GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tërhiqet SPAK”, hiqet sekuestro e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit

në Aktualitet, KRYESORE
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tërhiqet SPAK”, hiqet sekuestro e kompleksit “Golden” të Altin Hajrit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Apeli i GJKKO ka pushuar çështjen për sekuestrimin e kompleksit “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit në SHijak.  Ndonëse gjykata e Apelit kishte vendosur që të mos bëhej konfiskimi i pronave të Altin Hajrit, ishte SPAK (Prokuroria e Posaçme Anti-Korrupsion) që ankimoi këtë vendim duke kërkuar që të bëhej sekuestrimi.

Ndërsa ditën e sotme mësohet se SPAK është tërhequr nga kjo kërkesë dhe në këtë mënyrë Kolegji i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, vendosi që të bënte pushimin e kësaj çështje.

Kompleksi luksoz “Golden Resort” është në pronësi të Altin Hajrit. Emri i tij doli në skenë vitin e kaluar pas rrëmbimit të Jan Prengës, pasi i vëllai kishte bllokuar në Angli një ngarkesë të konsiderueshme kokaine nisur nga Ekuadori ku të përfshirë ishin dhe shqiptarë.

Urdhëruesi i pengmarrjes dyshohej të ishte Dritan Rexhepi, teksa më 17 janar u rrëmbye Jan Prenga në Kamzë për ti bërë presion të vëllait Astit Prenga. Rrëmbyesit e dhunuan për vdekje Prengën teksa pikërisht në kompleksin “Golden” të Altin Hajrit nga kamerat e sigurisë u zbulua se si autorët nxjerrin nga furgoni trupin e pajetë të Prengës. Ai nuk është gjetur ende dhe sot teksa dyshohet se trupi i është varrosur në rrethinat e Shijakut.

Altin Hajri është në kërkim si një nga organizatorët dhe u përcaktua dhe si subjekt i OFL. Më 27 shkurt atij iu sekuestrua kompleksi “Golden Resort” bashkë me nj karburant dhe vilë 2-katëshe në Pezë. Tashmë ai e ka rifituar kompleksin e tij pasi për të nuk ka më çështje në Gjykatë, edhe pse vetë vijon të jetë në kërkim për pengmarrjen e vrasjen e Jan Prengës.

Altin Hajri i shpallur në kërkim për pengmarrjen e Jan Prengës, në tetor të vitit 2015 ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, i dyshuar si koka e një rrjeti të trafikut të drogës nga Afganistani në Itali. Mirëpo 8 muaj më vonë, në 2016-ën, autoritetet italiane pushuan hetimin ndaj tij, duke hequr emrin e tij nga listat e të kërkuarve.

Në 6 Maj 2019, Altin Hajri rezulton se është dënuar në mungesë me 7 vite burgim për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje. Vendimi u apelua nga mbrojtja dhe Apeli i Durrësit e shpalli të pafajshëm Hajrin për dy akuzat që u shpall fajtor në shkallë të parë, tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Etiketa: Altin HajriGolden

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit
Breaking Views

“Duam dorëheqjen e Ramës”/ Aktivistja: Jemi flamingo, por dimë të jemi edhe korba kundër korrupsionit

20:45 - 31/07/26
Para
Harta e re gjyqësore, Manja: Sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte pandëshkueshmërinë

Harta e re gjyqësore, Manja: Sistemi i mëparshëm i drejtësisë promovonte pandëshkueshmërinë

TË FUNDIT

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26

Italia ka vendosur të mbyllë përkohësisht kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën, në përgjigje të krizës së emigrantëve në Ceuta...

Lexo më shumë
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26
Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

Këlcyra del në protestë: Çdo vendim duhet të merret vetëm pas konsultimit me popullin

22:12 - 31/07/26
Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

Reforma Territoriale/ Divjaka proteston kundër bashkimit në një bashki me Lushnjen

21:56 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com