GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Breaking Views

Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!

në Breaking Views, KRYESORE, Lajme, Politikë, Të fundit, Të Gjitha
Kohë leximi: 3 min
A A
Harta e re/ Qytetarët e Patosit dhe Rrogozhinës në protestë, Këshillat e Libohovës dhe të Klosit kundër shkrirjes së bashkive!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një ditë pasi kryeministri Edi Rama u kujtoi kryebashkiakëve detyrën e tyre për t’u shprehur me shkrim për projektin e ndarjes së re territoriale, disa nga bashkitë që preken duke u shkrirë, kanë nisur të organizohen për të mbajtur zyrtarisht qëndrimin e tyre.

Libohova, që sipas draftit të mazhorancës pritet t’i bashkohet Gjirokastrës, është e para që ka mbledhur këtë të hënë Këshillin Bashkiak, ku si rrallë herë të majtë e të djathë janë bërë bashkë: kundër shkrirjes së bashkisë Libohovë. Këtë qëndrim unanim të të gjithë këshilltarëve bashkiak pritet t’ia çojnë qeverisë me shpresën se vendimi i tyre do të merret parasysh.

Edhe bashkia Klos, e cila pritet t’i bashkohet Matit do të mbajë qëndrimin e saj zyrtar. Anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë kërkuar një mbledhje urgjente, ku pritet të diskutohet qëndrimi institucional i këshillit ndaj projektit të reformës administrativo-territoriale.

Këshilltarët propozojnë që në mbledhje të shqyrtohet ndikimi i reformës, të miratohet një rezolutë zyrtare kundër shkrirjes së Bashkisë Klos, kjo rezolutë t’u dërgohet Kuvendit, Këshillit të Ministrave dhe institucioneve të tjera përgjegjëse, si edhe të organizohen konsultime publike me qytetarët në të gjitha njësitë administrative të bashkisë.

Ndërsa në Rrogozhinë, e cila pritet të bashkohet me Kavajën janë punonjësit e bashkisë ata të cilët e kanë kundërshtuar bashkimin duke pezulluar për pak çaste punën mëngjesin e kësaj të hëne, në shenjë demonstrative kundër propozimit të socialistëve. Ata thonë se ndihen të tradhtuar nga kupola e PS ndërsa kërkojnë me ngulm që Rrogozhina të mbetet Bashki më vete pasi sipas tyre rrezikon të humbasë identitetin e saj.

“Unë si qytetar i Rrogozhinës jam kundër kësaj reforme sepse Bashkia Rrogozhinë nuk i plotëson kushtet dhe kriteret që ka vendosur qeveria që të shkrihet si bashki dhe të bashkohet me Kavajën. Kush na siguron ne që duke u bashkuar me Kavajën do rriten shërbimet për qytetarët e Rrogozhinës? Është e papranueshme që Bashkia të shkrihet.”

Bashkisë Rrogozhinë po i bëhet një padrejtësi shumë e madhe. Ne si Bashki i plotësojmë të gjitha kriteret për të qëndruar si Bashki si burimet njerëzore ashtu edhe financiare.”, shprehen ata.

Një tjetër bashki që kundërshton shkrirjen është ajo e Patosit e cila pritet t’i bashkohet Fierit. Qytetarët thonë se ky vendim cenon identitetin e qytetit të naftëtarëve dhe rrezikon shpopullimin e qytetit me largimin e shërbimeve.

“Bashkia e Patosit është një identitet i pandashëm, por që funksionon si unitet më vete, siç ka funksionuar deri më sot. Këshilli i bashkisë si institucion i zgjedhur dhe kryetari i bashkisë duhet të bëjnë argumentimin përkatës se nuk ngjan me një bashki pa burime ekonomike e njerëzore. Jo Patosi, jo Divjaka, jo Memaliaj!”

“U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Patosit, mos ta lëshojnë këtë bashki.”

Zëra kundër, socialistët kanë pasur edhe në mesin e tyre. Deputeti i Vlorës Vullnet Sinaj ka mbajtur qëndrimin e tij publik kundër shkrirjes së Bashkisë së Selenicës me Vlorën. Ai kërkon që të dëgjohen ekspertët dhe qytetarët. Nëse qeveria do të rriste financimin për pushtetin vendor, sipas Sinës nuk do të kishte nevojë të shkohej drejt uljes së numrit të bashkive.

Opozita e cila ka mbrojtur variantin e saj që e çon nga 61 në 100 numrin e bashkive, ka qenë e qartë që në fillim, kur e cilësoi propozimin e shumicës si një projekt politik dhe me qëllime elektorale. Tani ajo duket se po i gëzohet zërave kundër nga radhët e socialistëve por dhe qytetarëve në disa bashki të vendit.

gijotina.com/

Etiketa: Kryesore1reforma territoriale

Lajme të lidhura

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

21:44 - 19/08/26
Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK
Aktualitet

Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

21:32 - 19/08/26
Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë
Aktualitet

Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

21:20 - 19/08/26
Para
Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Flakët rrezikojnë banesat në Kostar të Finiqit, dy helikopterë ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës
Aktualitet

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi në kryeqytet! Gratë dhe vajzat i prijnë revoltës

21:44 - 19/08/26

Pas fjalimeve të mbajtura përpara Kryeministrisë, protestuesit të udhëhequr nga gratë dhe vajzat e rreshtuar në fillim, kanë nisur marshimin...

Lexo më shumë
Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

Pano Soko: Rreziku nuk është vetëm Rama, por ‘ramizmi’! Po qeverisin me modelin KÇK

21:32 - 19/08/26
Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

Protestuesja rendit dështimet e qeverisë: Aeroporti i Kukësit u premtua me 300 mijë pasagjerë, sot fluturimet mungojnë

21:20 - 19/08/26
Anëtari i PPNA: Shkatërrimi i natyrës nisi me Aeroportin e Vlorës, u shpërfillën ekspertët! Me këtë ndërtim, po vënë në rrezik qytetarët

Anëtari i PPNA: Shkatërrimi i natyrës nisi me Aeroportin e Vlorës, u shpërfillën ekspertët! Me këtë ndërtim, po vënë në rrezik qytetarët

21:11 - 19/08/26
Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës “Orange”

Dhunuan shefin e Krimeve në Sarandë, lihen në burg 6 rojet e klubit të natës “Orange”

20:52 - 19/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com