GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të vrasin 22-vjeçarin, arrestohet porositësi dhe ekzekutori/ Emrat+Detajet

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të vrasin 22-vjeçarin, arrestohet porositësi dhe ekzekutori/ Emrat+Detajet
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Policia arrestoi në Lushnje dy persona, njërin si porositës dhe tjetrin si ekzekutor, në një tentativë vrasjeje të ndodhur 3 muaj më parë.

Nga raportimet mësohet se janë arrestuar shtetasit Laert Hasalla dhe Mariglen Matjani, i pari si porositës dhe i dyti në rolin e ekzekutorit në një atentat ndaj një 22-vjeçari.

Sipas policisë, krimi do të ndodhte për gjakmarrje.

“Finalizohet si rezultat i një hetimi intensiv tremujor, të kryer me metoda speciale, operacioni policor i koduar “Pasoja e padëshiruar”. Vihen në pranga porositësi dhe ekzekutori i tentativës për të vrarë me armë zjarri, për motive gjakmarrjeje, një 22-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet me këtë shtetas, në momentin e të shtënave.

Specialistët e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bashkëpunim me ata të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, si rezultat i një pune hetimore intensive tremujore, të kryer me metoda proaktive, në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Pasoja e padëshiruar”.

Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat, si dhe kapja dhe vënia në pranga e shtetasve M. M., 28 vjeç dhe L. H., 30 vjeç, të dy banues në Ballagat, Lushnjë.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, rezultoi se shtetasi L. H. ka paguar shtetasin M. M., për të vrarë për motive gjakmarrjeje, shtetasin M. H, 22 vjeç (babai i shtetasit M. H. akuzohet për vrasjen e vëllait të shtetasit L. H.) Për të përmbushur porosinë e marrë, shtetasi M. M. ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit me të cilin qarkullonin shtetasi M. H. dhe halla e tij, shtetasja B. S., 60 vjeçe. Nga të shtënat ka mbetur e dëmtuar në këmbë, 60-vjeçarja.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”, njoftoi Policia

Etiketa: Kryesore1LushnjëPoliciaporosites

Lajme të lidhura

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

22:13 - 03/09/26
“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur
Aktualitet

“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

22:09 - 03/09/26
Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!
Aktualitet

Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

21:52 - 03/09/26
Para
“Kryetarët në Veri si Oso Kuka”, ironizon Rama: Amerika dhe Europa nuk e kuptokan Kosovën

“Kryetarët në Veri si Oso Kuka”, ironizon Rama: Amerika dhe Europa nuk e kuptokan Kosovën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!
Aktualitet

Protestuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 3, thirrje për lirimin e aktivistëve të ndaluar: Arrestoni Ramën, lironi qytetarët!

22:13 - 03/09/26

Protestuesit vijojnë marshimin në ditën e 96-të të protestës antiqeveritare, duke u zhvendosur drejt Komisariatit nr. 3. Gjatë marshimit, qytetarët...

Lexo më shumë
“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

“Me jetën e njeriut nuk bëhet pazar”/ Gazetari Osman Stafa: Shqipëria është vjedhur, kupa është mbushur

22:09 - 03/09/26
Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

Protestuesi ironizon Ramën: Pasqyra e kryeministrit është Belinda Balluku!

21:52 - 03/09/26
Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

Luan Muça i Deltës gjobë 5 milionë euro Vasil Bedinajt/ Çfarë ndodhi sot në hotel “Regina”

21:38 - 03/09/26
Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

Revolta kundër Ramës/ Pas fjalimeve te Kryeministria, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës: Ju erdhi fundi

21:29 - 03/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com