GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Teqja i xhamisë së Namazgjasë dhe Samed Shehu i Fondacionit Mirënjohja, leje për kullë 17 kate në Tiranë

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 4 min
A A
Teqja i xhamisë së Namazgjasë dhe Samed Shehu i Fondacionit Mirënjohja, leje për kullë 17 kate në Tiranë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Krahas trafikantëve ndërkombëtarë të kokainës, oligarkëve dhe bosëve të call centrave, mania e kullave ka përfshirë edhe njerëzit e fesë dhe ‘bamirësit’. Hoxhallarë dhe priftërinjtë kanë nisur të përfitojnë leje për kulla në Tiranë, financuar me para donacionesh.

Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit me në krye Edi Ramën, në mbledhjen e datës 17 dhjetor 2024, ka miratuar lejet për kullat dhe resortet e radhës. Përpos të tjerave, KKTU ka miratuar lejen për ndërtimin e një kulle 17 kate në Paskuqan, me subjekte zhvilluese Ab Vizion shpk dhe Darsi shpk.

Pronar dhe administrator i kompanisë së ndërtimit Ab Vizion është Myftiu i Tiranës Gazment Teqja, njëherësh drejtuesi i Xhamisë së Madhe të Namazgjasë.

Kompania e themeluar në vitin 2022, me kapital 1 milionë lekë, rezulton me bilance të brishta dhe të pamjaftueshme për të nisur ndërtimin e kullës 17 kate. Myftiu e bleu kompaninë në shkurt të 2024 dhe në dhjetor mori lejen për kullë. Edhe kompania tjetër Darsi shpk rezulton me aktivitet financiar modest dhe të ardhura të pamjaftueshme për ndërtimin e kullës.

Ndërkaq, në mbledhjen e fundit, 26 qershor 2025, KKTU ka miratuar 40 leje ndërtimi, mes të cilave edhe një leje ndërtimi për objektin: “Godinë banimi dhe shërbimi me 10 kate mbi tokë dhe 1 kate parkimi nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues “Fondacioni Mirënjohja”.

Fondacioni Mirënjohja është një organizatë bamirësie me karakter fetar, e cila financohet nga Kuvajti dhe Emiratet. Fondacioni me drejtor Samed Shehu karakterizohet nga mungesa e transparencës, ndërsa besohet se ka thithur dhe qarkulluar financime në vlera të mëdha nga Kuvajti.

Ashtu si disa fondacione të tjera, fondacioni ka krijuar një perandori financiare. Edhe pse nuk mund të mohohen aktet e dhurimit, ngrihen dyshime për burimin e financimit të kullës dhe pronarit fundor.

Një leje për kullë është miratuar edhe për Kishën Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë. Në prill të këtij viti, KKTU ka miratuar lejen e ndërtimit për objektin ndërtesë polifunksionale në shërbim të Kishës, 2, 5 dhe 10 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë në Tiranë.

Në dokumente përcaktohet se trualli i ndërtesës është pjesë e ansamblit Orthodhoks pranë rrugës së Kavajës, me një sipërfaqe prej 1201 metër katrorë.

Leja për këtë kullë është miratuar një muaj pasi Joan Pelushi u zgjodh kryepeshkopi, duke pasur Anastas Janullatos. Nuk kuptohet se pse Kishës Autoqefale Ortodokse të Shqipërisë i duhet një kullë e tillë.

Ndërkaq, çdo javë zbulohen fakte të reja rreth perandorisë financiare të Elvis Naçit nga Evropa dhe SHBA. Një kartel kompanish, hotele, komplekse, qendra fizioterapie, prona, godina, dyqane, vila, apartamente, makina luksoze, ferma etj., është vetëm pjesa e ekspozuar e pasurisë së Elvis Naçit kamufluar me fondacionin familjar Firdeus./Prapaskena.com

Etiketa: Ab VizionFondacioni MirënjohjaGazment TeqjaKryesore1kullemyftiu i tiranespallatSamed ShehuTiranexhamia e Namazgjasë

Lajme të lidhura

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi
Aktualitet

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”
Aktualitet

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel
KRYESORE

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Para
PD kërkon Veliajn në sallë! A do e lejojë qeveria të dalë nga burgu për të folur?

Prefekti dërgon në Këshillin e Ministrave propozimin për shkarkimin e Veliajt

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com