GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tërmetet në Santorini/ Evakuohen mijëra banorë, ekspertët: Lëkundjet sizmike mund të vazhdojnë për javë të tëra

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmetet në Santorini/ Evakuohen mijëra banorë, ekspertët: Lëkundjet sizmike mund të vazhdojnë për javë të tëra
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mijëra banorë po largohen nga ishulli grek i Santorinit mes një vale aktiviteti të lartë sizmik. Sipas mediave lokale, rreth 6,000 qytetarë kanë larguar nga ishulli me traget që nga e diela.

Në 48 orët e fundit pranë ishullit janë regjistruar më shumë se 300 tërmete, dhe disa ekspertë paralajmërojnë se lëkundjet mund të vazhdojnë për javë të tëra, shkruan BBC.

Autoritetet kanë mbyllur shkollat për të gjithë javën dhe kanë kërkuar shmangien e grumbullimeve të mëdha në ambiente të mbyllura, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë.

Në orët e para të mëngjesit të së martës, qindra njerëz u radhitën në port për të hipur në traget drejt Athinës.

“Gjithçka është e mbyllur. Askush nuk punon tani. I gjithë ishulli është zbrazur,” deklaroi një banor vendas 18-vjeçar për agjencinë Reuters, përpara se të hipte në anije.

Përveç 6,000 banorëve që largohen nga ishulli me traget që nga e Diela, rreth 2,500 deri në 2,700 pasagjerë janë larguar në rrugë ajrore nga Santorini drejt Athinës, sipas Aegean Airlines. Transportuesi ka shtuar tre fluturime emergjente, pas një kërkese nga Ministria e Krizave Klimatike dhe Mbrojtjes Civile.

Sizmologët e konsiderojnë lëkundjet e fundit si të vogla, por masa parandaluese janë marrë në rast të një tërmeti më të madh.

Shërbimet e urgjencës kanë paralajmëruar banorët që të largohen nga zonat e Ammoudi, Armeni dhe Porti i Vjetër i Firës për shkak të rrëshqitjeve të dheut. Departamenti Rajonal i Zjarrfikësve të Egjeut Jugor është vendosur në gatishmëri, ndërsa ekipet e shpëtimit, të pajisura me tendat e mëdha mjekësore të verdha, janë dërguar në ishull. Tërmetet kanë origjinën nga një zonë pranë ishullit të vogël Anydros, në veri-lindje të Santorinit.

Etiketa: SantoriniTërmet

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
Zv-trajneri i Lacios flet për dëmtimin e Hysajt: Nga mënyra si doli nga fusha nuk jemi aspak optimist

Zv-trajneri i Lacios flet për dëmtimin e Hysajt: Nga mënyra si doli nga fusha nuk jemi aspak optimist

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Ekonomi

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.4 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26
Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

Humb jetën elektricisti 34-vjeçar teksa riparonte defektin në shtyllën elektrik

23:01 - 09/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com