GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8, pritet më e keqja

në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Lëkundje të forta tërmeti në Selanik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 të shkallës Rihter goditi Kubën Lindore të dielën, duke shtuar peripecitë e kubanezëve pas javësh të mbushura me uragane dhe ndërprerje energjie që kanë lënë ishullin në një situatë të vështirë.
Sipas raportit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara, epiqendra e tërmetit ka qenë rreth 40 km në jug të Bartolomé Masó. Dridhjet u ndjenë në të gjithë pjesën lindore të Kubës, përfshirë qytete më të mëdha si Santiago de Cuba.
Tërmeti u regjistrua mesditën e së dielës, rreth orës 11:49 dhe u parapri nga një paragoditje me magnitudë 5.9.
Sipas informacioneve paraprake, nuk ka raportime për dëme apo njerëz të lënduar, ndërkohë autoritetet ka dhënë alarmin për tsunami.
Banorët e qytetit të dytë më të madh të Kubës, Santiago, përjetuan frikë të madhe. Yolanda Tabío, 76 vjeç, tregoi se njerëzit dolën me shpejtësi në rrugë dhe vazhduan të qëndrojnë të shqetësuar pranë dyerve të shtëpive. Ajo përmendi se ndjeu të paktën dy pasgoditje pas tërmetit, por nuk kishte dëgjuar për dëme në rrethin e saj.
“Duhet ta shihnit se si çdo gjë lëvizte, muret, gjithçka,” tha ajo për Associated Press. Ky tërmet ndodh në një periudhë të vështirë për Kubën.
Të mërkurën e kaluar, Uragani Rafael i kategorisë 3, goditi Kubën Perëndimore me erëra të forta që shkaktuan ndërprerje totale të energjisë në të gjithë ishullin, shkatërruan qindra shtëpi dhe detyruan evakuimin e qindra mijëra njerëzve. Disa ditë më pas, një pjesë e madhe e vendit vazhdonte të përjetonte mungesën e energjisë elektrike.
Në tetor, ishulli u godit gjithashtu nga një valë ndërprerjesh të gjata të energjisë, një pasojë e krizës energjetike në vend, e ndjekur nga një uragan i fuqishëm që preku pjesën lindore dhe la pas të paktën gjashtë viktima.
Këto ndërprerje dhe pakënaqësia e përgjithshme kanë nxitur një valë protestash në të gjithë ishullin.
May be an image of map and text

Lajme të lidhura

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta
Botë

Barcelona dhe Madridi ‘në flakë’, shkatërrime dhe përleshje me policinë, 170 mijë veta në protesta

22:54 - 11/11/26
Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit
Botë

Poloni/ Shkon në 9 numri i viktimave nga sulmi në Krakovë, mes tyre edhe tre familjarë të autorit

09:30 - 08/11/26
Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena
Botë

Kriza politike e financiare në Paraguai, shkarkohet dhe arrestohet presidenti Santiago Pena

08:35 - 07/11/26
Para
Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person

Aksident në Vlorë, mbetet i lënduar rëndë një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media
Aktualitet

“Duhet të jemi të kujdesshëm dhe të heshtur”, Ron Yeffet në alarm se aferat do të dalin në media

09:08 - 12/11/26

Emisioni investigativ "Plug" publikoi eksklzuivisht një pjesë të re nga audiopërgjimi ku biznesmeni Ron Yeffet flet për tregti armësh me...

Lexo më shumë
Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

Moti i keq shkakton probleme në Kukës, masivi shkëmbor bie në Rrugën e Kombit

08:20 - 12/11/26
Bojkoti i marketeve në Ballkan detyron tregtarët të ulin çmimet, shqiptarët indiferentë

Lista e produkteve ushqimore me TVSH 6%, fut në kaos dhe paqartësi supermarketet

08:13 - 12/11/26
Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

Urgjenca e re kushtoi 17.8 mln euro, por skaneri jashtë funksionit prej 2 vitesh

07:54 - 12/11/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 12 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:40 - 12/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com