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të rrëmbenin ministrin gjerman, arrestohen 4 ekstremistë të djathtë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pasi tentuan të rrëmbenin ministrin e shëndetësisë dhe të shkatërronin objektet e energjisë, kanë rëndë në pranga katër ekstremista të djathtë në Gjermani. Të dyshuarit janë nga grupi Vereinte Patrioten (Patriotët e Bashkuar), i cili është kundër kufizimeve të vendit për shkak të Covid-19 dhe që shpresonin të përmbysnin demokracinë gjermane duke krijuar kushtet për një luftë civile.

Bastisjet e policisë çuan në sekuestrimin e 8,900 euro para të gatshme, valutë të huaj me vlerë më shumë se 10,000 euro, shufra ari, monedha argjendi, municione dhe rreth dy duzina armë, përfshirë një kallashnikov. Një nga objektivat e synuar të rrëmbimit të grupit ishte Karl Lauterbach, ministri i shëndetësisë.

“E gjithë kjo tregon se protestat e koronavirusit jo vetëm që janë bërë më radikale, por se tani bëhet fjalë për më shumë se koronavirus; se këtu ka një përpjekje për të destabilizuar shtetin. Kjo është një pakicë e vogël në shoqërinë tonë, por shumë e rrezikshme. Kjo nuk do të ndikojë në punën time”, u tha Lauterbach, 59 vjeç, gazetarëve gjatë një vizite në Husum në bregun gjerman të Detit të Veriut.

Ai tha se do të vazhdojë të përpiqet të balancojë interesat e njerëzve që duan masa më të lira në luftimin e Covid-19 me ato të gjermanëve që kërkojnë më të rrepta.

Prokurorët në Koblenz dhe policia në Rheinland-Pfalz lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën thanë se katër anëtarët e Vereinte Patrioten të arrestuar kishin “përgatitur sulme shpërthyese dhe akte të tjera dhune”.

Ata thanë se grupi po komplotonte “rrëmbimin e figurave të njohura publike” dhe se qëllimi i tij kryesor ishte “të shkatërronte objektet e furnizimit me energji elektrike në mënyrë që të shkaktonte një ndërprerje të zgjatur mbarëkombëtare që synonte të shkaktonte kushte të ngjashme me luftën civile dhe përfundimisht të përmbyste sistemin demokratik në Gjermani”.

Katër personat e arrestuar ishin anëtarë të të njëjtit grup chat në aplikacionin e mesazheve Telegram. Hetuesit thanë se ata ishin të lidhur me lëvizjen Qytetarët e Rajhut, e cila kundërshton legjitimitetin e kushtetutës gjermane të pasluftës dhe, si rrjedhojë, qeverisë aktuale. Autoritetet thanë se gjithsej 12 persona po hetoheshin.

 

Etiketa: ekstremistaGjermani

Lajme të lidhura

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror
Botë

Alarm në SHBA, ndalohet nisja e të gjithë avionëve pas problemeve në sistemin e kontrollit ajror

23:25 - 13/11/26
Para
Kievi paralajmëron: Bjellorusia do të nisë sulmin në Ukrainë, ja kur do të ndodhë

Rriten tensionet, Rusia paralajmëron vendosje të armëve bërthamore në Baltik

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!
Breaking Views

“Institucionet përdoren për gjoba dhe shantazhe”, Spiropali shpërthen ndaj Ballukut: Na vijnë deri në dyert e familjeve!

23:20 - 14/11/26

Deputetja socialiste Elisa Spiropali ka bërë deklarata të forta gjatë fjalës së saj në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, ku...

Lexo më shumë
Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

Përvetësuan 44 mijë m² tokë për park fotovoltaik në Fier, në qeli drejtori i spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë

22:50 - 14/11/26
Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

Deklarata tronditëse në Asamblenë e PS-së, Majko flet për 1 mijë orë filmime: Dorëhiquni para se të dalin!

22:48 - 14/11/26
E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

E shtunë tragjike në akset rrugore, tre jetë të humbura dhe pesë të plagosur brenda pak orësh nga aksidentet

22:20 - 14/11/26
Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

Asllani nuk bën llogari: Na duhen tri pikët, objektivi është vetëm fitorja!

22:00 - 14/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com