Deputeti socialist, Vasil Llajo, ftoi ligjvënësit të bëjnë betimin.
Gjatë fjalës së tij, Llajo bëri disa lapsuse, sikurse ishte emri i Tomor Alizotit, të cilit i tha “Tërmet Alizoti”.
Kaq mjaftoi që serioziteti i seancës të përmbysej nga të qeshurat e deputetëve, me demokratët që ishin më të zëshmit.
Ndërkohë Alizoti u çua të betohet duke shtuar: Betohem, por pa tërmet.

Rama vizaton mbi libër
Teksa është duke u mbajtur seanca konstituive për legjislaturën e XI të Kuvendit, ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë një vizatim i kryemnistrit Edi Rama mbi librin e Etikës së Deputetit
Siç shihet edhe nga video pas vizatimit kreu i qeverisë në fund i bën edhe një foto me celular.

138 deputetë bënë betim në Kuvend, 72 prej të cilëve ishin pjesë e këtij procesi për herë të parë. Emocionet ishin të dukshme për ligjvënësit që hapin një kapitull të ri në karrierën e tyre, duke përfaqësuar qytetarët që i votëbesuan.
Ndërkohë, kreu i kreu i PSD-së, Tom Doshi dhe Sabina Jorgo kishin dërguar kërkesën për t’u tërhequr nga mandati, ndaj nuk ishin të pranishëm në sallë. Pas betimeve që u bënë në qetësi, pika tjetër ishte votimi i fshehtë për kryetarin e Kuvendit.
Opozita nisi të protestojnë, të nxjerrë pankarta dhe të bëjë zhurmë. Demokratët u shprehën kundër zgjedhjes së Niko Peleshit Kryetar Kuvendi dhe vendosën të bojkotojnë votimin. Në vend të fletëve të votimit, hodhën pankartat në kuti. Deputeti i PD-së, Tritan Shehu, e theu rregullin dhe mori pjesë në votim, ndërkohë që teksa i drejtohej kutisë së fshehtë, u pengua, moment që tërhoqi vëmendjen e kolegëve.
Në fund, pasi u numëruan 84 vota pro dhe 3 kundër Peleshit, mazhoranca e uroi dhe duartrokiti, ndërsa opozita godiste tavolinat. Edhe fjalimi i kryetarit të ri të Kuvendit u bë me zhurmën e demokratëve në sfond, çfarë e detyroi Peleshin të flasë me një ton më të lartë se zakonisht.

gijotina.com/










Discussion about this post