GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Testim për ata që zgjedhin mjekësinë”/ Protesta e maturantëve, Ministria e Arsimit zbulon “reformën”

në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Testim për ata që zgjedhin mjekësinë”/ Protesta e maturantëve, Ministria e Arsimit zbulon “reformën”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Pas protestave të maturantëve dhe ankesave përsa i përket tezës së provimit dhe skemës së vlerësimit në maturën shtetërore, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka ngritur një grup pune për të analizuar të gjithë procesin, aktet ligjore dhe nënligjore, rregulloren.
Qëllimi i kësaj nisme ishte që të zbulojë elementet e nevojshme që duhet të ndryshojnë, për të shërbyer përtej përmirësimit të testeve apo administrimit më të mirë të procesit. Puna e bërë, i paraprin vitit të ardhshëm dhe maturës 2022-2023, për të patur një reformë ose disa ndryshime rrënjësore që do ta përmirësojnë këtë proces. Raporti i gjetjeve është prezantuar në një takim në Ministrinë e Arsimit, ku morën pjesë Ministrja e Arsimit dhe Sportit, përfaqësues të kësaj ministrie dhe drejtues të institucioneve të varësisë në Arsimit Parauniversitar
Gjetjet e analizës së kryer nga grupi i punës në lidhje me Maturën Shtetërore ka diktuar nevojën për disa ndryshime dhe përmirësime. Ndryshimi i parë që është propozuar nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit bazuar në këto gjetje, është që vitin e ardhshëm të pilotohet një testim elektronik i vëzhguar, për pranimin në programet universitare të studimit që janë shumë të kërkuara, siç është programi Mjekësi e Përgjithshme apo stomatologji. Ky testim, mendohet të jetë në formatin e provimeve të licencave i cili organizohet nga QSHA.
Ministrja Kushi nënvizoi se qëllimi i këtij testimi është nxitja e më tejshme e meritokracisë, shmangia e fiktivitetit të mundshëm në vlerësimin e 3 viteve të mëparshme nga shkolla të ndryshme të vendit, por edhe gjatë provimit të maturës. Fondi i pyetjeve natyrisht lidhet me lëndët kryesore që të çojnë drejt programeve të mjekësisë, dhe bëhet një renditje tjetër në bazë të rezultateve që kanë maturantët nga ky testim.
Pika e dytë e propozuar ka të bëjë me ndryshimin e një pike të rregullores së Maturës Shtetërore që parashikon se nuk ka rivlerësim të testit.
“Ne nuk jemi të pagabueshëm, sepse kur themi që nuk ka rivlerësim të testit kjo nënkupton që ne jemi të pagabueshëm. Nuk ka mësues të pagabueshëm, vlerësues të pagabueshëm. Ne propozojmë që ta rishikojmë këtë pikë,” – nënvizoi ministrja.
“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që rivlerësimi i testit do të kërkonte shumë kohë, shumë njerëz që angazhohen, mund të vononte procesin. Por nga ana tjetër, kjo është një e drejtë themelore që çdo njeri, çdo maturantë, çdo student duhet ta ketë”- u shpreh znj. Kushi.
Pika e tretë ishte përmirësimi i fondit të pyetjeve dhe mënyrave të përgatitjes së testit përfundimtar. Ministrja Kushi tha se duhet të gjejmë mënyrën e duhur për të shmangur pyetjet jashtë programit, apo pyetjet që nuk përputhen me nivelin e vështirësisë.
Ndërkohë pika e katërt dhe e fundit kishte të bënte me propozimin për ngritjen e një sistemi për të vlerësuar së pari gjimnazet, më pas edhe shkollat 9-vjeçare.
Kjo sipas ministres do të çonte në një renditje të vërtetë dhe cilësore.
“Karta e performancës është një element që shkollat bëjnë një vetëvlerësim në bazë të kritereve dhe disa treguesve të matshëm. Ne bashkë me ASCAP duhet të hartojmë një sistem dhe disa kritere matëse se si të vlerësojmë gjimnazet dhe renditjet e tyre. Kjo do të ndihmonte edhe vetë gjimnazet për të parë se ku janë dhe për të bërë përmirësime në aspekte të caktuara”- theksoi znj. Kushi.

Lajme të lidhura

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë
Aktualitet

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet
Aktualitet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26
Para
Protesta/ Fronti opozitar: Të gatshëm për tu përballur me regjimin e Edi Ramës

Protesta/ Fronti opozitar: Të gatshëm për tu përballur me regjimin e Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Gjyqi në Hagë, seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve do të zhvillohen nga 11 deri në 15 maj
Aktualitet

Gjithë sytë e shqiptarëve sot janë nga Haga, edhe pak orë nga vendimi për ish-krerët e UÇK-së

08:39 - 16/09/26

Pas rreth gjashtë vitesh pritjeje, sot vjen momenti kur çështja ndaj katër ish-drejtuesve të UÇK-së hyn në një pikë vendimtare....

Lexo më shumë
Lufta e Ftohtë, Putin: Gabim, dërgimi i tankeve në Hungari e Çekosllovaki

FBI jep alarmin: Moska po planifikon vrasje në SHBA dhe vendet evropiane që mbështesin Kievin

08:34 - 16/09/26
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 16 Shtator, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:02 - 16/09/26
“Populli e flak qeverinë kur ajo gris kontratën!” Çfarë deklaronte Edi Rama kur ishte në opozitë

109 ditë rezistencë! Qytetarët dhe diaspora mbushin sheshet: Asgjë nuk do na ndalë deri në largimin e Ramës dhe hajdutëve të tij

07:59 - 16/09/26
Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

Kongresmeni amerikan: Qeveria e Ramës nxit krijimin e rrjeteve të drogës, krimi ndikon te zgjedhjet

07:43 - 16/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com