GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Terror në Paris/ Momenti i arrestimit të autorit të sulmit

15:25 - 03/12/23
në Aktualitet, Bota, Botë, Breaking Views
Kohë leximi: 3 min
A A
Terror në Paris/ Momenti i arrestimit të autorit të sulmit
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Në momentin e ndjekjes dhe arrestimit të 26-vjeçarit Armand Razapour-Mijondoub, i cili kreu sulmin e përgjakshëm në Paris, duke goditur për vdekje një turist dhe duke plagosur dy të tjerë, ka regjistruar një video që po bën xhiron e internetit.

Videoja dyshohet se tregon sulmuesin duke u përpjekur t’i shpëtojë dy policëve, një burrë dhe një grua, të cilët i drejtojnë armët.

French police arrest Islamic terrorist in Paris who killed one person and injured two shouting “Allah Akbar”. pic.twitter.com/B5xR1CbsNd

— RadioGenoa (@RadioGenoa) December 3, 2023

Në të njëjtën kohë, sulmuesi postoi një video në rrjetet sociale duke marrë përgjegjësinë për sulmin e tij. Në këtë fazë, hetuesit nuk e dinë se kur është regjistruar video, por ajo është postuar në internet “njëkohësisht” me sulmin, sipas burimit të sigurisë.

Paris: Vidéo du terroriste “Français” avant son passage à l’acte dans un parfait “Français” selon nos médias
On apprend finalement que le dénommé Arman Rajabpour-Miyandoab est d’origine Iranienne et semble parler parfaitement l’arabe pic.twitter.com/Ybq4mNAXr3

— Réalité Actuelle (@ReaActuelle) December 3, 2023

26-vjeçari Armaan Razapour-Miyondouab përballet me akuza të shumta dhe të rënda pas sulmit të së shtunës mbrëma, përfshirë vrasjen. Mësohet se ai po i nënshtrohet “trajtimit psikiatrik dhe neurologjik”, ndërkohë që është i njohur për autoritetet pasi ka dalë nga burgu në vitin 2020.

Antiterroristi francez mori përsipër hetimet

Një ditë pas sulmit u njoftua se hetimet tashmë i janë transferuar prokurorisë franceze antiterroriste.

Autori ka lindur në vitin 1997 nga prindër iranianë. I dyshuari u arrestua menjëherë pas sulmit të tij të përgjakshëm. Sipas prokurorisë publike të Parisit, është hapur një hetim, ndër të tjera, për vrasje dhe tentativë për vrasje. Në momentin e sulmit ai bërtiti “Allahu është i madh”.

26-vjeçari u arrestua në vitin 2016 nga Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë së Brendshme (DGSI) për planifikimin e aksionit të dhunshëm në një periferi të Parisit. Ai ishte dënuar me pesë vjet burg dhe ishte liruar nga burgu pas katër vitesh paraburgim, sipas këtij burimi.

Autoritetet do të shqyrtojnë nëse sulmuesi, një person që duket “shumë i paqëndrueshëm dhe i ndikuar shumë lehtë”, ishte nën mbikëqyrjen mjekësore, sipas një burimi të sigurisë. “Nëse ai ishte nën mbikëqyrjen mjekësore siç duhet të ishte dhe siç ka qenë për disa kohë, kjo është pyetja që do të bëhet”, tha një burim policor për AFP.

Ngushëllime nga Macron për familjet e viktimave

Ngushëllimet për familjet e viktimave, shprehu presidenti francez përmes X.

Në postimin e tij, Emmanuel Macron përmend “ngushëllimet e tij për familjen dhe të afërmit e shtetasit gjerman që humbi jetën”.

“Ne nuk do t’i dorëzohemi terrorizmit”, tha kryeministrja Elizabeth Bourne.

Etiketa: arrestimiParisterrori

Lajme të lidhura

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin
Breaking Views

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin
Aktualitet

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Para
Derbi Tirana-Partizani, ja segmentet rrugore që do të bllokohen!

Derbi Tirana-Partizani, ja segmentet rrugore që do të bllokohen!

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun
Breaking Views

Barazimi mes kaosit në Rrogozhinë, Elbasani ka shansin për të marrë kreun

22:03 - 13/03/26

Dueli hapës i javës së 28-të në Kategorinë Superiore mes Egnatias dhe Vllaznisë u mbyll në barazim 0-0. Shkodranët ngritën...

Lexo më shumë
Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

Integrimi i Serbisë në BE ka ngecur/ Parlamenti Evropian ashpërson qëndrimin me Beogradin

21:19 - 13/03/26
Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

Përplasje mes vjehrrit dhe dhëndrit në Durrës, 91-vjeçari e godet me sende të forta 69-vjeçarin

21:08 - 13/03/26
Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

Kundërshtohet gjyqtari, Egnatia braktis fushën në ndeshjen ndaj Vllaznisë

20:58 - 13/03/26
“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

“Flasin për hekurudhë, por tren nuk ka”, Berisha mbledhje në PD për infrastrukturën

20:30 - 13/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com