Deputetja e PD-së Dhurata Çupi në fjalën e saj në parlament deklaroi se pushteti lokal nuk është në shërbim të qytetarëve. Çupi theksoi se reforma territoriale e bërë ka qenë tërësisht në shërbim të pushtetit e jo njerëzve të thjeshtë të Republikës. Sipas Çupit, reforma territoriale e vitit 2014 ishte një dështim total. Ajo theksoi se është momenti të kemi pushtet të shëndetshëm.
Fjala e Çupit:
Në punën tonë nga fillimi deri në fund, objektivat kanë qenë mjaft të qarta:
- a) Të përcaktonim politika të qarta në nivelet përkatëse, gjithëpërfshirëse dhe bashkëkohore.
- b) Të miratonim instrumente ligjore efektive për riorganizimin territorial në funksion të përkthimit të politikave në praktikë, që janë të integruara me standardet ndërkombëtare dhe pasqyrojnë angazhimet në proceset integruese të vendit drejtë BE-së.
- c) Te rregullojme nga pikëpamja ligjore procese të qarta për vlerësimin dhe, sipas nevojës, rishikimin e rregullave dhe legjislacionit, veçanërisht për të shmangur ndikimin disproporcional në përfaqësim dhe shpërndarje shërbimesh publike vendore ndërmjet zonave urbane dhe rurale.
- d) Te riorganizojme bashkite ne përshtatshmëri ndaj pritshmërive të arsyeshme të komuniteteve bazuar në histori, traditë dhe zakone, si dhe ndarje të burimeve të disponueshme dhe kapaciteteve për zbatim.
- e) Ne zgjedhjet e ardhshme vendore, që tashmë përkojnë me datë 14 Maj, t’ju ofrojmë qytetarëve nje model tjeter qeverisjeje nga pikëpamja territoriale dhe admistrative.
Gjatë 32 viteve, pushteti vendor ka kaluar disa faza reformimi administrativ dhe territorial. Në përgjithësi, reformat në pushtetin vendor janë bërë me konsensus nga palët politike dhe me mbështetje nga partnerët ndërkombëtarë. Ndryshe ndodhi me reformën administrative të vitit 2014, e cila shkriu 373 njësi të qeverisjes vendore në 61 bashki që Shqipëria ka sot. Reforma u bë e njëanshme dhe pa konsensusin tradicional të partive politike. Mazhoranca e kohës shfrytëzoi mungesën e këtij konsensusi për qëllime të pastra elektorale, qëllime që dhe sot vijojnë të jenë mjaft të dukshme. Jashtë cdo interesi partiak, në atë kohë, ne kemi gjykuar se pushteti vendor kërkon reformim me standarte. Koha na dha të drejtë, pasi sot pushteti lokal nuk po funksionon për qytetarët, nuk ju shërben atyre, nuk është përfaqësues i tyre. Reforma kërkonte detyrimisht korrigjime dhe rishikime. Për të adresuar këto probleme dhe për të përmirësuar qeverisjen vendore, Partia Demokratike ka reaguar herë pas here me qëndrime të njohura publike, përfshirë edhe ngritjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.
Pas shtatë vite zbatimi të reformës, ne mund t’i shohim qartë problematikat:
- Mungesë e theksuar përfaqësimi të komuniteteve të ish-komunave (njësive administrative) në vendimmarrje në këshillat bashkiakë;
- Mosrealizimi i autonomisë (decentralizimi fiskal dhe administrativ);
- Sasia, cilësia dhe shtrirja e paqëndrueshme e shërbimeve;
- Përfaqësimi qytetar në proceset vendimmarrëse dhe llogaridhënies së organeve drejtuese vendore;
- Bashkëpunimi dhe marrëdhëniet ndër-institucionale për dialog real;
- Respektimi i ndarjes së pushteteve, paanshmëria etj;
- Shpërndarja e shërbimeve publike e disbalancuar ndërmjet zonave urbane dhe rurale;
- Kontrolli i territorit dhe qeverisja sa më pranë qytetarit, transparenca etj;
- Ekonomia e shkallës në dilemë të madhe dhe larg objektivit.
