GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Tërmeti, Bozo: Fshatarët hynë në vila

në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Tërmeti, Bozo: Fshatarët hynë në vila
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Luljeta Bozo, inxhinierja që u bë mjaft e njohur pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit dhe që sot ka një vend në Kuvendin e Shqipërisë thotë se rindërtimi u ka dhënë mundësinë shumë fshatarëve që të jetojnë në vila që nuk i kishin ëndërruar kurrë më parë.

E ftuar në “OraNews”, Bozo tha se vetëm 10% e qytetarëve nuk janë sistemuar pasi ende nuk u ka ardhur radha, por që edhe ata do ta marrin shtëpinë e tyre. Deputetja tha se me ekonominë shqiptare nuk mund të bëheshin të gjitha dhe që mjaft ndihmë për rindërtimin e vendit, kanë qenë fondet nga jashtë. Socialistja u shpreh se fajtor për mos përfundimin e të gjitha shtëpive është edhe Covid-19, pasi po të mos kishte rënë pandemia, gjithçka do të ishte sistemuar.

Strehimi

“Në Shqipëri gjatë këtyre 3 vjetëve janë strehuar me mijëra familje. Ka ende familje të pa stabilizuara por 85 për qind e familjeve janë futur në shtëpi të reja që nuk i kishin imagjinuar asnjëherë. Në apartamente dhe vila fantastike. Po të shkosh në Baldushk në shtëpitë e rrënuara që kishin fshatarët që ato dhe pa tërmet do të binin kanë hyrë në ca vila që nuk i kanë ëndërruar kurrë në jetën e tyre. Janë shtëpi dhuratë se nuk paguan asnjë lekë për atë punë.

Është një 10 për qindësh që ende nuk janë sistemuar por dhe atyre do t’ju vijë radha. U bë një punë e jashtëzakonshme se u siguruan shumë fonde nga jashtë. Me këtë ekonomi që kemi nuk mund t’i bëjmë të gjitha. Ne e dimë ekonominë e shtetit, një ekonomi jo shumë e fuqishme. Por kush do ta dinte se 1 vit më vonë do të binte Covid. Fondet e BE shkuan për shkolla, kopshte dhe një pjesë u mbulua nga buxheti i shtetit.

Nëse nuk do të kishte rënë pandemia sot nuk do të kishim asnjë njeri pa shtëpi. Unë e di që fondet janë transparente. Kanë marrë fonde dhe duke i riparuar vetë personat shtëpitë por nuk mund t’i riparojnë vetë. Firma e ndërtimit do t’i tërheqë lekët. Deri në një farë shume i jepej vetë personit. Dhe sot e kësaj ditë ka banor ku është akorduar fondi por nuk ka vijuar puna pasi mungon projekti dhe asgjë nuk mund të bëhet pa projekt. Janë disa procedura që njerëzit nuk mund t’i shkelin sepse së pari shkelet ligji si dhe nëse shkelen rregullat pasojat janë mbrapa do të vijë tërmete të tjera,”- tha Bozo.

Falenderimi për Ramën

Deputetja nuk e kurseu dhe një falenderim për kryeministrin Edi Rama, kur tha se ai shkoi të ‘lypte’ fonde dhe që njerëzit nuk duhet ta harrojnë këtë gjë.

“Njerëzit duhet të jenë të qartë, që nga puna e jashtëzakonshme e Ramës që shkoi në dyert e botës, lypi dhe siguroi fonde. Shumë fonde siguroi. Fondet që premtuan nuk erdhën të gjitha se ndodhi COVID”, tha ajo më tej.

Luljeta Bozo dha dhe një këshillë për të gjithë ata që duan të blejnë një shtëpi të re. me kredi ose jo, Bozo thotë se pa u siguruar që shtëpia është e qëndrueshme, lekët nuk duhen çuar dëm.

“Për ata që kanë siguruar një kredi dhe duan të blejnë një shtëpi këshilla ime është që, lekët mos i çoni kot. Domethënë për të hyrë në një shtëpi kudo apo në një apartament do të kërkoni kontrollin nëse ajo është apo jo e qëndrueshme dhe ka shumë instanca që bëjnë kontroll. Dhe kontroll fizik dhe me llogaritje. Në një shtëpi të re në asnjë mënyrë nuk duhet të futesh nëse nuk është kolauduar dhe nuk është marrë në dorëzim,”- përfundoi ajo.

Etiketa: bozotërmetivila

Lajme të lidhura

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo
Aktualitet

A e ndjek Botërorin? Përgjigjet kryedemokrati: E kam vendosur, ja ekipi për të cilin bëj tifo

13:33 - 27/06/26
Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!
Aktualitet

Berisha zbulon: Shpalli një grua ‘non grata’, kur vetë Rama është takuar me Ahmedinaxhadin disa herë në Iran!

13:18 - 27/06/26
‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi
Aktualitet

‘Rama në burg, Berisha në burg’, kryedemokrati: Mos u impresiononi nga thirrjet e një grupi të vogël që paguhen nga Sorosi

13:09 - 27/06/26
Para
Mbape ‘paketon’ Danimarkën, kualifikon Francën

Mbape ‘paketon’ Danimarkën, kualifikon Francën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike
Botë

Vala ekstreme e të nxehtit ‘paralizon’ Europën, ndalohen ngjarjet publike

15:31 - 27/06/26

Vala ekstreme e të nxehtit që ka përfshirë Evropën ka thyer rekorde historike të temperaturave në Gjermani, Belgjikë dhe Holandë,...

Lexo më shumë
250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

250-vjetori i Pavarësisë së SHBA-së/ Trump prezanton pasaportën e re amerikane me portretin e tij

15:06 - 27/06/26
Operacion në 9 vende/ Arrestohen 288 persona, kapen 850 kg drogë

“Në Evropë veprojnë 731 grupe kriminale”, raporti i Europol: Mafia ka pushtuar bizneset

14:44 - 27/06/26
FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

FSHF gati të investojë në kompleksin e ri të Laçit, projekti pret angazhimin e Bashkisë Kurbin

14:12 - 27/06/26
Ambasada e SHBA shpërndan mesazhin zv.presidentit amerikan: Nuk duhet të kemi frikë prej qytetarëve tanë

Armëpushimi në rrezik! Irani i përgjigjet sulmeve amerikane, Vance paralajmëron: Dhuna do të përballet me dhunë

13:48 - 27/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetgrandpashabetUltrabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomcasibomUltrabetcasibom girişjojobet girişgrandpashabetgrandpashabet girişJojobetjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetcasibomgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetholiganbet