GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Tërmeti 6.6 ballësh godet Japoninë, paralajmërohet më e keqja. Qeveria llogarit që mund të humbin jetën 320 000 persona

15:22 - 22/01/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
S’ka qetësi në Greqi! Lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 ballë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një tërmet me magnitudë 6.6 i shkallës rihter goditi Japoninë jugperëndimore dhe perëndimore të shtunën herët, duke lënë më shumë se 10 të plagosur mes lëkundjeve të forta, por nuk u shkaktuan valë cunami, thanë agjencia e motit dhe autoritetet lokale.

Fokusi i tërmetit nën Oqeanin Paqësor ishte brenda një zone jashtë bregut të Japonisë ku parashikohet se një tërmet masiv dhe cunami pasues mund të ndodh në të ardhmen. Tërmeti i së shtunës kishte një magnitudë më të ulët se 6.8, standardi për qeverinë për të mbajtur një takim të jashtëzakonshëm ekspertësh për të vlerësuar një tërmet.

Tërmeti ndodhi rreth orës 1:08 të mëngjesit sipas orës lokale. Agjencia paralajmëroi se një tërmet tjetër me një nivel të ngjashëm lëkundjeje mund të ndodhë në zonat e goditura fort brenda javës së ardhshme.

Pas tërmetit të fortë, disa lëkundje të përmasave më të vogla ndodhën në mënyrë sporadike në zonë.

Në Oita, gjashtë persona u plagosën, shumica prej tyre lehtë, sipas pushteteve lokale. Në Miyazaki, policia konfirmoi katër lëndime, duke përfshirë një grua rreth të 50-tave e cila ra nga shtrati.

Lëndime u raportuan gjithashtu në prefekturat Saga dhe Kumamoto në Kyushu.

Një ndërprerje e përkohshme e energjisë elektrike ka ndodhur në Oita pas tërmetit. Thyerje të tubave të ujit u raportuan në disa zona në qytetin e Oita.

Nuk kishte anomali në funksionimin e termocentraleve bërthamore në rajonin Kyushu, tha Kyushu Electric Poëer Co.

Pas tërmetit, qeveria ngriti një zyrë ndërlidhëse pranë kryeministrisë për të mbledhur informacione dhe për të vlerësuar dëmet.

Tërmeti u ndje gjithashtu në një zonë të gjerë të Japonisë perëndimore, si dhe në një pjesë të Japonisë qendrore.

Qeveria japoneze vlerëson se deri në 320,000 njerëz mund të vdesin në rast të një cunami të shkaktuar nga tërmetet masive përgjatë luginës Nankai që shtrihet nga Japonia perëndimore në atë qendrore.

Në Nankai Trough, tërmete të llojit 8 ballë kanë ndodhur në intervale të rregullta gjatë shekujve, me Komitetin e Kërkimit të Tërmeteve të qeverisë duke thënë se ka një shans 90 për qind që një tërmet me magnitudë 8.0 deri në 9.0 të ndodhë atje brenda 40 viteve të ardhshme.

Lajme të lidhura

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!
Botë

“Po shqyrtojmë tërheqjen e SHBA nga NATO”, Aleanca reagon ndaj Trump: Provokime!

16:01 - 01/04/26
Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Para
Nuk pranuan të vaksinohen, pezullohen rreth 2 mijë mjekë në Itali

Nuk pranuan të vaksinohen, pezullohen rreth 2 mijë mjekë në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist
Breaking Views

Bamir Topi kritikon Berishën: Me përjashtimin e Salianjit tregoi hapur që është komunist

21:38 - 01/04/26

Bamir Topi shpreh mbështetjen për nismën e kryeministrit për uljen e numrit të deputetëve, Topi tha se një pjesë e...

Lexo më shumë
Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

Kandidatja e PS në Lezhë për zgjedhjet e 2025 bëhet zv.ministre e Mbrojtjes, shkarkohet Andrea Shllaku

20:46 - 01/04/26
Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

Përjashtimi nga PD/ Dritan Burgija: Pas takimit me Salianjin në Durrës, Berisha më akuzoi…

20:35 - 01/04/26
Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

Revolucioni në aeroportin e Rinasit/Biletat e avionëve, katër herë më lirë se më parë, ja si kanë ndryshuar çmimet

19:46 - 01/04/26
Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

Alarmi i Ambasadës amerikane në Tiranë: Grupet e lidhura me Iranin mund të shënjestrojnë amerikanët ose opozitën iraniane në Shqipëri

19:45 - 01/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com