GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmetet në Santorini/ Radhë kilometrike makinash, arratisje në panik nga ishulli
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Më shumë se 555 tërmete me magnitudë deri në 4.9 të shkallës Rihter, nga të cilët të paktën 200 janë mbi 3 ballë, të regjistruara nga Qendra Sizmologjike Evropiane dhe Mesdhetare në pesë ditët e fundit në zonën detare të Santorinit, kanë shkaktuar panik dhe arratisje në masë nga ishulli atraktiv.

Numri i lëkundjeve ndryshon dinamikën nga ora në orë me vibrimet e reja, teksa turistët dhe banorët nxitojnë të largohen me tragete.

Radha e mjeteve është kilometrike që presin të imbarkohen dhe kërkesat për bileta e lartë. Tërmetet kanë sjellë edhe pamje të frikshme të rrëshqitjeve në brigjet e ishullit, çarje toke dhe masive shkëmbore të shkëputur nga trupi i tokës.

Porti ka vështirësi, lëvizjet pothuajse janë të ndaluara për shkak të problematikës. Linjat ajrore, mes protestave për rritjen e çmimit të biletave, kanë planifikuar fluturime urgjente, ndërkohë që edhe anijet nisen nga ishulli me kapacitet të plotë.

Sizmologët, edhe pse të kujdesshëm në deklarata, nuk e fshehin faktin se “stuhia sizmike” do të vazhdojë, ndoshta duke shkaktuar një tërmet më të madh, por jo si ai i vitit 1956, i cili gjithashtu shkaktoi një cunami. Frika tjetër e tyre është se ka një lëvizje vullkanike, pra lëkundjet e tilla janë shenja të një vullkani të vjetër të njohur në zonë.

“Aktiviteti sizmik që po zhvillohet tani pranë Amorgos do të zgjasë nga disa ditë në javë, duke ruajtur të njëjtat përmasa. Duhen mijëra vjet për të mbushur çarjen. Nuk do të prodhojë tërmete të mëdha. Mund të shohim magnituda më të mëdha se 5 në shkallën Rihter. Njerëzit nuk duhet të bëjnë panik, nuk do të shohim një tërmet si ai i vitit 1956“, tha presidenti i OASP, profesor i Gjeologjisë në Universitetin e Athinës, Efthymios Lekkas.

Ndërsa akademiku dhe profesor i Fatkeqësive Natyrore në Universitetin Teknik të Kretës, Kostas Synolakis tha se të gjithë skenarët janë duke u shqyrtuar.

“Ajo që mund të themi në thelb është se Santorini ka shpërthime të mëdha rreth çdo 17000 vjet. Shpërthimi i fundit i madh ishte shpërthimi Minoan, i cili ishte 3500 vjet më parë. Pra, duke marrë parasysh të gjitha gjërat, ne jemi shumë larg. Santorini ka shpërthime më të vogla çdo pesëdhjetë vjet apo më shumë. Shpërthimi i fundit që pati ishte në vitin 1950. Më parë ishte në vitin 1922, ndaj duke pasur parasysh përmasat, Santorini është në rrugën e duhur për të pasur një shpërthim më të vogël, por nuk mund të themi qartë se sa i madh do të jetë. Dhe ndoshta nuk do të jetë diçka si shpërthimi Minoan që ishte 3500 vjet më parë. Ndoshta do të jetë diçka më e ngjashme me shpërthimet që kemi parë, si ai i fundit në 1950 ose 2022”, shprehet ai për median greke.

Etiketa: Santorinitermete

Lajme të lidhura

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës
Breaking Views

Përplasen BDI dhe VLEN, Mickoski nuk pranon kërkesën e studentëve shqiptarë për provimin në shqip të jurisprudencës

23:00 - 09/11/26
“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste
Kosovë & Rajon

“Kush mund ta shkëpusë Kosovën nga shpirti im?” Pas humbjes, Vuçiç këndon në karaoke me retorikë nacionaliste

10:17 - 07/11/26
Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?
Kosovë & Rajon

Çfarë mund të ndryshojë për Kosovën me demokratët në krye të Kongresit?

14:58 - 06/11/26
Para
“50 paund për të votuar Ramën”/ Emigranti denoncon blerjen e votave nga PS

“50 paund për të votuar Ramën”/ Emigranti denoncon blerjen e votave nga PS

Discussion about this post

TË FUNDIT

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij
Aktualitet

Tabaku denoncon në EPP: Edhe Europa e do Shqipërinë pjesë të saj, por Edi Rama do vetëm pushtetin e tij

08:03 - 10/11/26

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka paraqitur situatën politike në Shqipëri në mbledhjen e grupit të Partisë Popullore Europiane...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 10 Nëntor 2026, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:58 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 10 Nëntor 2026

07:33 - 10/11/26
Moti për sot: E dielë e kthjellët me ndërrime vranësirash

Parashikimi i motit për sot, 10 Nëntor 2026

07:31 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com