Një tërmet me madhësi 4.5 të shkallës Rihter ka rënë në kufirin Shqipëri-Greqi. Tërmeti që ka rënë në zonën e Janjar-it, në orën 14:46 dhe e ka pasur thellësinë 10 kilometra.
Nga tërmeti nuk raportohet të ketë dëme materiale dhe as persona të lënduar, por nga lëkundiet e tokës, shumë persona janë trembur dhe kanë dalë jashtë shtëpive të tyre nga frika.