GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Tërmeti i fuqishëm/ Viktima u gjet mes rrënojave, flet drejtori i spitalit për gjendjen e të plagosurve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti i fuqishëm/ Viktima u gjet mes rrënojave, flet drejtori i spitalit për gjendjen e të plagosurve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një vajzë e re ka gjetur vdekjen dhe të paktën tre të tjerë janë plagosur si pasojë e tërmetit të fuqishëm që ka goditur Bosnjen në orët e vona të 22 prillit.

Tërmeti, i cili u regjistrua pas orës 23:00, është ndier në Bosnje-Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Mal të Zi, Kosovë dhe Shqipëri. Drejtori i spitalit në Mostar ka konfirmuar për Radion Europa e Lirë se gruaja që ka vdekur është plagosur në qytetin e Stolacit.

Viktima është gjetur mes rrënojave pasi një pjesë e kodrës është shembur mbi shtëpinë ku ajo jetonte me familjen e saj, kanë thënë autoritetet e shëndetësisë ndërkohë prindërit dhe e motra e saj janë plagosur.

Ajo ka qenë e vdekur kur është dërguar në spital, kanë thënë autoritetet, duke shtuar se tre të tjerë janë po ashtu me plagë të shkaktuara nga pasojat e tërmetit.

“Ata kanë ardhur me gërvishtje dhe ndrydhje kyçesh, shkaktuar teksa kanë qenë duke vrapuar për të shpëtuar”, ka thënë shefi i spitalit, Kazimir Raguz.

“Ka pasur edhe lëndime të lehta në kokë për shkak të rënies së objekteve nëpër shtëpi, mirëpo jo diçka shumë serioze. Të gjithë ata kanë dalë nga spitali për trajtim në shtëpi”.

Ranko Radiq, udhëheqës për mbrojtje civile në Lubinje, që gjendet 30 kilometra nga Stolaci, i ka thënë Radios Europa e Lirë se në qytet ka makina dhe çati shtëpish të dëmtuara.

Tërmeti i shkallës 5.7 ka pasur epiqendrën rreth 42 kilometra në juglindje të qytetit të Mostarit dhe thellësi rreth 5 kilometra, sipas Qendrës Sizmologjike Europiano-Mesdhetare.

Kjo Qendër ka paralajmëruar se mund të ketë goditje tjera në orët dhe ditët në vijim. Radiq ka thënë se dy tërmete tjera janë regjistruar në Lubinje dhe se shumica e njerëzve kanë qëndruar jashtë për shkak të rrezikut.

Etiketa: bosnje hercegovineNjë vajzë e vdekursipas Qendrës Sizmologjike Europiano-MesdhetareTërmeti i fuqishëmTërmeti i shkallës 5.7

Lajme të lidhura

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik
Breaking Views

Kurti takohet me shefin e NATO-s në Dublin: Anëtarësimi, prioritet strategjik

21:15 - 12/11/26
Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve
Kosovë & Rajon

Arrestohet në Beograd ish-ministri i Ekonomisë së Vuçiçit! Dyshohet për vjedhjen e miliona dinarëve

13:13 - 11/11/26
Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias
Breaking Views

Shqiptarët kërkojnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, qeveria e RMV kërkon opinion nga Komisioni i Venecias

19:27 - 10/11/26
Para
Eksplozivi në biznesin e policit, ja dyshimet e punonjësit të “Shqiponjave”

Eksplozivi në biznesin e policit, ja dyshimet e punonjësit të “Shqiponjave”

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26

Një sulm i përmasave gjigante kibernetike ka tronditur Francën, pasi hakerët kanë arritur të depërtojnë në sistemet e Maileva-s, kompanisë...

Lexo më shumë
Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

Maratona e Tiranës mbledh 5,800 garues, bllokohet kryeqyteti! Rrugët ku nuk do të lejohet qarkullimi

08:28 - 15/11/26
Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

Koçeku ironizon Asamblenë e PS-së: “Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?”

08:12 - 15/11/26
Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

Reshje shiu dhe shtrëngata në disa zona, si parashikohet moti këtë të diel

07:44 - 15/11/26
Horoskopi për ditën e sotme, 1 nëntor 2026/ Njihuni me shenjat më me fat

Horoskopi i së dielës, 15 nëntor 2026 – Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

07:40 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com