GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Terroristët serbë mund të dënohen 25 vjet deri në burg përjetë

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 3 min
A A
Terroristët serbë mund të dënohen 25 vjet deri në burg përjetë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Personat e arrestuar për sulm terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit mund të dënohen nga 25 vjet deri në burgim të përjetshëm, thotë Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD).

Sipas tij, ata për veprën e rëndë penale të terrorizmit do të gjykohen në Kosovë, derisa është e pamundur që ata të ekstradohen në Serbi, për shkak të mungesës së marrëveshjes për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

Po ashtu, Shala nuk pret nga Serbia që t’i dorëzojë në Kosovë kriminelët e arratisur në veri, përkundër thirrjeve të djeshme të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Shala nga IKD thotë për KosovaPress se në bazë të Kodit Penal të Kosovës vepra penale e terrorizmit është ndër veprat më të dënueshme dhe të rënda në Kosovë.

“Në rastin konkret kemi të bëjmë me vepra penale të terrorizmit. Veprat penale të terrorizmit janë ndër veprat më të dënueshme dhe më të rënda të parashikuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Nëse e definojmë realisht se çka nënkuptojmë me terrorizmin i bie kryerja e veprimeve të përcaktuara me ligj të veprave penale të llastuara të cilat kanë për qëllim destabilizimin e vendit, krijimin e frikës në popullsinë e gjerë dhe të tjera. Nëse e shohim dënimet e përcaktuara me Kodin Penal atëherë fillimisht prej më të ulëtave dënime janë deri në 25 vjet. Ndërkaq në situata të caktuara nëse një sulm terrorist përfundon me vdekjen e ndonjë personi pastaj dënimet janë deri në burgim të përjetshëm. Mos ta harrojmë faktin se me qëllim të parandalimit të terrorizmit sipas Kodit Penal janë përcaktuar edhe një sërë veprash të tjera që inkriminojnë veprimet e ndryshme në mënyrë që të parandalohet terrorizmi. Siç është përgatitja e veprave penale të terrorizmit, ndihma pas kryerjes së veprave penale dhe të tjera”, thotë ai.

Sipas tij, të gjithë personat që kanë kryer veprën penale të terrorizmit dhe kapen në territorin e vendit duhet të gjykohen në Kosovë, pa marrë parasysh kombësinë e tyre.

“Vepra penale është kryer në Republikën e Kosovës dhe tek definimet për vendin e kryerjes së krimit dhe çështjes së kompetencës, në rastin konkret nuk kemi as marrëveshje për bashkëpunim juridik-ndërkombëtar me Serbinë. Kjo i bie se personat që kryer këtë vepër penale dhe kapen në Republikën e Kosovës ata duhet të gjykohen në Kosovë pa marrë parasysh kombësinë e tyre. Në rastin konkret e mira që mbrohen është e Republikë së Kosovës dhe vepra është kryer në territorin e Kosovës”, shton Shala.

Ai e sheh të vështirë që edhe të arratisurit në Serbi, disa prej tyre që po mjekohen edhe në spitalin rajonal në Novi Pazar të ekstradohen në Kosovë nëse të njëjtit arrestohen nga autoritetet serbe. “Me Serbinë ne nuk kemi as marrëveshje për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Në mungesë të kësaj marrëveshje në disa raste aplikohet reciprociteti që nuk ekziston po ashtu në rastin konkret. Tash i bie që në këtë situatë, nisur nga këto dy aspekte dhe nga mënyra si ka vepruar Serbia në të kaluarën nuk kemi mundësi që t’i ekstradojmë të njëjtit. Mbetet të shihet sesi Serbia do të veprojë me ata persona me sistemin e saj dhe institucionet e saj të sistemit të drejtësisë. Mirëpo në këtë situatë çfarë jemi Kosova nuk mund të ekstradojë personat që tashmë janë larguar nga Kosova, përjashtimisht nëse të njëjtit kapen në një shtet të tjetër që ka ndonjë marrëveshje”, thekson ai.

Gjykata Themelore në Prishtinë ua ka caktuar nga një muaj paraburgim dy të dyshuarve për sulmin ndaj Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zvecanit.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore, për t’u strehuar më pas në Manastirin e Banjskës.

Sipas informacioneve zyrtare, tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar gjashtë persona. Gjatë aksionit, Policia e Kosovës ka gjetur arsenal armësh të kalibrave të ndryshëm, eksplozivë, municione dhe logjistikë të aftë për të pajisur qindra persona.

Etiketa: denimetKryesore1terroristet serbe

Lajme të lidhura

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat
Aktualitet

Protestat në Shqipëri/ Albulena Haxhiu: Të dëgjohen studentët, arroganca vetëm i nxit protestat

17:04 - 19/10/26
Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja
Breaking Views

Tronditet sërish Gjilani/ Babai vret me armë zjarri djalin, arratiset nga vendngjarja

22:32 - 11/10/26
‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!
Breaking Views

‘Flamuri serb do të valëvitet mbi Prizren’, pas kërcënimit të Daçiç, reagon ish-ministri gjerman: E mjera Serbi!

14:30 - 11/10/26
Para
Thellohet skandali i TIMS! Zyrtare: Ekipi i ri pa certifikata sigurie

Thellohet skandali i TIMS! Zyrtare: Ekipi i ri pa certifikata sigurie

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com