GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Tërmeti/ Qeveria nuk ka ende bilanc për dëmet, ja çfarë thotë kryebashkiaku i Devollit

19:14 - 11/01/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Tërmeti i mbrëmshëm, 6 banesa të dëmtuara pranë Korçës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tërmeti në Greqi i para dy ditëve shkaktoi frikë edhe në tre shtete të tjera, përfshi Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut. Tërmeti i fuqishëm me magnitudë 5.3 ballë të shkallës Rihter me epiqendër Follorinën ishte me thellësi 14.1 km. Ata e kanë kaluar natën në makinë dhe në ambientet e jashtme, duke braktisur kështu nga frika banesat e tyre.

Pwr shkak tw dwmeve, Greqia ka marrë masa duke mbyllur shkollat, si dhe janë thyer xhamat e dyqaneve dhe shtëpive. Për shkak të lëkundjeve të vazhdueshme, objektet kanë rënë brenda shtëpive, ndërsa disa suva janë shkëputur dhe kanë rënë mbi makina.

Bashkitë Follorinë, Amyntaio dhe Prespë të Njësisë Rajonale Follorinë janë shpallur së fundmi gjendje të jashtëzakonshme, pas një vendimi të Sekretarit të Përgjithshëm të Mbrojtjes Civile, Vassilios Papageorgiou. Gjendja e jashtëzakonshme u shpall pas kërkesës nga kryetarët e këtyre tre zonave, për adresimin e emergjencave në menaxhimin e problemeve të lindura nga tërmeti i 9 janarit 2022.

Ndërkohë që në Shqipëri nuk ka asnjë reagim nga ana e instancave shtetërore, sa i përket dëmeve që janë shkaktuar nga tërmeti që lëkundi dhe Shqipërinë. Përveç deklaratës të Ministrit të Mbrojtjes, Niko Peleshi, natën kur ndodhi tërmeti, i cili lajmëronte që deri në ato momente nuk raportohej për dëme, reagim nga ana e Emergjencave Civile në lidhje me bilancin e dëmeve ende nuk ka.

Ndërkohë në media është raportuar se ka 6 banesa të dëmtuara, nga të cilat 2 janë në Bilisht, 2 në fshatin Mançurisht e 2 në fshatin Shuec. Kryetari i Bashkisë Devoll, Eduart Duro, në një prononcim për mediat ka thënë se grupet e emergjencave civile kanë nisur verifikimin në terren për rastet e raportuara. Paraprakisht thuhet se banesat të cilat janë bërë raportime për dëmtime janë banesa të vjetra dhe të amortizuara, të cilat kanë pasur probleme edhe më parë.

Etiketa: BilancdemetDevollkryebashkiakuKryesore1qeveriatermeti

Lajme të lidhura

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi
Aktualitet

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë
Aktualitet

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Para
Kosovë, mori mijëra euro rryshfet nga dy biznese, arrestohet zyrtari

Kosovë, mori mijëra euro rryshfet nga dy biznese, arrestohet zyrtari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës
Aktualitet

Kërkuan Komisione hetimore për ARRSH-në dhe AKSHI-n, PS rrëzon dy kërkesat e opozitës

13:39 - 07/04/26

Konferenca e Kryetarëve është shoqëruar me debate mes opozitës dhe mazhorancës, ku kjo e fundit rrëzoi kërkesën për ngritjen e...

Lexo më shumë
Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

Berisha zbardh skenarët: Më 17 prill të mblidhemi në kryengritjen më të fuqishme për t’i treguar vendin këtij regjimi

13:14 - 07/04/26
Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

Berisha: Rama mashtroi pensionistët për bonuset! Rritja stratosferike e çmimeve po e godet rëndë këtë shtresë

13:07 - 07/04/26
Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

Korreshi: I qamë hallin Karçanit se nuk paguante dot qiranë, ajo del me rroba banje në vilën e Palasës

12:53 - 07/04/26
Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

Këlliçi: Pasi u zhvati shqiptarëve 50 mln euro në Tunelin e Llogarasë, tani do u marrë para për të kaluar!

12:27 - 07/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com