GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Terror në Afganistan, talebanët qëllojnë për vdekje aktivisten 29-vjeçare

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Terror në Afganistan, talebanët qëllojnë për vdekje aktivisten 29-vjeçare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vëmendja kthehet sërish te terrori i udhëheqjes nga talebanët në Afganistan ku është qëlluar për vdekje një pedagoge ekonomie, aktiviste në mbrojtje të të drejtave të grave. Frozan Safi, 29  vjeç, është qëlluar dhe vrarë në veri të Afganistanit , në atë që duket të jetë vdekja e parë e njohur e një aktivisteje të të drejtave të grave, që kur talebanët erdhën në pushtet pothuajse tre muaj më parë.

Gjatë kësaj kohe ekstremistët kanë udhëhequr një lëvizje kryesisht të dhunshme ndaj disidencës, duke rrahur gratë me shkopinj elektrik dhe duke ndaluar e torturuar gazetarët që mbulojnë protestat mbarëkombëtare.

Trupi i viktimës u identifikua në një morg në qytetin Mazar-i-Sharif pasi ajo u zhduk më 20 tetor. “Ne e njohëm atë nga rrobat e saj. Plumbat i kishin shkatërruar fytyrën”, tha motra e Safit, Rita, e cila është mjeke.

“Kishte plagë plumbash gjithandej, shumë për t’u numëruar, në kokën, zemër, gjoks, veshka dhe këmbët e saj. Unaza e saj e fejesës dhe çanta i ishin marrë të dyja“, shtoi Rita.

“Të enjten, forcat e sigurisë talebane sollën trupat e dy grave të paidentifikuara që ishin qëlluar për vdekje në spitalin provincial të Balkh” tha Meraj Faroqi, një mjeke vendase. Ata ishin gjetur së bashku me trupat e dy burrave në një shtëpi në Mazar-i-Sharif, ndërsa policia po heton rastin që me siguri nuk do të gjykohet kurrë.

Vdekjet nënvizojnë ndjenjën e përhapur të frikës në Afganistanin e kontrolluar nga talebanët, ku një valë vrasjesh hakmarrëse të njerëzve të lidhur me qeverinë e mëparshme, ka nxitur një atmosferë mosndëshkimi dhe konfuzioni.

Të enjten, Human Rights Watch tha se rregullat e talebanëve po ndalonin shumicën e grave të operonin si punonjëse ndihmash në vend, duke përshpejtuar një katastrofë humanitare të afërt. Aktivistët thonë se ata janë duke u ndjekur nga talebanët, të cilët kanë përsosur mënyra për të infiltruar dhe frikësuar grupet e grave.

Etiketa: Afganistanterror

Lajme të lidhura

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve
Botë

Alarm në Francë! Hakerët vjedhin të dhënat personale të 22 milionë qytetarëve

08:55 - 15/11/26
BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve
Botë

BE paralajmëron përsëri qytetarët: Përgatituni të mbijetoni 72 orë pa ndihmën e autoriteteve

15:29 - 14/11/26
SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar
Botë

SHBA rihap hapësirën ajrore, por kaosi në aeroporte vijon, mijëra pasagjerë të bllokuar

08:40 - 14/11/26
Para
Superliga, Laçi përballet me Skënderbeun, Vllaznia pret Tiranën në ‘Loro Boriçi’

Superliga Shqiptare, ja ndeshjet e ditës së sotme, Partizani synon mbijetesën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë
Sport

Mungesa e Ernest Muçit prish planin e Maran, ndryshon formacionin ndaj Bjellorusisë

14:13 - 15/11/26

Plani i trajnerit Rolando Maran ndaj Bjellorusisë është prishur. Shkak është bërë mungesa e Ernest Muçit te Kombëtarja, ndërsa sfida...

Lexo më shumë
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë

13:45 - 15/11/26
Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

13:23 - 15/11/26
Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Akuzat për falsifikim dokumentesh/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

12:51 - 15/11/26
Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

Mjegulla mbulon Parkun Kombëtar të Llogorasë, vështirësi në qarkullim

12:17 - 15/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com