- Llogaridhenje e ulet, transparence nuk ka, ekonomia dhe zhvillimi lokal jashte prioriteteve, niveli i lartë i korrupsionit.
Iniciativa e Partisë Demokratike për një reformë të re territoriale fitoi menjëherë një konsensus të gjërë publik, pasi problemet ishin në sytë e të gjithë qytetarëve. Qytetarët presin me padurim të bëhen rregullime të cilat do t’ju përmirësojnë jetesën në zonat ku jetojnë, të ndjehen të përfaqësuar, te marrin shërbimet qe ju mungojnë. Nga ana tjetër, ky interes publik për të bërë riorganizimin e territorit duket qartë edhe nga prezenca e madhe e këtij debati në të gjithë mediat kombëtare dhe lokale. Një zgjidhje e mirë për të korrigjuar ndarjen territoriale është një qasje duke filluar nga njesia me e vogel ne qender bashkie, bazuar në ekspertizën faktike dhe profesionale, jashtë çdo interesi partiak, ndryshe nga reforma e 2014 me qasje të fortë nga qendra ne periferi. Nga ana tjetër, edhe fakti që 7 vite nuk mjaftojnë për t’u bindur mbi suksesin e reformës duhet pasur parasysh. Ne jemi përpjekur të ofrojmë rrugëzgjidhje efektive boshllëqeve të padëshiruara që solli kjo reformë gjatë 7 viteve, dhe të plotësojmë këto në kohën e duhur, jo të presim, pasi këto boshllëqe mund të thellohen potencialisht me kalimin e kohës. Pra, është momenti i duhur për terapi të kujdesshme tani për të patur një pushtet të shëndetshëm në vazhdimësi.
Ndaj Partia Demokratike ka propozuar dhe kërkon një konsensus të gjërë politik për:
1-modelin e pushtetit vendor në Shqipëri,
2-rishikime, korigjime dhe riorganizimin e ri territorialo-administrativ për nivelin e parë dhe të dytë të pushtetit vendor, si dhe rekomandime për çështje administrative dhe rregullatore.
Propozimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike është një dëshmi e qartë e faktit se:
- Shqipëria ka shanse të mëdha që të përmirësojë përfaqësimin, të rrisë efiçiencën dhe efikasitetin në ofrimin e shërbimeve për qytetarët, në përmirësimin e cilësisë dhe të aksesit të qytetarëve në shërbimet publike vendore, në pjesëmarrje dhe vendimmarrje në të gjithë territorin e saj.
- Riorganizimi i bashkive dhe krijimi i bashkive të reja rurale do të krijojne kushte për zhvillimin ekonomik lokal, rural, agroturizëm, dhe rigjallërim të jetës sociale, ekonomike dhe politike, me pritshmëri për të “frenuar” shpopullimin.
III. Reduktimi i pabarazive midis zonave rurale dhe urbane, si edhe krijimi i kushteve të domosdoshme për zhvillimin e qëndrueshëm dhe kontroll të territorit në të gjithe vendin.
- Rritja e kapaciteteve të administratës publike vendore, si dhe forcimi i strukturave administrative dhe komunitare sa më afër qytetarëve, ofrojnë shanse për rininë, grupet e tjera shoqërore dhe vazhdimësinë e komuniteteve.
- Përmirësim të demokracisë vendore nëpërmjet rritjes së potencialeve përfaqësuese në vendimarrjet lokale, llogaridhënies dhe instrumentave të tjerë demokratikë.
- Detyrimet e qeverisjes vendore mbi rolin e tyre për integrim në BE plotësohen më mirë me reformimin dhe riorganizimin territorial.
Discussion about this post