GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmet 7.8 Rihter në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima

07:40 - 06/02/23
në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
Tërmet 7.8 Rihter në Turqi dhe Siri, mbi 200 viktima
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 7.8 ka tronditur Turqinë dhe Sirinë, duke vrarë të paktën 195 persona sipas autoriteteve. Të paktën 76 persona janë raportuar të vdekur në Turqi, 119 të tjerë viktima në Siri dhe qindra të plagosur në të dy vendet.

Disa ndërtesa janë shkatërruar ndërsa njerëzit u mblodhën jashtë në rrugët me borë në Pazarcik. Tërmeti u përqendrua në qytetin Pazarcik në provincën Kahramanmaras, rreth 20 milje nga qyteti i Gaziantep, në një thellësi prej 6 miljesh dhe sipas raportimeve pati gjashtë pasgoditje të fuqishme.

Shumë ndërtesa janë shembur dhe ekipet e shpëtimit janë vendosur për të kërkuar të mbijetuarit nën grumbuj të mëdhenj rrënojash. Shërbimi Gjeologjik i SHBA tha se tërmeti me magnitudë 7.8 goditi në orën 04:17 me orën lokale (01:17 GMT) në një thellësi prej 17.9 km (11 milje) pranë qytetit të Gaziantep.

Tërmeti u ndje në kryeqytetin Ankara dhe qytete të tjera turke, si dhe në të gjithë rajonin më të gjerë. Rushdi Abualouf, një producent i BBC-së në Rripin e Gazës, tha se kishte rreth 45 sekonda dridhje në shtëpinë ku ai po qëndronte.

Sizmologët turq vlerësuan se fuqia e tërmetit ishte 7.4 ballë. Ata thanë se një lëkundje e dytë goditi rajonin vetëm pak minuta më vonë. Turqia shtrihet në një nga zonat më aktive të tërmeteve në botë. Në vitin 1999, më shumë se 17 000 njerëz u vranë pasi një tërmet i fuqishëm tronditi veriperëndimin e vendit.

Etiketa: Kryesore1RihterStambollTërmet

Lajme të lidhura

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës
Botë

Rikthim historik pas 54 vitesh, Artemis II i NASA-s niset drejt Hënës

07:40 - 02/04/26
Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes
Botë

Drejt Hënës!/ NASA nis numërimin mbrapsht, astronautët e Artemis II mbërrijnë në pistën e nisjes

22:44 - 01/04/26
“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Para
Tërmeti me 200 të vdekur në Turqi-Siri, banorët: Është ftohtë…

Tërmeti me 200 të vdekur në Turqi-Siri, banorët: Është ftohtë...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës
Lajme

Teknologjia amerikane që po transformon Aeroportin e Tiranës

15:22 - 02/04/26

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë implementuar skanerë të gjeneratës së fundit Rapid Scan 3D, që përfaqësojnë një avancim të...

Lexo më shumë
Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

Sherri në Kuvend/ Bardhi kërkon përjashtimin e Ballës, Peleshi ankohet për Vokshin: Mos më quani…

15:04 - 02/04/26
Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

Përplasje në Kuvend, 2 deputetet grinden për kartën, Noka gjuan me shishe…

14:54 - 02/04/26
Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

Opozita kërkon diskutimin e Raportit të DASH, ndërpritet seanca pas bllokimit të foltores

14:39 - 02/04/26
Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

Vdekje e dyshimtë në Korçë, burri me dëmtime në kokë – aksident apo krim?

14:24 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com