GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë

07:51 - 29/05/24
në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
Tentuan të vrisnin të riun për 20 mijë euro dhe 2 policë, Gjykata e Lezhës dënon me 118 vite burg 4 vrasësit me pagesë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një grup vrasësish me pagesë që vepronin në zonën e Kurbinit dhe jo vetëm është dënuar nga Gjykata e Lezhës me 118 vite burg për akuza të rënda si “Vrasje me paramendim” të kryer në bashkëpunim për interes por e mbetur në tentativë, “Vjedhje në bashkëpunim” dhe “Vrasjes e mbetur në tentativë” ndaj dy punonjësve të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në 14 Janar 2022 në fshatin Aramenas.

Sipas dosjes hetimore Ilir Feçi, Robert Laçi dhe Ibrahim Difaj, janë implikuar në ngjarjen e rëndë të ndodhur në 17 Gusht 2021 në Fushë-Kuqe të Kurbinit, ku i plagosur mbeti shoferi i kamionit, Alfred Gjoka. Të tre personat janë paguar me 20 mijë euro për të vrarë Gjokën, por nuk mundën megjithëse lëshuan mbi 3 plumba drejt tij.

Ndërsa në pretencën e prokurorisë ishin renditur dhe disa raste vjedhjesh të kryera në Laç nga këta të pandehur. I pandehuri tjetër Shpëtim Kraja akuzohet për vrasjen e mbetur në tentativë ndaj dy punonjësve të policisë, Lili Keri dhe Prel Rrushaj.

Për Robert Laçin, prokuroria kërkoi dënimin e tij me 3 vjet heqje lirie për akuzën e “Sigurimit të kushteve për të kryer vrasjen” e Alfred Gjokës, por tre gjyqtarët e Lezhës Renis Sheshi, Eglantina Biba dhe Ilir Përdeda, e dënuan atë me 28 vite burgim për akuzën e “Vrasjes me paramendim” kryer për interes mbetur në tentativë në dëm të Alfred Gjokës.

Ndërsa 25 vite burgim prokuroria kërkoi për Shpëtim Krajën të akuzuar për “Vrasjen e punonjësve të policisë së shtetit” mbetur në tentativë, kurse gjykata ka ritur dënimin e tij me 35 vite burgim. Dy anëtarët e këtij grupi Ilirjan Feçi dhe Robert Laçi kanë bashkëpunuar dhe me Nuredin Dumanin, dhe për këtë rast SPAK ka lëshuar masa sigurimi “arrest në burg” ndaj tyre tek dosja “Plumbi i artë”.

Kurse “arrest në burg”, Laçi dhe Feçi kanë marrë edhe nga prokuroria e Tiranës, për akuzën e vrasjes së Erion Çela dhe plagosjen e Blerim Çela, Edmond Crroj, Arben Dani dhe Azbi Selimaj. Në këtë ngjarje ata së bashku dhe me vëllezërit Beqiri tashmë të penduar janë nisur të vrasin Geron Musabelliun, por gabuan në shënjestër, duke ekzekutuar një person të pafajshëm.

Nga hetimet e kryera, ka rezuluar se Difaj dhe Kraja janë autorë edhe të 2 vjedhjeve të 2 makinave, një Mercedes-Benz në Vorë dhe një Volkswagen Touran në Kurbin.Në po të njëjtën ditë që kishin vjedhur. Volkswagen Touran, ato kanë grabitur edhe një shtetas gjerman. Sapo ky i fundit ka zbritur nga autobusi në autostradë, tek nënkalimi i Patokut i kanë vjedhur portofolin dhe një telefon celular.

Hetimet ne lidhje me rastin nisen dy vite më parë nga ish-prokurorja e Tiranës, Elisabeta Imeraj në bashkëpunim me prokurorin e Kurbinit Bardhyl Shehu, duke zbardhur të gjithë veprimtarinë e këtij grupi.

Dënimet

Ilirjan Feçi 30 vite burgim

Ibrahim Difaj 25 vite burgim

Robert Laçi 28 vite burgim

Shpëtim Kraja 35 vite burgim

Etiketa: Gjykata e LezhesIbrahim DifajIlirjan FeciKryesore1Robert LaçiShpëtim Krajavrasje me pagese

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari
Aktualitet

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Këmbimi valutor sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Këmbimi valutor sot, me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com