Një fjalim i mbajtur në vitin 2008, e ka vëne anëtarin e bordin që do të menaxhojë Parkun Kombëtar të Butrintit, Richard Hodges, nën shënjestrën e mjaft kritikëve. Midis tyre është dhe aktori, Florian Binaj i cili duke iu referuar fjalimit të Hodges në vitin 2008, e cilëson këtë të fundit anti-shqiptar.
“Enver Hoxha donte një histori të Mesjetës së Hershme këtu, donte një mit për shqiptarët. Shqiptarët janë … dokumenti i parë që flet për shqiptarët është pak a shumë 1091-1100, është … teksti, historia e Anna Comnenës. Anna flet për këta ushtarë që vijnë nga malet e afërta për të ndihmuar në mbrojtjen e Durrachium – Durrës, Durazzo në atë kohë.
Hoxha donte një lidhje të drejtpërdrejtë mes këtyre njerëzve historikë në tekstin e Anna Comnena-s dhe antikitetit të vonë. Për këtë arsye u bënë shumë gërmime në Butrint dhe vende të tjera, qytete të tjera, për të treguar mbi të gjitha se ka pasur një grup para ardhjes së shqiptarëve.
Sipas shqiptarëve – arkeologëve shqiptarë të viteve 60, 70, 80, deri tani, ky grup i shekujve 5-6, ishte një grup – një fis i veçantë – dhe ata kanë një emër në Shqipëri, një emër i gjetur i një varreze të quajtur Komani. Dhe ky është Komani, populli i Komanit, dhe sipas Enver Hoxhës këta Komanë ishin popullsi – një popull, që krijoi një bazë – një territor, nga shekulli 6 deri në shekullin 11, duke mbrojtur këtë atdhe kundër sllavëve. Ky është thelbi i debatit!
Domethënë ai, Hoxha, veçanërisht në kontekstin me rusët – sovjetikët, donte të ilustronte faktin se shqiptarët kanë rrënjë të thella në këtë periudhë të veçantë. Dhe kjo padyshim krijoi problem sepse shqiptarët – arkeologët shqiptarë nuk donin të gjenin qeramika sllave, sepse përndryshe për ta ishte përgatitur një “gulag”… sepse kjo ishte kundër mitit të historisë së Shqipërisë.
Është një histori shumë e veçantë. Në fakt, këto varreza Komani gjendeshin kudo… (flet jo qartesisht per datime te materialeve). Ka shumë nevojë të studiohen këto grupe varrezash për të kuptuar mirë situatën pas momentit në të cilin Perandoria Bizantine humbi mbi të gjitha brendësinë e Shqipërisë, brendësinë e Dalmacisë dhe mbërritën kontekste të ndryshme. Ne nuk e dimë qartë nëse këto kontekste të ndryshme ishin kryesisht sllave. Deri tani ka mungesë të gjërave që të jenë qartazi sllave në këtë zonë këtu.”, deklaronte Hodges.
Postimi i plotë i aktorit
“Ky që thotë që Shqipëria paska qënë një vënd artificial i krijuar pa asnjë shqiptar në të në 1913-ën nga fuqitë e mëdha dhe që grekët qënkan përzënë nga Butrinti e nga jugu nga shqiptarët dhe që këta të fundit i paskan sjellë fuqitë e mëdha, ky quhet Richard Hodges dhe këtë, e ka përzgjedhur qeveria për të drejtuar parkun Kombëtar të Butrintit, trashgiminë tonë kulturore për 10 vitet e ardhshme në një kontratë ta papranueshme për arkeologët e nderuar të vëndit tonë…Një antishqiptar që flet hapur kundra trashgimisë tonë i zgjedhur nga qeveria që paguhet nga taksat tona për të na shërbyer….A do guxonte të fliste kundra grekëve në Athinë ose kundra Romakëve në Romë një qënie e tillë??Nuk mendoj se do guxonte ta mendonte…Po në Shqipëri, këta njerëz gjejnë frymëzim pasi koha ka dëshmuar që ata që e drejtojnë vëndin tonë, kanë qënë gjithmonë të gatshëm të falin copa toke të këtij kombi për dy pëllëmbë karrige..”
Fondacioni për Menaxhimin e Butrintit është krijuar me një marrëveshje mes Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, AADF, një korporatë jofitimprurëse e regjistruar në Delaëare të Shteteve të Bashkuara, i cili ka mbështetur dhe hartimin e planit të biznesit për menaxhimin e Butrintit.
Opozita ka ngritur si shqetësim transparencën e këtij menaxhimi, duke e cilësuar një kontratë koncensionare mbi një pasuri kombëtare dhe përfshirjen e AADF-së në menaxhim si konflikt interesi, pasi më herët ky fondacion ka financuar ekspertizën për ndryshimin e ligjit për trashëgiminë kulturore dhe hartimin e planit të biznesit
Discussion about this post