GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmet me magnitudë 8.8 në Rusi, alarm për cunami në Japoni dhe SHBA!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i fuqishmi në këtë rajon në gati 73 vite, është regjistruar në orët e para të mëngjesit në zonën detare pranë gadishullit rus Kamchatka, duke shkaktuar cunam në pjesë të Rusisë dhe Japonisë. Autoritetet kanë lëshuar alarme emergjente për banorët e shumicës së vendeve që lagen nga Oqeani Paqësor.

Sipas Ministrisë ruse për Menaxhimin e Emergjencave, qyteti Severo-Kurilsk, që ndodhet në pjesën veriore të arkipelagut të Ishujve Kurile, është përmbytur nga uji. Pamje të shpërndara në rrjete sociale tregojnë ujë të furishëm që përshkon rrugët dhe depërton në ndërtesa të këtij qyteti me rreth 2.000 banorë, të cilët janë evakuuar urgjentisht.

Nga Japonia, transmetimet e drejtpërdrejta televizive treguan banorë që largoheshin drejt zonave më të larta, me automjete ose në këmbë, veçanërisht në ishullin verior Hokkaido, ku u shënua një valë e parë cunami me lartësi rreth 30-60 cm.

Më shumë se 1.9 milionë njerëz në të gjithë Japoninë janë urdhëruar të zhvendosen në vende më të sigurta, pasi valët e cunamit godasin pjesë të ndryshme të bregdetit dhe transporti është ndërprerë në të gjithë vendin. Mediat ndërkombëtare njoftojnë se valët mbeten shumë më të vogla se sa ishte parashikuar më parë.

Po ashtu, evakuime ka pasur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.  Guvernatori i Havait, Josh Green, u ka kërkuar njerëzve të ndjekin urdhrat e evakuimit dhe të qëndrojnë të qetë, ndërsa Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i këshilloi amerikanët të jenë në gatishmëri për paralajmërimet për cunami.

Sipas Institutit Amerikan të Studimeve Gjeofizike, tërmeti u regjistrua në orën 01:35 sipas kohës lokale, në një thellësi prej 20.7 kilometrash, rreth 126 kilometra larg nga qyteti kryesor i rajonit të Kamchatka, në skajin më lindor të Rusisë.

Fillimisht tërmeti u raportua si 8.0 ballë, më pas u përmirësua në 8.7 dhe përfundimisht në 8.8 ballë. Sipas Akademisë së Shkencave të Rusisë, ky është tërmeti më i fuqishëm i regjistruar në këtë zonë që prej vitit 1952.

🌊⚠️TSUNAMI WARNING

The #Japan Meteorological Agency has issued a tsunami warning after a powerful magnitude 8.7 earthquake struck near Russia’s Kamchatka Peninsula#Kamchatka #Russia #Update https://t.co/6YFyBzwUdn pic.twitter.com/HHpcS78gfv

— ⚡️🌎 World News 🌐⚡️ (@ferozwala) July 30, 2025

Etiketa: Kryesore1RusiTërmet

Lajme të lidhura

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm
Botë

U shkarkua nga Trump/ Zampolli përkrahu projektin e shtetit bektashi: Rama është një mik i fuqishëm

10:46 - 16/10/26
Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri
Botë

Papa Leoni XIV shtrohet në spital, do t’i nënshtrohet një operacioni në mushkëri

13:34 - 13/10/26
E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën
Aktualitet

E rëndë në Francë, punëtori shqiptar bie nga lartësia dhe humb jetën

12:00 - 13/10/26
Para
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 30 Korrik, me sa blihen e shiten valutat e huaja

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve
Aktualitet

Tensione para Ministrisë së Arsimit, policia përdor gaz lotsjellës dhe ujë me presion ndaj protestuesve

15:38 - 20/10/26

Tensionet janë përshkallëzuar pasditen e sotme pranë Ministrisë së Arsimit, ku policia ka ndërhyrë për shpërndarjen e studentëve dhe qytetarëve...

Lexo më shumë
Mediu në SPAK, Fuga: Druaj se drejtësia është selektive, nuk ka balancë…

Profesor Fuga: Studentët janë e ardhmja e vendit, kërkesat e tyre janë hedhur në kosh

15:31 - 20/10/26
Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

Avokati i Popullit: 18 të mitur mes të shoqëruarve, pretendime për dhunë dhe kontrolle të paligjshme të telefonave

15:15 - 20/10/26
Bllokimi i llogarive në rrjetet sociale/ Bardhi: Rama po ndjek metodat e Vuçiçit, censurë kundër zërave kritikë

Bardhi krahason Ramën me Lukashenkon: Kur diktatorët flasin për dialog, kërkojnë kohë por jo zgjidhje!

15:05 - 20/10/26
Karriget për studentët,  a është “gjetja” e fundit e Ramës  një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

Karriget për studentët, a është “gjetja” e fundit e Ramës një kopje e keqe e marrë nga “vëllai” serb?

14:59 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com