GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tërmeti i mbrëmshëm, 6 banesa të dëmtuara pranë Korçës

19:15 - 10/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti i mbrëmshëm, 6 banesa të dëmtuara pranë Korçës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zonat përreth Korçës në juglindje të Shqipërisë janë lëkundur mbrëmjen e së dielës nga një tërmet që e kishte epiqendrën në Follorinë të Greqisë, me forcë goditëse 5.6 sipas shkallës Rihter.

Si pasojë, disa shtëpi në qytetin e Bilishtit kanë pësuar dëmtime në strukturë. Banorët e fshatit Shuec tregojnë frikën që kanë përjetuar.

“U trembëm. Kishim frikë, gjithë natën s’kemi fjetur hiç. Tërmet i fuqishëm ishte” – tha një zonjë.

“Hera e parë ishte shumë, shumë e rëndë, dolëm të gjithë jashtë nga shtëpitë. Dolëm jashtë, e dyta ishte më lehtë, më pas vazhduan dridhjet e tjera, por ishin më të lehta. Tërmetin e parë dolëm jashtë, ishte llahtari” – u shpreh një tjetër.

Shtëpia e Shpëtim Çaullit është dëmtuar rëndë, ku ka plasaritje e çarje muresh.

“Çatia ka ikur fare, po ra edhe një herë më zuri brenda ajo çati mua. Çfarë t’i bej unë, ku të ankohem? S’kam aq buxhet ta rregulloj. Përjashta dolëm, mora plakën jashtë” – tha Shpëtim Çaulli.

“Me se ti rregulloj po s’më ndihmoi njeri, nga të përplasem? Asnjë nuk ka ardhur, sot shkova në bashki. Do të vijnë ta shohin thanë. Kur do vijnë, kur të me zërë brenda mua?” – shtoi ai.

“Burri tha do shkojmë të ankohemi në bashki, të shohim mos na ndihmojnë. E gjithë shtëpia, tavanet dhe mbrapa janë shembur. Me bagëtitë rrojmë, mamanë e sëmurë. Me frikë do flemë” – u shpreh Manushaqe Çaulli, bashkëshortja e Shpëtimit.

Një tjetër fshat i prekur nga tërmeti është ai i Mançurishtit, fshat kufitar me Greqinë. E dëmtuar ka mbetur edhe shtëpia e Shpëtim Brahos.

“Ra tërmeti, ne ishim brenda, vetëm unë isha ngritur se të gjithë flinin gjumë. I nxora jashtë, u gdhimë jashtë. Kishte kërcitje, muret e trarët” – tha Shpëtim Braho.

Etiketa: banesaKorcembremshemtermeti

Lajme të lidhura

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?
Aktualitet

Streha e Bashkisë Tiranë: Nga vend shpëtimi në vatër sëmundjeje?

19:19 - 11/03/26
Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër
Aktualitet

Ambasada e SHBA mesazh sigurie për protestën e PD: Ja çfarë mund të ndodhë nesër

18:05 - 11/03/26
Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen
Aktualitet

Nesër protesta e PD para Kuvendit, Policia njofton akset që do të bllokohen

17:26 - 11/03/26
Para
“Boll u kapët pas b.. të ish-partnereve”, Meridiani shpërthen ndaj Romeos

“Boll u kapët pas b.. të ish-partnereve”, Meridiani shpërthen ndaj Romeos

Discussion about this post

TË FUNDIT

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG
Breaking Views

Vazhdon surpriza Bodo Glimt, Real Madrid mbretëron ndaj City-t, mundet me goleadë Chelsea nga PSG

23:25 - 11/03/26

Bastioni arktik i Aspmyra goditi sërish. Sondre Brunstad Fet hapi rezultatin me penalltë në minutën e 32-të, pastaj Ole Blomberg...

Lexo më shumë
Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

Mesazhi i Marta Kos: Shqipëria të mos ngadalësojë reformat drejt BE

23:00 - 11/03/26
Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

Bastet drejt rikthimit, qeveria miraton rregullat dhe sistemin e monitorimit

22:17 - 11/03/26
Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

Një penallti shpëton Arsenalin në Gjermani, “Topçinjtë” barazojnë në ndeshjen e parë me Leverkusen

21:59 - 11/03/26
Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

Mesazh nga Brukseli: Shqipëria dhe Mali i Zi drejt BE, kërkohet më pak burokraci në proces

21:50 - 11/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com