GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

“Tërmet” te PSG, çfarë po ndodh me klubin parizien

22:37 - 16/01/23
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
“Tërmet” te PSG, çfarë po ndodh me klubin parizien
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Faza e parë e kampionatit në Francë u mbyll me disfatën e PSG në transfertën e Rennes, duke rihapur totalisht edhe llogaritë për titullin kampion.

Skuadra e Galtier u mposht minimalisht 1-0 në “Roazhon Park”, një rezultat i cili çoi ujë në mullirin e Lens dhe Marseille, pasi tani, diferenca e PSG dhe vendit të dytë, Lens është vetëm tri pikë.

Dy humbje

Dy humbje në harkun e 15 ditëve dhe tani kampionët e Francës kanë nevojë për një autokritikë të fortë, ndërsa kjo humbje nuk ka lënë shije të mirë te drejtuesit e klubit.

Sezoni është ende i gjatë, një fazë e dytë e gjitha për t’u zhvilluar, ndërsa në Francë bëjnë me dije se e ardhmja e Galtier tani nuk është shumë e sigurt dhe gjithashtu kanë raportuar se parizienët janë bërë gati edhe për një lëvizje të bujshme në merkato dhe bëhet fjalë për Dembele.

Sulmuesi i Barcelonës

Sulmuesi i Barcelonës mbetet një dëshirë e drejtuesve, por për të arritur te ai nuk është e lehtë, ndërsa “komoditetin” e Galtier po e trazon Zinedine Zidane.

Janari po rezulton i vështirë për kryeqytetasit, ndërsa muaji shkurt rezervon edhe takimin ndaj Bayern Munich në Champions League dhe në rast eliminimi, Galtier do të ishte pothuajse i shkarkuar dhe në Francë janë të bindur se nëse ndodh diçka e tillë, pasuesi do të jetë Zidane.

Merkato

Nëse flasim për merkato, me kalimin e ditëve po përforcohen zërat e largimit të Neymar, i cili ndaj Rennes zhvilloi një nga ndeshjet e tij më të dobëta dhe klubi gjatë kësaj kohe ka punuar në heshtje për të siguruar shërbimet e Dembele.

Fillimi i fazës së dytë kërkon një reagim të menjëhershëm, ndërsa dueli ndaj bavarezëve pritet të jetë testi kryesor jo vetëm për skuadrën, por edhe për trajnerin Christophe Galtier pasi drejtuesit e parizienëve kërkojnë me çdo kusht trofeun e Champions League dhe askush në klub, nuk mund të justifikohet vetëm me kampionatin, që tani është vendosur seriozisht në pikëpyetje.

Etiketa: cfare ndodhPSGTërmet

Lajme të lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar
Breaking Views

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar

23:25 - 12/03/26
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën
Breaking Views

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën

23:09 - 12/03/26
Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë
Breaking Views

Botërori kalon nga Polonia, titullarët e Sylvinhos me dëmtime dhe pak minuta lojë

18:30 - 12/03/26
Para
Sa shanse ka Arsenal të fitojë kampionatin? E thotë superkompjuteri

Sa shanse ka Arsenal të fitojë kampionatin? E thotë superkompjuteri

Discussion about this post

TË FUNDIT

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen
Aktualitet

Dita e Verës/ Policia e Elbasanit publikon masat për zhvillimin e festimeve, ja cilat rrugë do mbyllen

12:29 - 13/03/26

Policia e Elbasanit ka vendosur masa të posaçme për të garantuar sigurinë dhe qetësinë gjatë aktiviteteve për Ditën e Verës...

Lexo më shumë
Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

Aksident në minierën e bakrit në Spaç, plagoset rëndë një punëtor i kompanisë “Tete Albania”

12:06 - 13/03/26
Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

Vangjel Tavo në SPAK/ Skandali me tenderin e pastrimit! 3 milionë euro për plehrat, skualifikohet oferta më e ulët

12:00 - 13/03/26
Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

Kultivuan mbi 10 mijë bimë kanabisi në Shkodër, 5 persona dënohen me 59 vite burg (Emrat)

11:32 - 13/03/26
PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

PD: Qeveria pa plan për rritjen e çmimeve të naftës, do të propozojmë një ligj kontrollues

11:07 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com